Author: tirana

“Falë punës dhe përkushtimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, Tirana është shndërruar sot në një pikë graviteti për turistët e huaj dhe njëkohësisht një shembull për t’u ndjekur nga kryeqytetet e rajonit”. Ka qenë ky vlerësimi nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas një takimi të zhvilluar me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj. “Gjithmonë kënaqësi takimet me mikun Erion Veliaj. Faleminderit Erion që e ke bërë Tiranën të dashur për të gjithë shqiptarët dhe e ke transformuar atë në pikë tërheqëse për turistët ndërkombëtarë,” shprehet Presidenti Thaçi në një postim në Twitter, krahas fotos me kryebashkiaun Veliaj.“Standardi i punës suaj, –…

Read More

Çmimi i apartamenteve në Tiranë në 5 vitet e fundit ka pësuar rritje në vlerën 30-40 % për ndërtimet në qendër dhe 10% për ato në periferi. Në ndërtimet e reja, kryesisht komplekse apo kulla në zonat pranë qendrës së kryeqytetit, çmimet e apartamenteve të banimit variojnë nga 1200 – 4000 euro për metër katror. Ajo çfarë vihet re është se çmimet e shitjes janë 2-3 fishi i çmimit të referencës për metër katror. E thënë më konkretisht, nëse kërkon të blesh një apartament pranë liqenit artificial çmimi varion nga 1600- 2200 euro për metër katror, në varësi të pozicionit…

Read More

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka paralajmëruar reshje intensive shiu për 5 ditët e ardhshme në zonat veriore dhe veri-lindore të vendit tonë. Ndërkohë prefekti i qarkut të Shkodrës ka bërë thirrje që të merren masa paraprake nga banorët e këtyre zonave dhe të jenë të përgatitur për çdo situatë emergjente të mundshme.Ai bën thirrje që të shmanget qarkullimi në zonat e prekura nga ëprmbytjet dhe të mos pihet ujë nga çezma, pasi është burim infeksioni.Njoftimi i Prefektit të qarkut Shkodër:Të nderuar qytetarë të Qarkut Shkodër; Nisur nga parashikimet dhe të dhënat e motit sipas Institutit të…

Read More

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë. Mësohet se mjeti me drejtues shtetasin E.D., 32 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidetifikuar rreth 75 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital, nën kujdesin e mjekëve. “Me datë 24.09.2020, rreth orës 19:10, tek bulevardi “Bajram Curri” mjeti me drejtues shtetasin E.D., 32 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidetifikuar rreth 75 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të…

Read More

Gjinekologia Otilja Dekovi ka treguar se cilat janë problematikat më të shpeshta që çiftet shqiptare po përballen dhe cilia është arsyeja kryesore pse nuk po ngelin dot shtatzënë. Ajo ka theksuar se faktori mashkull është bërë arsyeja kryesore në Shqipëri dhe se kërkon patjetër ndërhyrjen e procedurave të riprodhimit të asistuar. “Ajo që hasim më shpesh kohët e fundit është faktori mashkull, i cili është më i shpeshtë se tek vendet e tjera, ndoshta duhet të bëhet një studim i mirëfilltë për këtë pjesë për të zbuluar shkaqet apo arsyet pse është kaq i shpeshtë. Është pikërisht ky faktor që…

Read More

Studiuesi Agron Tufa me anë të një postimi në ‘Facebook’ shkruan se Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi njihej me pseudonimin ‘Cigarja’ në komunizëm. Më tej në postimin e tij, Tufa shkruan se Ruçi ka qenë edhe spiun, informator i Sigurimit të shtetit gjatë kohës kur ka qenë arsimtar në Tepelenë. Përveç pseudonimit të “Cigares’’ Tufa shkruan se Kryetari i Kuvendit kishte dhe të tjera. Postimi i plotë: SHKËLQIMI VERBUES I “CIGARES” DHE QEFINI I TYMIT TË TIJ (Ju lutem shpërndajeni para se ta bllokojnë. Edhe mediat.) Duket se kazanët me plehra më toksike të historisë komuniste përcaktojnë tashmë…

Read More

Ngjarja e sotme ku mbetën të plagosur dy të rinj dhe u ekzekutua nga RENEA 71-vjeçari Lefter Zhidru ishte diçka tronditëse për qytetin e Elbasanit dhe mbarë opinion publik.U deshën gati 5 orë që të merrte fund “aventura” e çmendur e të moshuarit i cili bëri rezistencë dhe qëlloi disa herë mbi policinë. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar dhe ish ministri i Brendshëm, Flamur Noka. Përmes një shënimi në rrjete sociale, ai e konsideron të turpshëm gjithë operacionin dhe i cilëson si të paaftë drejtuesit dhe efektivët e policisë.

Read More

Kuçova do të jetë sërish një bazë e mirëfilltë ushtarake. Aleanca më e fuqishme ushtarake, NATO do të ngrejë një bazë të saj në Shqipëri dhe për këtë u mendua që të jetë në Kuçovë. Një lajm që bëri bujë fillimisht, pasi instalimi i NATO-s në bazë ushtarake ajrore në Shqipëri, duke sjellë më tepër siguri jo vetëm për vendin tonë, por edhe për rajonin e brishtë të Ballkanit. Por për ta konkretizuar një pakt të tillë me NATO-n duhet që të ketë një ratifikim në Parlament. Tirananews ka siguruar marrëveshjen e arritur mes qeverisë dhe NATO për investimin 50…

Read More

Ndonëse është mjaft aktive në rrjetet sociale, Jonida Maliqi na mungon të gjithëve në muzikë me projektet e reja. Kënga e fundit prej saj ishte “Ktheju tokës”, me të cilën na përfaqësojë denjësisht në Eurovision. Ndonëse, një gjë e themi me siguri, se Jonida mbetet një ikonë mode në vendin tonë dhe do e mbajë gjatë fronin. Megjithatë, disa javë më parë ajo na ka paralajmëruar me anë të një Instastory se po përgatit një projekt televiziv që pritet të vijë së shpejti në ekran. Autorja e hitit “Jam bërë si ti” ka publikuar një video, në fund të së…

Read More

Westpac, një prej bankave më të mëdha të Australisë, ka rënë dakord që të paguajë një gjobë prej rreth 1 miliardë dollarësh pasi akuzohet se ka lejuar sistematikisht që përmes saj të pastrohen para që buronin nga aktivitete të paligjshme. Shuma rekord, 1,3 miliardë dollarë australianë (920 milionë dollarë amerikanë) u shpall të enjten nga AUSTRAC, një rregullator në Australi që lufton krimet financiare. Si pjesë e marrëveshjes, Westpac pranoi se ka thyer ligjet kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit më shumë se 23 milionë herë. Nëse gjoba miratohet nga një gjykatë australiane, do të ishte ndëshkimi më…

Read More

12 orë në fermë do të jetë një sfidë e re për personazhet e njohura të ekranit, që nuk janë mësuar shumë me punët e rënda të fshatit. Një format të tillë do ta prezantojë gazetari Ervin Kurti në “E Diell”, e cila do të titullohet “N’ fermë”. Disa nga të ftuarit që do të jenë pjesë e kësaj sfide janë aktorja Marjana Konti, këngëtari Redon Makashi dhe këngëtarja Anxhela Peristeri. Nuk besojmë të keni imagjinuar personazhe të famshme të shndërrohen në fermerë, të mjelin lopët, apo të punojnë tokën? Epo tani duket se do e shijoni këtë mundësi. Ndërkaq,…

Read More