Gjinekologia Otilja Dekovi ka treguar se cilat janë problematikat më të shpeshta që çiftet shqiptare po përballen dhe cilia është arsyeja kryesore pse nuk po ngelin dot shtatzënë. Ajo ka theksuar se faktori mashkull është bërë arsyeja kryesore në Shqipëri dhe se kërkon patjetër ndërhyrjen e procedurave të riprodhimit të asistuar.

Ajo që hasim më shpesh kohët e fundit është faktori mashkull, i cili është më i shpeshtë se tek vendet e tjera, ndoshta duhet të bëhet një studim i mirëfilltë për këtë pjesë për të zbuluar shkaqet apo arsyet pse është kaq i shpeshtë.

Është pikërisht ky faktor që kërkon patjetër ndërhyrjen e procedurave të riprodhimit asistur dhe të fertilizimit invitro dhe të teknikës X, që do të thotë të injektimit të spermatozoidit brenda në vezë duke realizuar kështu fertilizimin.

Një faktor mashkull i rëndësishëm kërkon fertilizimin invitro dhe nuk ka mënyrë tjetër për shtatzëni. Kështu që nuk duhet pritur për vite të tëra që të kemi dhe faktorin femër të involvuar në përqindjen e suksesit.

Pastaj është faktori tubar tek femrat, i cili është faktori për të cilin u shpik invitro dhe më vonë është bërë zgjidhje edhe për faktorin mashkull, kemi dhe infertilitetin e pa shpjeguar që është më e vështirë për tu pranuar nga çifti sepse thotë që çdo gjë na del normal. Në këto raste fertiliteti invitro është edhe diagnozë. Shpesh herë zbulojmë gjëra që nuk dihen”, shprehet Dr. Otilja Dekovi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here