Author: tirana

Sot ajo është një ndër këngëtaret shqiptare më të dashura që komplimentohet vazhdimisht për fizikun e saj pavarësisht viteve që mban mbi supe. Bëhet fjalë për këngëtaren Mihrije Braha. Mihrija në vitet ’90-të ishte një zeshkane me flokë të gjatë, e disa herë ajo i mbajti edhe të shkurtra. Në periudhën e pas luftës në Kosovë, vitet 2000, Mihrija u kthye në një biondine, që vazhdon të jetë edhe sot. Sot e pëlqeni dhe e komplimentoni të gjithë për pamjen e Këngëtarja është e martuar me moderatorin Naim Abazin dhe kanë një djalë Platorin.

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame ka ndarë lejet e legalizimit për 131 njësi banimi për tre pallate në zonën e Njësisë Administrative të Dajtit.Së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Tirana Rurale 1, Risena Xhaja dhe deputetin e zonës Xhemal Qefalia, Lame bëri thirrje për bashkimin e banorëve në mënyrë që të përfundojë shpejt legalizimi i pallateve të braktisura nga investitorët.

Read More

Këngëtarja amerikane, Mariah Carey, ka folur për shumë gjëra në intervistën e saj të fundit. Ajo ka hapur zemrën edhe për traumat e saj të fëmijërisë. Këngëtarja ka treguar se si motra e saj më e madhe ka tentuar që ta shesëatë, e më pas thotë se edhe e ka droguar. “Kur isha 12 vjeç, motra ime më e madhe më ka droguar dhe më ka ofruar kokainë, dhe ka tentuar të më shiste si prostitutë”, është shprehur Mariah. Ndër të tjera në intervistën me Ophrah Winfrey ajo ka treguar se nuk është rritur së bashku me pjesëtarët e tjerë…

Read More

Turizmi është një nga sektorët më të prekur nga pandemia. Këtë vit ndryshe nga herët e tjera, ky sezon i gjeti shqiptarët brenda kufijve. Kjo gjë bëri që turizmi shqiptar të merrte vëmendje. Të ftuar në studion e ABC së Mëngjesit, Ergys Vladi dhe Bujar Bardhi kanë folur për guidat e tyre turistike. “Turistët e huaj kur vijnë edhe flenë, dalin, më pas pushojnë. Shqiptarët kur vijnë kalojnë një ditë dhe kthehen në shtëpi. Nuk kanë kohë për më shumë për të eksploruar pazarin. Vetëm në Tiranë janë 133 destinacione për tu vizituar, janë 33 fshatra rrotull dhe ka liqene,…

Read More

Në muajin maj prezantuesi i shumë komentuar, Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës”, u lirua nga Burgu 313, ku qëndroi për gati 5 muaj dhe Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpie”. Hermesi nga Maji ishte zhdukur nga rrjetet sociale. Megjithatë sot ai është rikthyer duke postuar foton e parë pas kaq shumë kohësh. Hermes shfaqet me një pamje ndryshe, me mjekër dhe i transformuar nga “arresti në shtëpi”, pasi nuk ka mundur të shkojë tek berberi. “Ne ‘arrest shtepie’, jena bo icik me shku te berberi po…

Read More

Kur na ndajnë 7 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme të Prillit 2021, Kryeministri Edi Rama është i bindur se ai dhe Partia Socialiste do të fitojnë mandatin e tretë qeverisës. Duke folur nga Vlora ku mori pjesë në aktivitetin për prezantimin e projektit për parkun e ri të Lungomares, Edi Rama tha se populli do t’i japë atë që i takon. Ram u shpreh se në pjesën e dytë të vitit që vjen do fillojnë ndërtimet në tunelin e Llogarasë. “Pagat e mjekëve dhe të mësuesve do t’i rrisim. Jo se kemi zgjedhje vitin e ardhshëm. Nuk kanë lidhje me…

Read More

Fjoralba Ponari është një ndër emrat më të lakuar të showbiz-it shqiptar dhe një ndër moderatoret më të dashura për publikun, e cila na shoqëron të dielave në ekran. Si një vajzë jo vetëm bukuroshe por edhe goxha e aftë, moderatorja është kthyer në një shembull për të rinjtë shqiptarë. Jo rrallëherë, Fjoralba u jep mundësinë e bashkëbisedimit ndjekësve të saj në Instagram dhe shpesh na kanë tërhequr vëmendjen përgjigjet e saj të matura. Një super përgjigje lexuam edhe sot, teksa moderatorja i përgjigjej pyetjes së një ndjekësi: “Si duhet të jetë një vajzë?” Në fakt, përshkrimi i Fjoralbës është…

Read More

Trupi i 36-vjeçarit shqiptar Leart Beqiraj, i cili ishte zhdukur para 17 muajsh, është gjetur. Mediat greke bëjnë të ditur se trupi i tij është gjetur tre ditë më parë në Andro. Leart Beqiraj u zhduk rreth 17 muaj më parë, më 10 Prill të vitit 2019. Për zhdukjen e tij mediat e huaja raportuan se ai mund të kishte rënë në det, midis Tinos dhe Andros. Laerti punonte ne dy-tre punë për të mbajtur familjen dhe prindërit e tij. Ai nuk kishte probleme me të tjerë, apo me autoritetet vendore. Por mbetet enigmë fakti sesi 36-vjeçari shqiptar mori një…

Read More

Policia e Tiranës ka shpërndarë një protestë që tentoi të mbahej përpara ambienteve të kryeministrisë ditën e sotme. Protestuesit do të mblidheshin aty në mbështetje të imamit Genc Balla, i cili ndodhet në rregjimin “41 bis”, për shkak se është i akuzuar për terrorizëm. Mbështetësit e tij nuk u lejuan që të vazhdonin protestën nga ana e policisë, madje disa prej tyre u shoqëruan në komisariatet e policisë së kryeqytetit. Familjari i një prej të arrestuarve, Shpëtim Tafa u shpreh se arrestimi ka filluar që në orën 13:00 dhe 30 prej tyre janë arrestuar si të ishin kriminel. “Mbi 30…

Read More

Modelja Emina Cunmulaj ka jetuar në një fshat të Malit të Zi që quhet Nënelm deri në moshën 15-vjeçare, kur nisi modelingun. Ajo ka treguar për emisionin “Historia ime” në Tv Klan se hapat e parë kanë qenë me konkursin e modeleve Elite, ku ka marrë pjesë duke përfaqësuar Jugosllavinë në vitin 2001, dhe pastaj agjencia Elite i ofroi një kontratë botërore të cilën e pranoi. Më pas ka jetuar në Milano, Paris, Amsterdam dhe kur ishte 18 vjeçe, vendosi të kthehej në SHBA për të përfunduar studimet, por arriti vetëm të mbaronte shkollën e mesme. Mirela Milori: Si ndodhi…

Read More

Një skandal i përmasa të mëdha po ndodh në Indi. Byroja e Kontrollit të Narkotikëve po punon me shpejtësi në këndin e drogës që vjen nga shoëbizi. Byroja ka thirrur për investigim disa nga aktorët shumë të njohur indian si Deepika Padukone, Rakul Preet Singh, Shraddha Kapoor dhe mes tyre janë përmendur edhe emrat e Sara Khan dhe Angad Hasija, të njohur si ‘Sadna’ dhe ‘Alek’ në serialin “Bidaai”. Hetimi ka nisur në industrinë e televizionit pasi aktorja Abigail Pande zbuloi 20 emra që i përkasin shoëbizit. Aktorja njohur ‘Sadna’, e kontaktuar nga mediat, thotë se nuk është në dijeni…

Read More

Gjatë inagurimit të bulevardit pranë Lungomares në Vlorë, Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar sërish kandidaturën e tij si deputet në qytetin bregdetar. Kështu Rama i ka hedhur poshtë zërat që thanë se kryeministri do kandidojë në Durrës, duke qenë se mori në dorë drejtimin e fushatës atje. Rama tha se ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë në Vlorë, madje dhe kur mos të jetë në pushtet. “Dhe për ta mbyllur, meqënëse u përmendën zgjedhjet, kam një përgjigje për ata që thonë se s’do jem më në Vlorë, dhe për ju që i besoni. Mos i hapni këto llafe.…

Read More