Dëmtim i frikshëm për Mërgim Mavrajn. Mbrojtësi shqiptar, i cili deklaroi tërheqjen përfundimtare nga kombëtarja e Shqipërisë pak ditë më parë (50 ndeshje dhe 3 gola me kuqezinjtë), është lënduar në sfidën jashtë fushe me Aue. 34-vjeçari i Greuther Furth në Bundesliga 2, ishte i pafat në pjesën e parë. Ai u godit pa dashje në kokë nga portieri Sascha Burchert, shoku i tij i ekipit dhe u detyrua të largohej me barelë në minutën e 21-të. Goditja ishte e rëndë për qendërmbrojtësin nga Istogu, i cili ra menjëherë përtokë. Panik i madh te lojtarët e tjerë, teksa një nga…
Author: tirana
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti tha se në ndryshim me muajt e kaluar, numri i vdekjeve është më i ulët. Ai është shprehur se shumë shtete në botë po përjetojnë një valë të dytë të COVID-19, duke regjistruar një numër të lartë të rasteve të reja, por pavarësisht kësaj, situata është më optimiste. “Shumë shtete janë duke pasur një valë të dytë, ku shifrat janë të rëndësishme si Franca, Italia, SHBA e me radhë. Edhe në këto shtet të mëdha nuk krahasohet vdekshmëria e marsit me ato aktuale edhe pse rastet e reja janë në të njëjtat nivele. Vdekjet nuk po…
Marjan Gryka është një ish-truprojë e deputetit të vrarë Azem Hajdari dhe njeriu më besnik i tij për shumë vite. Në vitin 2008 ai u plagos në Shkodër, por policia tha se e kishte kryer vetë plagosjen. Tashmë ai jeton jashtë vendit. Në një intervistë të gjatë në marsin e 2013, ai ka dhënë një dëshmi të fortë mes përplasjeve të hershme të Berishës dhe Hajdarit, si dhe momenteve të errëta të komplotit për vrasjen e Hajdarit. Gryka nuk ka dyshime se ka qenë Berisha ai që ishte i interesuar në vrasjen e Azemit, madje ish-truproja qartëson dhe takimin e…
Kreu i partisë Konservatore Kujtim Gjuzi ka folur ditën e sotme në emisionin “Me Xhaxhiun” për debatin e ditës së djeshme në Kuvend ku kryetari Gramoz Ruçi vendosi përjashtimin për 10 ditë nga seanca të Adriatik Alimadhit pasi i ndërpreu fjalën. Gjatë intervistës Gjuzi tha se Alimadhi donte të bënte një skandal të madh ditën e djeshme, por ishte ndërhyrja e kolegëve që e penguan të bënte një veprim dhe të pranonte vendimin e Ruçit. Mirëpo Gjuzi ka treguar se dhe ai i ka thënë disa herë Alimadhit që të mos reagonte e të mos bënte skandal. “Jo Tiko, ne…
Sot ka nisur sezoni i ri në Serie B. Monza e dyshes Berlusconi-Galliani priti në shtëpi SPAL-in e Etrit Berishës, takim që nuk prodhoi asnjë gol. Të dy ekipet ndanë nga një pikë, kjo falë një ndeshje fantastike të portierit të kombëtares kuqezi. 31-vjeçari nuk u mposht as nga pika e bardhë. Vendasit fituan një penallti 8 minuta përpara fundit të ndeshjes. Ekzekutimin e mori përsipër danezi Christian Gytkjaer. Berisha kreu një pritje të shkëlqyer pas goditjes së sulmuesit nordik, duke e nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri në aspektin personal.
Pesë muaj do të qëndrojë në paraburgimin e Trevizos në Itali një shqiptar 40-vjeçar, me inicialet E.S., derisa në mars gjykata të japë një vendim për të. Ai akuzohet për tentativën e përdhunimit të një 57-vjeçareje, banuese gjithashtu në Trevizo, me shtetësi shqiptare. Ajo është nëna e ish-të fejuarës së 40-vjeçarit dhe ka qenë ajo që bëri denoncimin në polici. Nga rrëfimi i saj për oficerët e policisë mësohet se E.S. kishte mbërritur në hyrjen e pallatit për të takuar ish-të fejuarën, të cilën edhe pas ndarjes vijonte ta përndiqte. Në vend të saj doli e ëma dhe aty nisi…
Nga Eduard Zaloshnja Manovrat që bëri Rama para zgjedhjeve të 2017-ës rezultuan me një opozitë të ndarë përballë PS-së. Si rrjedhojë, PS-ja dhe partia satelite e saj (PSD) siguruan plot 75 mandate, edhe pse nuk arritën të merrnin as 50% të votave në rang vendi. Manovrat aktuale të Ramës me sistemin elektoral synojnë përsëri që ai të përballet në zgjedhje me një opozitë të ndarë në disa pjesë, e jo me një tren të gjatë opozitar. Dhe shpiegimin më të qartë të starategjisë elektorale të Ramës mund ta gjejmë në grafikun shoqërues, i cili na tregon se PS-ja dhe partitë…
Kompania Kurum ka paditur Shqipërinë në arbitrazh ndërkombëtar, duke kërkuar një dëmshpërblim me vlerë të raportuar prej 100 milionë euro për prishjen e kontratës së terminalit të kontejnerëve në portin e Durrësit. Kompania ‘Durrës Container Terminal’ Sha dhe investitorë të tjerë në koncesionin e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit, kanë bërë një padi në arbitrazh pas prishjes së kontratës nga një gjykatë shqiptare dhe sekuestrimin e terminalit nga përmbaruesit. Çështja kundër Shqipërisë është regjistrua në 23 shtator në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjes së Investimeve, ICSID, në Uashington. Padia kundër Shqipërisë është regjistruar nga kompanitë e regjistruara…
Veshkat kryejnë një punë të vështirë në organizëm. Funksioni i tyre kryesor dhe shumë i rëndësishëm është që filtrojnë dhe të eliminojnë mbetjet e ndryshme në gjak. Veshkat mirëmbajnë ekuilibrat e lëngjeve në trup por edhe çlirojnë hormonet e nevojshme për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Për më tepër, veshkat mirëmbajnë shëndetin e kockave dhe rregullojnë tensionin e gjakut. Gjatë gjithë jetës, veshkat përballen me një sërë sfidash të ndryshme si pasojë e ushqyerjes, toksinave dhe medikamenteve. Këto sfida i çelin rrugën formimit të gurëve, e sëmundjeve të tjera që mund të rezultojnë në kolaps të plotë të…
Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi ka reaguar lidhur me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në qarkun e Kukësit, nga Partia Demokratike.Përmes një shënimi në rrjete sociale, ai thotë se ka parë shumë persona të ashtuquajtur ‘intelektualë” që u kërkojnë anëtarëve të PD të mbështesin ‘X’ apo ‘Y’. Sipas tij kjo është e turpshme dhe një proces fundosjeje. “Mos i fut hundet ku s’mer vesh ! Shoh shume ‘intelektual’ qe ju kerkojne anetareve te PD te mbeshtesin ‘X’ apo ‘Y’. O ju hengert delja, po si te mbeshtesin ata ‘X’ apo ‘Y’, se i…
Mediat serbe raportojnë se një avion ushtarak është rrëzuar në oborrin e një banese në afërsi të Loznicës, në fshatin Brasina, në Serbi. Ndërkohë, në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njofton se avioni është një “Mig-21”. Në vendngjarje kanë shkuar grupet e kërkim-shpëtimit të Forcave Ajrore. Një pilot është konfirmuar i vdekur, ndërsa po punohet për gjetjen e pilotit tjetër. I plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur edhe pronari i shtëpisë ku ka rënë avioni, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka qenë ditën e sotme në një lidhje me Skype me emisioni Rudina në Tv Klan e cila ndër të tjera ka treguar arsyen pse u zhvendosën në Zelandën e Re dhe sfidat që janë përballur. Rudina Magjistari: Pse zgjodhët Zelandën e Re për të shkuar? Vesa Luma: Ne ishin në një udhëtim në Australi një vit para se të zhvendoseshim në Zelandën e Re dhe jemi mrekulluar. Një i afërmi im pati mundësi dhe e ftoi Gerin për të parë vendin nëse i pëlqen apo jo. Kur ka lindur Liani, aty filluam të shihnim…