Author: tirana

Dy grekë nga Athina janë arrestuar në Kakavijë nga policia greke pasi kanë refuzuar të kryejnë testin pranë autoriteteve shëndetësore greke. Dy grekët 43 dhe 44 vjeçarë ktheheshin nga Shqipëria ku një ditë më parë kishin hyrë në territorin shqiptar arsyet e të cilës ngelen mister. Momentin që autoritetet greke kanë kërkuar bërjen e testit të COVID-19, ata e kanë refuzuar dhe madje janë prezantuar si operativ të Agjencisë së Shërbimit Sekret Grek që kishin mbaruar një punë në Shqipëri. Kjo u ka kushtuar atyre ndalimin pasi autoritetet policore helene kanë rrëzuar pretendimin e tyre duke dalë zbuluar gënjeshtra e…

Read More

Një grup i strukturuar kriminal që merrej me kultivimin e kanabisit u zbulua së fundmi në Greqi. Organizata kriminale përbëhej nga shtetas grekë dhe shqiptarë, ndërsa mes 10 të arrestuarve kishte edhe gra. Policia greke ka publikuar video dhe foto të operacionit, ndërsa bën me dije se kanabisi kultivohej në zonat e mëdha të Atikës, Arkadisë dhe Korintit. Fitimet e mundshme vlerësohen në 1.5 milionë deri në 1.8 milionë euro. Në total u sekuestruar afro 1500 bimë kanabis, mbi 1 kuintal hashash, gati për shitje, 27 telefona celularë, 18 mijë euro dhe materialet që përdoreshin për kultivimin e drogës.

Read More

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Vidhas. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Në aksident janë përfshirë një mjet tip “BMW X6” dhe një “Golf 4”. Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia.

Read More

Kryetari i Komunës së Prishtënës Shpend Ahmeti në seancën e sotme komunale ka replikuar me këshilltarin e VV-së Egzon Azemi, ku polemikat e tyre gati sa nuk kanë përfunduar në përplasje fizike. Në një video që është shpërndarë nga ‘Indeksionline’ shihet se ngjarja ka ndodhur në në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës kur po hidhej në votim buxheti. Gjatë përplasjes mes zyrtarëve janë përdorur edhe “rrenc, mangup” e shumë të tjera.

Read More

Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze rrëfen arsyen e vërtetë të vendimit të PD për të skualifikuar Ilir Rusmalin nga gara për kreun e KQZ. Baze shprehet se mes ish zevendeskryeministrit të PD që nuk firmosi kontratën e Gërdecit dhe Ilirian Celibashit ish ministër i Ramës dhe kryetar KQZ i PS, por që ka mbrojtur si avokat në gjyq të akuzuarit për Gërdecin, PD zgjodhi Celibashin. Sipas gazetarit Baze, “Gërdeci” është “vijë e kuqe” për këdo që e shkel. Këtu Berisha katreguar nuk fal askënd! “Mes Ilir Rusmalit, ish zëvendëskryeministër i PD që nuk firmosi kontratën e Gërdecit,…

Read More

Vaksinat e para në Europë kundër Covid-19 pritet të aprovohen në fillim të vitit 2021. Ky është parashikimi i rregullatorit gjerman që ka analizuar testimet klinike që janë në zhvillim e sipër. Megjithatë ekspertët e këtij institucione paralajmërojnë se do të duhet kohë përpara se vaksinimi në masë të nisë. “Është shumë e dobishme që të zhvillohen disa lloje të ndryshme vaksinash kundër Covid-19, pasi në eksperiencën tonë, vaksinat kanë karakteristika të ndryshme dhe mund të kenë efikasitet tëndryshëm për grupe të caktuara moshe, ose njerëz me kushte ekzistuese. Ne po llogarisim një numër vaksinash, të cilat mund të përfundojnë…

Read More

ktorja Arjola Demiri pak ditë më parë shprehu mbështetjen e saj për Partinë Socialiste dhe përfshirjen në politikë, gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ndonëse ajo nuk saktësoi se për çdarë përfshirjeje bëhet fjalë, mësohet se Arjolës i është propozuar që të kandidojë për deputete, nën siglën e PS-së, gjatë zgjedhjeve të ardhshme, në qarkun e Kukësit, më konkretisht në vendlindjen e saj, Tropojë. Por pas vendimit të saj për t’u përfshirë në politikë, Arjola Demiri u përball me komente negative, ku disa hamendësuan se ajo po përdoret nga politika, ose po e përdor atë, për të hedhur hapa në karrierë…

Read More

Përpos metodave si yoga, meditim, palestër etj., një mënyrë efektive për të reduktuar ankthin dhe stresin është terapia e tingujve. Studime të shumta kanë treguar se kombinimet e tingujve të ndryshëm kanë efekt qetësues dhe ndikojnë pozitivisht në mirëqenien tonë. Macaroni Union, një bandë muzikore britanike, në 2014-n e mori seriozisht punën për të përgatitur një këngë relaksuese. Macaroni bashkëpunoi me Akademinë Britanike të Terapisë së Tingujve për të krijuar këngën 10-minutëshe, e cila sipas një studimi të Dr. David Lewis, neuropsikolog dhe themelues i MindLab International, mund të ulë nivelin e stresit dhe ankthit të një personi me 65%.

Read More

Spektakli “Al Pazar”, hap siparin këtë të shtunë, me emra të rinj por dhe me disa largime. Në këtë rikonceptim total të tij, ndër aktorët e larguar është edhe Behar Mera, i cili nuk do të jetë pjesë e “Al Pazar Televizion”. “Na duket vetja se jemi ndryshe, duke respektuar edhe largimet që nuk ishin pak të rëndësishme, duhet kuptuar kjo gjë. Duhet kuptuar kaq gjë, që respektohet ndjenja e çdokujt në marrëdhënie në këtë punë. Kjo është një sfidë mbi të gjitha, me veten dhe jo me realitetin”, tha Agron Llakaj.

Read More

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e dy qeverive tha se porti i Durrësit do të jetë de facto i Kosovës. Kjo ka sjellë reagimin e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili tha se kjo është përpjekje për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”. Mediat serbe shkruajnë se Vulin ka thënë se “shqiptarët mund të bashkohen dhe mund të marrin territoret e njerëzve të tjerë, ndërsa serbët nuk mund të bashkohen as në tokën e tyre. Kështu që përsëritet gënjeshtra se Shqipëria e Madhe është një Shqipëri e natyrshme dhe serbët e bashkuar në një shtet janë një kërcënim për paqen”.…

Read More

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime mbi pasurinë e gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Neritan Cena, pasi gjeti transaksione të shumta në dhurata dhe hua nga persona të lidhur si dhe shitje në së paku dy raste të makinave të ndryshme me çmime më të larta sesa çmimet e blerjes. Cena u shpreh i revoltuar me gjetjet e Komisionit dhe atij iu tërhoq vëmendja të kishte kujdes me tonin gjatë seancës së pyetje-përgjigjeve me vëzhguesin ndërkombëtar, Steven Kessler. Cena ngriti pikëpyetje mbi metodologjinë e ndjekur nga KPK për analizën financiare si dhe për cilësinë e analizës së…

Read More