Sekretari i PD për çështjet Ligjore, çlirim Gjata ka reaguar ndaj një deklaratë te ministres për parlamentin, Elisa Spiropali e cila tha se tashmë Këshilli Politik e ka kryer funksionin e tij. Gjata thotë se Rama e ka minuar Këshillin Politik ndërkohë që partnerët ndërkombëtarë kërkonin dialog dhe konsensus në tryezë. Por sipas tij, Rama po tenton sërish të mashtrojë shqiptarët dhe partnerët, por kësaj radhe Gjata siguron se heqja e koalicioneve apo listat e mbyllura nuk e ndryshojnë vullnetin për ndryshim të shqiptarëve. STATUSI NGA ÇLIRIM GJATA Edi Rama nuk e ka dashur kurrë as Këshillin Politik, as reformën…
Author: tirana
Siç pritej dhe u paralajmërua disa javë më parë nga FCinter1908, klubi zikaltër ka siguruar një të ri të talentuar, të lindur në vitin 2003, ardhur nga Atalanta. Fjala është për Kristian Dervishi, ndërkombëtarin shqiptar, që nënshkroi me Interin për tri vite (deri më 2023). Nga nesër ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Chivu për skuadrën U-18. Dervishi, pas disa vitesh në sektorin e të rinjve të skuadrës nga Bergamo, është transferuar te zikaltrit në formë huazimi, me të drejtën e blerjes. Ai është pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë.
“E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë!”. Ky ka qenë mesazhi i presidentit Ilir Meta nga lumi i Vjosa. Duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, kreu i shtetit theksoi se Vjosa është një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që sipas tij arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot. MESAZHI I METËS Me ekipin e paparë të çunave të “Vjosa Rafting Albania” dhe “Vjosa Explorer”. E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë!Një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do…
Autoritet holandeze i kanë dërguar një letër porosi Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, në lidhje me Frederik Durdën, i akuzuar për përfshirjen në trafikun e kokainës nga Kolumbia në Holandë. Policia holandeze i ka sekuestruar grupit i janë sekuestruar 12 mln euro. Durda rezulton i dënuar me 16 vjet burg për organizimin dhe pjesëmarrjen në trafikun e kokainës me Kolumbinë në vitin 2001. Ai qëndron prapa hekurave, pasi policia e kapi atë 24 orë pas arratisjes spektakolare më 6 tetor 2005. Durda i cili gjithashtu ka shtetësi kolumbiane, u arrestua pas një hetimi ndërkombëtar në shtatë shtete. Durda ishte pjesë…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Italisë mike, Fabrizio Bucci. Spiropali nga ana e saj ka falënderuar ambasadorin për ndihmën që Italia i ka dhënë Shqipërisë. “Falënderimi është pak për mbështetjen e jashtëzakonshme që Italia i ka ofruar Shqipërisë”, tha ajo. Po ashtu, Spiropali shtoi se “një traditë e hershme që nuk ndryshoi kah as gjatë momenteve të vështira të tërmetit e as gjatë pandemisë, ku asistenca dhe eksperienca e çmueshme e mjekëve dhe infermierëve italianë ishte dëshmi vëllazërie dhe mirënjohjeje reciproke ndaj Shqipërisë, e…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir meta për Lumin Vjosë, ku ky i fundit theksoi se e ardhmja nuk është shkatërrimi i këtij lumi. Përmes një reagimi, kreu i qeverisë tha se Meta duhet të kishte reaguar dhe për lumin Valbonë. REAGIMI I RAMËS Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen! Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar…
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se ka nisur zbatimi i programit të qeverisë për nxitjen e punësimit. Sipas kryeministrit, “kushdo që ka larguar punonjës për shkak të pandemisë COVID-19, tani është koha për t’i ripunësuar”. Pas njoftimit të kryeministrit, të shumta kanë qenë dhe reagimet në rrjetet sociale. Një qytetar denoncon një drejtor që është dënuar me burg, por është akoma ne detyrë. Rama i kthehet se më shumë drejtorë duhet të dënohen. Ai ka sulmuar dhe opozitën duke rikujtuar periudhën e vrasjes së katër qytetarëve në bulevard ku asnjë nuk u dënua.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vizituar Qendrën Ndërkombëtare Shkencore dhe Kërkimore për Vjosën. Meta shprehet se e ardhmja e Vjosës nuk mund të jetë shkatërrimi i nga hidrocentralet, por shpallja Park Kombëtar. Postimi i presidentit Ilir Meta: Kënaqësi të mblidheshim sot në Tepelenë, së bashku me profesorë, shkencëtarë e autoritete vendore, për një ngjarje shumë pozitive, përurimin e Qendrës Ndërkombëtare Shkencore dhe Kërkimore për Vjosën. E ardhmja e Vjosës nuk mund të jetë kurrsesi shkatërrimi i saj përmes ngritjes së hidrocentaleve, por vetëm shpallja si Park Kombëtar, që do të sillte impakt pozitiv e zhvillim të qëndrueshëm për zonën…
Si rezultat i motit të keq që ka përfshirë rajonin tonë, dallgët në detin Jon në Vlorë kanë arritur mbi 7 ballë. Nisur nga kjo situatë autoritetet kanë komunikuar pezullimin e lundrimit të tragetit Vlorë- Brindisi.Raportohet se si pasojë e motit të keq nuk lejohet të dalin në det peshkarexhat dhe anijet e tjera. Kujtojmë se Greqia prej 3 ditësh ka paralajmëruar një stuhi, e cila sipas meteorologëve të shtetit fqinj do të prekë edhe vendin tonë. Kjo sipas tyre do të ndodhë këtë të shtunë.
Nipi i Kastiot Reçit dyshohet se është autori i atentatit së Preng Gjinit në Tiranë, i ndodhur në zonën e Selitës. Kamerat e sigurisë filmojnë nipin e Kastriot Reçit, duke lëvizur me makinë disa herë në zonë para se të ndodhte atentati. A.Reçi djali i vëllait të Kastriot Reçit dyshohet se ka konsumuar kafe në zonën pranë urës ku ka shpërthyer makina. Ai ka aktivizuar shpërthimin e lëndës eksplozive në makinën e Gjinit dhe pas shpërthimit ka ikur me vrap. Autori ka qenë i veshur me treçerekëshe, si dhe mbante një çantë dore. Atentati i Preng Gjinit është kronikë e…
Gazetarja Erjona Rusi, është përlotur teksa këngëtarja Luljeta Përbasha, tregoi se si i shoqi dergjej në krevat e vetëm qante, pasi kërkonte ndihmë. Kur ajo po rrëfente në emisionin “Shqipëria live vështirësitë që po kalonte i shoqi, Rusi është përlotur kur Luljeta ka përmendur karrocën me rrota, me të cilën i ka kujtuar babain e saj të ndjerë dhe përpjekjet për të gjetur një karrocë për të. Përmes një postimi nën ”Instagram” gazetarja ka ndarë videon dhe krahas saj tregon historinë, se si babai i ka vuajtur 3 vite në krevat i paralizuar dhe sorollatjet e institucioneve. “Për të gjithë…
Të gjitha rajonet ruse kanë marrë serinë e parë provë të një vaksine kundër COVID-19 të quajtur “Sputnik V”, e zhvilluar për përdorim civil, tha Ministria Ruse e Shëndetësisë. Të gjitha rajonet morën serinë e parë provë të vaksinës Gam-COVID-Vac (“Sputnik V”) për parandalimin e infeksioneve të koronavirusit, të zhvilluar nga Qendra Federale e Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji të Gamaleya, raportoi Tass. Sipas sistemit federal të mbikëqyrjes së informacionit, vaksina është tashmë në përdorim në disa rajone ruse dhe punëtorët mjekësorë konsiderohen si një përparësi. Deri më tani, ka më shumë se 27,000 pako të shënuara të vaksinës dhe…