Edhe pse ndeshja midis Shqipërisë dhe Armenisë ishte në dyshim për t’u zhvilluar për shkak të konflikit që po ndodh midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, ditën e sotme është bërë zyrtare se kjo ndeshje do të luhet. Kombëtarja shqiptarë ka planifikuar të zhvillojë një ndeshje miqësore me 7 tetor kunder Armenisë në Yerevan. FSHF-ja ka konfirmuar se takimi do të zhvillohet pavarësisht trazirave.
Author: tirana
Luana Vjollca është rikthyer këtë sezon në ekran me emisionin e saj të famshëm “Shiko Kush Luan”, i cili pas kërkesave të mëdha të publikut nisi sërish këtë shtator. Siç moderatorja ka treguar shpesh në rrjete sociale, emisioni i saj është ndër më të ndjekurit dhe thyen çdo javë rekorde shikueshmërie. Mirëpo, diçka ka ndodhur me videon e puntatës së të shtunës, që nuk i ka pëlqyer aspak Luanës. Videoja ka pasur probleme në Youtube dhe moderatorja është shqetësuar nëse dikush e ka bërë me qëllim, apo e ka kapur syri i keq. Në një postim në InstaStory, Luana shkruan:…
Dyshja e famshme e muzikës ka bashkuar forcat dhe lajmin e kanë dhënë kohë më parë, por sot, disa detaje të reja janë publikuar nga kënga. Përmes një postimi të fundit, Ermali njoftoi fansat se kënga e cila titullohet “Përjetësi” në bashkëpunim me Fifin, do të publikohet më 9 tetor. Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një baladë apo një këngë ritmike, gjithsesi pritet që bashkëpunimi të fitojë zemrat e fansave. Fotoja e fundit e publikuar nga këngëtari, besohet se është shkëputur nga xhirimet e përbashkëta. Pak ditë më parë, Fifi publikoi edhe një foto të look-ut të ri,…
Këtë sezon të ri televiziv, emisioni “Treshat” nga vëllezërit Veshaj dhe Bora Zemani nuk u rikthye më në ekran. Kjo e fundit iu bashkua “Top Channel” në moderimin e “Përputhen”, ndërsa Romeo e Donaldi po merren me diçka të re. Ata po sjellin një tjetër emision që do të jetë “Late Night”, ndërsa burime për “Neës31” kanë treguar se s’do të jenë vetëm. Binjakët do të shoqërohen nga një moderatore tepër simpatike dhe e dashur për publikun, Einxhel Shkira. Megjithëse asnjëra prej palëve nuk e ka bërë të ditur këtë lajm, mësohet se treshja është në përgatitje e sipër për…
Kryetari i opozitës Lulzim Basha e ka ftuar kryeministrin Edi Rama në një debat publik. Kreu i PD tha se është i gatshëm që nesër të përballet në debat me shefin e qeverisë. Por Basha e la të hapur ftesën dhe sfidën për kryeministrin deri më 25 prill, datë kur Presidenti ka dekretuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. “Që nesër. Që nesër e deri me 25 Prill, kur të dojë është i ftuar në debat. Prej 2006 e kam ftuar Z.Rama në debat dhe ka refuzuar. Debati i fundit që Z.Rama ka bërë, është në vitin 2000″, tha kreu i PD, Basha.
Ditën e sotme është publikuar një foto ku pretendohet se Rudina Hajdari është futur ditën e martë në Kryeministri rreth orës 16:00 të pasdites. Alfred Lela i ka bërë thirrje zonjës Hajdari që nëse është duke ndjekur emisionin të kontaktojë dhe të sqarohet në lidhje me vizitën e saj. Ndërsa Myslym Murrizi i cili ishte i ftuar në studio u shpreh se nuk i njihte njerëzit nga mbrapa dhe se i dukej si dikush tjetër.
Merr fund në mënyrën më të keqe të mundshme ëndrra e Tiranës për të luajtur në grupet e Europa League. Skuadra bardheblu pësoi një humbje të thellë 0-3 në Bërn ndaj Young Boys. Trajneri Egbo e nisi me formacionin e zakonshëm, me Muçin të vetëm n sulm, të mbështetur nga Torassa dhe Cale. Dominimi i skuadrës zvicerane është asfiksues në fushën e lojës. Ngamaleu humbet një rast të pastër në minutën e 8-të, duke e dërguar topin mbi kuadrat. Dy minuta më pas Tirana kundërpërgjigjet me Cale, por më pas loja e tyre shuhet, duke u mbyllur në mbrojtje. Në…
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, shpjegoi propozimin e PD në Këshillin Politik, për listat 100% të hapura. Por edhe pse në dukje e thjeshtë për t’u kuptuar, në studio u krijua “kaos” dhe ka pasur keqkuptime në panel. Debati i plotë Fevziu: Cili ka qenë propozmi juaj në Këshillin Politik për listat 100% të hapura? Bylykbashi: Propozimi ka qenë për lista 100% të hapura. Ajo që u kalua në Kushtetutë nuk është listë e hapur. Fevziu: Ma shpjegoni si mësuesi nxënësit, sa më thjeshtë që të kuptohet dhe nga qytetarët. Bylykbashi: Duhet të jetë e…
6 muajsh pas shpërthimit të pandemisë së Covid-19, situata në qendrat shëndetësore është e vështirë. Një infermiere ka denoncuar në redaksinë e emisionit “Stop”, faktin se ajo dhe një kolege tjetër janë përzgjedhur për t’u bërë injeksionet në shtëpi pacientëve me koronavirus. Por personeli shëndetësor nuk ka pajisje mbrojtëse. Përveç dorezave që ua jep qendra, maskat i blejnë vetë. Ndërsa për veshjet speciale mbrojtëse, as që bëhet fjalë. Infermierja thotë, se është konfliktuar me drejtoreshën, për këtë arsye, por ajo e ka detyruar të shkojë në shtëpitë e pacientëve. Je infermiere? Infermierja: Po! Ne nuk kemi as edhe një lloj mbrojtjeje nga…
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha tha se plani i rimëkëmbjes parashikon një rialokim të buxhetit të shtetit në vlerën 3 përqind. Kjo sipas tij do bëhet e mundur duke shkurtuar shpenzimet e luksit dhe shpenzimet e tepërta. Ai tha se duhen hequr paratë që u shkojnë oligarkëve dhe koncesioneve si ai i inceneratorëve. Basha tha se propozon që të papunët të marrin çekun prej 160 mijë lekësh të vjetra çdo muaj. Çeku për pensionistët sipas Bashës duhet të jetë 20 mijë lekë të vjetra në muaj. “182 milion euro t’i shpërndahen rreth 1 milion shqiptarëve”, tha ai. Kryedemokratit Basha tha…
Deputeti Ralf Gjoni shprehet se mes demokratëve dhe socialistëve ka pakt të fshehtë. Ai i konsideron të panevojshme të gjitha diskutimet që po bëhen mbi reformën zgjedhore pasi sipas tij Shqipëria ka nevojë për një sistem kombëtar proporcional me lista plotësisht të hapura. “Shqipëria duhet të ketë vetëm një zonë elektorale dhe lista plotësisht të hapura. Kushtetuta e ndalon mbylljen e listave, ajo që druaj që është dhe se ndodhur një shkelje syri për të mos zbatuar ndryshimet kushtetuese. Me propozimin e fundit të PS zhbëhet ajo që u bë në korrik me ndryshimet kushtetuese”, tha Gjoni. “Shqiptarët e kuptojnë…
Pirja e lëngut të panxharit rrit qarkullimin e gjakut në tru tek njerëzit Ky konkluzion tregon se kokrrat e kuqe të panxharit luftojnë kundër uljes së funksioneve të trurit sidomos pas moshës 50 vjeçare, sipas një studimi të fundit. Rrënja e panxharit përmban përqendrime të larta të nitrateve, të cilat shndërrohen në nitrite në organizëm. Këto substanca ndihmojnë hapjen natyrale të enëve të gjakut në trup, duke rritur rrjedhjen e gjakut dhe oksigjenin në zona që nuk kanë mjaftueshëm oksigjen. Studimet e mëparshme kanë treguar se nitratet zgjerojnë enët e gjakut dhe ulin tensionin e tij. Por studiuesit thonë se…