Author: tirana

Gjatë orëve të natës, Tirana u përfshi nga shirat e dendura dhe stuhi të forta të ereduke shkaktuar përmbytje të disa akseve rrugore. Në video shihen rrugët e përmbytura nga uji, por kjo situatë ka zgjatur pak orë gjatë natës, pasi mëngjesin e sotëm situata është kthyer në normalitet dhe rrugët janë të lira nga ‘pushteti’ i ujit.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në “Zonë e Lirë” se Rama është me origjinë nga Breshtani i Beratit, por që ai nuk e pranon origjinën nga fshati. ‘Edi Rama është me origjinë nga Breshtani i Beratit, por ai nuk e pranon dhe thotë se jam nga Vunoi’, tha Berisha

Read More

Një projektligj i propozuar në Kuvend nga deputetët Blerina Gjylameti dhe Eljo Hysko synon heqjen e gjobës prej 10 mijë lekësh që aplikohet kur qytetarët nuk deklarojnë vendbanimin e saktë të gjendjes civile brenda 30 ditëve nga ndryshimi i tij. Parashikimi i këtij sanksioni u caktua në këtë vlerë me qëllim ndërgjegjësimin e shtetasve, nxitjen e tyre për të deklaruar të dhënat e vendbanimit real të tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, ku parashikohet deklarimi i vendbanimit jo më vonë se 30 ditë nga ardhja në vendbanimin e ri. Të dy deputetët arsyetojnë se vetë aplikimi i këtij penaliteti…

Read More

Kryeministri i vendit Edi Rama ka deklaruar publikisht se ai jo vetëm që nuk di t’i japë makinës, por nuk disponon as patentë, megjithatë gjyshi duket se përveçse një shofer i zoti është zbuluar se ai ka qenë edhe fitues i një prej garave të para me automjete të mbajtura në vendin tonë. Në një dokument të zbuluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, citohet se Vlash Rama ka fituar garën me makina me të cilën ka zënë vendin e parë e mbajtur në vitin 1931. “Kategoria e Madhe 1500 e lartë fitues Vlash Rama prej Durrësi veturë marka R30…

Read More

Aktori Robert De Niro edhe një herë ka sulmuar presidentin Donald Trump, duke e përshkruar atë si një ‘kriminel’ që do t’i kthejë Shtetet e Bashkuara në një vend fashist nëse fiton një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. “Trump është një kriminel i cili nuk do të ndalet para asgjëje dhe do bëjë gjithçka për të fituar.” – tha De Niro në një intervistë me Yahoo Entertainment. “Ne duhet ta mundim atë. Të gjithë duhet të bashkohen. Ne duhet të flasim dhe ta fitojmë këtë luftë. Ne nuk mund ta lejojmë këtë të shkojë më tej. Nëse ai…

Read More

Zoe Philips 32 vjeç dhe Andrew Perry 35 vjeç akuzohen se kanë kryer marrëdhënie gjatë detyrës, ndërsa ishin duke udhëtuar me një mjet të policisë dhe ishin në shërbim. Sipas “Daily Mail” agjentët e policisë morën një informacion anonim për kolegët e tyre, duke bërë që ata të kapeshin në flagrancë. Oficeri i policisë që hetoi këtë çështje ka thënë se 32-vjeçarja nuk ishte viktimë, por gjithçka e bënte me vullnetin e saj, ndrërsa ka sqaruar se ata të dy takoheshin kryesisht në shtëpinë e 32-vjeçares gjatë kohës që duhet të ishin në shërbim. Pas informacioneve anonime, të dy gjurmoheshin…

Read More

Ndërtimi i tunelit të Llogorasë do të fillojë punë në muajt e parë të 2021. Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë prezantimit të projektit të ndërtimit të parkut të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë. “Për tunelin është bërë gara e projekteve dhe ne jemi shpresëplotë që në pjesën e parë të 2021 ne do fillojmë ndërtimin e tunelit të Llogorasë. Së shpejti do fillojmë projektin matanë Radhimës ku zbret bypass-i i Vlorës që po ecën me ritme të larta, ku u hoqën shpronësimet, me një projekt mizerje që u bë nga e para dhe ku…

Read More

Ka përfunduar procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike në Kukës. Sipas PD, në votime morën pjesë 69,5 % e anëtarëve të cilët konfirmuan për në fazën tjetër: Admir Sinamatin, Arben Cejkun, Ibrahim Brukën, Sahit Prizrenin dhe Vjollca Vatën. Ndërkohë është s’kualifikuar ish-kryebashkiaku Bashkim Shehu pasi ka qenë më i papëlqyeri nga anëtarësia në Kukës. Postimi i PD në Kukës: Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën Kukës. Mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen masive në këtë proces të anëtarëve të Partisë. Mirënjohje për grupin e punës për organizimin e një procesi model. Në…

Read More

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Ersekë. Si pasojë e aksidentit dyshohet të kenë mbetur të plagosur 4 persona. Burime nga policia thonë se janë përplasur dy automjete. Ndërkaq, të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Read More

Zëvendës ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka marrë një tjetër post politik. Koçit i është besuar drejtimi i degës së Partisë Socialiste në Fier. Lajmi është bërë i ditur nga deputetja e PS, Adelina Rista. “Nga sot, PETRO KOÇI në krye të Partisë Socialiste Fier!Shumë urime dhe suksese! SUKSESE PS!”, shkruan Rista. Ky emërim i Koçit në kryer të socialistëve të Fierit vjen vetëm pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të 24 prillit.

Read More

Sulmuesi i Shqipërisë dhe Juventusit Xhakomo Vrioni vazhdon të japë maksimumin në stërvitje me ekipin bardhezi. Futbollisti i të rinjve të “Zonjës së Vjetër” po përgatitet prej kohësh me ekipin e parë të kampionëve të Italisë. Përkushtimi i tij është parë gjatë përgatitjeve të fundit të skuadrës së Andrea Pirlos për sfidën e dytë të Serisë A kundër Romës. Gjatë stërvitjes, futbollisti Vrioni realizon gol në stilin alla “Kristiano Ronaldo” kundër portierit veteran Xhanluixhi Bufon. Kujtojmë që 21-vjeçari realizoi debutimin me Juventusin në Serinë A në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar me Romën.

Read More

Këshilli Bashkiak në Shkodër ka paditur kryebashkiaken Voltana Ademi për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të KF Vllaznia. Vendimet e bëra nga Këshilli Bashkiak për Vllazninë, i janë vënë në dispozicion Voltana Ademit, por kjo e fundit i ka kthyer me argumentin se dokumentacioni nuk është në formën e duhur ligjore. Referuar faqes QKB rezulton se nga ana e administratorit të K.F Vllaznia janë depozituar për regjistrim akte të nënshkruara nga ana e Voltana Ademit dhe jo akte të nënshkruara nga Këshilli Bashkiak. Kështu Këshilli Bashkiak pretendon se Voltana Ademi me veprimet e saj ka tejkaluar kompetencat…

Read More