Author: tirana

Në shkurtin e vitit 2019, kryeministri Rama, nën cilësinë e shefit të Qeverisë miratoi në kabinetin qeveritar një plan strategjik 5-vjeçar për nisjen e një aksioni kombëtar për gjurmimin, mbledhjen dhe shkatërrimin e armëve, municioneve dhe eksplozivëve në duart e shqiptarëve. Sipas dokumentit strategjik, aktualisht në duart e shqiptarëve janë 325 mijë armë zjarri në mënyrë të paligjshme. Në vitin 1997 janë grabitur 549 mijë e 775 armë, 839 milionë e 310 mijë e 038 municione dhe 16 milionë eksplozivë. Në strategjinë e miratuar, nuk përjashtohet mundësia e një amnistie të re për armëmbajtjen pa leje, për të nxitur shqiptarët…

Read More

Kryeministri Rama ka thirrur mjekët në një takim nesër në Kryeministri në orën 09:00. Kjo lëvizje vjen pasi bluzat e bardha paralajmëruan se do të zhvillojnë një protestë për plotësimin e 4 kërkesave për qeverinë. Kërkesat: 1. Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm. 2. Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë. 3. Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor. 4.…

Read More

Bebe Rexha ka treguar gjithnjë se ndonëse është larguar që e vogël nga vendi ynë, shumë zakone dhe tradita shqiptare i ruan me fanatizëm. Nga ‘zënkat’ me të atin te gatimet tradicionale shqiptare e te vallet- autorja e hitit “Hey Mama” nuk ka ngurruar t’ua tregojë miliona njerëzve ‘aventurat’ e saj. Jo më larg se javën e kaluar ajo postoi në Instagram disa video nga kopshti i saj me perime, duke folur shqip. Ndërkohë ditën e sotme, autorja e hitit “Hey mama” ka postuar dy video në Instastory, ku shihet duke kërcyer me këngën e saj “Say my name”, por…

Read More

Një vajzë e re ka rënë pre e përndjekjes dhe kërcënimeve, nga një djalë që ishte fiksuar keq pas saj. Ngjarja vjen nga Përmeti, ku e reja në gjendje ankthi bëri denoncimin në polici. Kjo bëri që uniformat blu të Përmetit, të bëjnë ndalimin e shtetasit N. T.,18 vjeç, banues në Përmet. I riu akuzohet në mënyrë të përsëritur ka përndjekur duke e fyer dhe kërcënuar nëpërmjet gjesteve fizike, verbale dhe thirrjeve telefonike shtetasen A. K.

Read More

Dashi Ju jeni një person i zënë. Ju thjesht doni të kapni çdo gjë, të jetoni çdo moment dhe të keni të bëni me çdo njeri rreth jush. Ju e jetoni jetën tuaj në maksimum. Shumë shpesh, ju harroni gjërat e vogla në jetën tuaj dhe kjo është arsyeja pse ju jeni në stres. Personat që i përkasin kësaj shenje zodiaku e përballojnë stresin më mirë duke marrë një ditë pushim. Vizitoni ndonjë vend që është i rrethuar nga natyra. “Ngadalsoni ritmin” dhe të gëzoni jetën. Demi Ju jeni një punëtor i vërtetë. Kur është fjala për dështim, ju e…

Read More

Sardelet janë nga shijet më të veçanta e të freskëta të detit. Janë ndër peshqit më të vegjël që mund të konsumojmë dhe gatuajmë në shumë mënyra. Përtej shijes së mirë ato përmbajnë shumë vitaminë D dhe omega 3 duke u kthyer kështu në një paketë shëndeti për organizmin. Çdo gjë që ju duhet të dini mbi vlerat e sardeleve do të j’ua paraqesim më tej në këtë artikull. Kanë veti antinflamatore dhe omega 3 Sardelet janë një nga burimet më të mira natyrore të acideve yndyrore omega-3 ato sigurojnë edhe dy lloje të acideve yndyrore që trupi përdor për…

Read More

Nënkryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, ka reaguar një ditë pasi doli pozitive me Covid. Ademi thotë se përgjigjen e ka marrë dje në mëngjes, dhe shton se ka vetëm kollë e asnjë simptomë tjetër. Ajo dyshon se është infektuar nga takimet në terren, të cilat kanë qenë të shumta ditët e fundit. “Dje në mëngjes kam marrë përgjigjen që jam pozitive me Covid-19. Një ditë më parë, të hënën, kam patur pak kollë dhe pak temperature të shtuar. Në këto kushte, e pashë me vend që të bëja testin. Për sigurinë e familjarëve e bashkëpunëtorëve të mi, por…

Read More

Në Gjykatën Penale të Tiranës është zhvilluar seanca për vrasjen e Lirie Xhepës në 13 shkurt të 2019-ës. Në sallë u thirr si dëshmitar djali i saj, Marjus Xhepa. Ky i fundit, nga banka e dëshmitarit ka kërcënuar të pandehurin, Dashamir Xhepa, xhaxhain e tij, në lidhje me vrasjen e së ëmës. Në rrëfimin si dëshmitar ai ka theksuar se shpresonte se po u dënua do shpëtonte, ndërsa e do jashtë. Dëshmia e plotë e 25-vjeçarit Marjus Xhepa në senacën gjyqësore: “Marrëdhëniet me xhaxhain kanë qenë shumë të këqija, ai është zënë me të gjithë njerëzit e shtëpisë. Unë personalisht…

Read More

Princ Harry dhe Meghan Markle kanë dalë publikisht për t’ju bërë thirrje qytetarëve amerikanë për votim masiv. Mirëpo kjo nuk është   pritur aspak mirë. Edhe një deklaratë e Meghan një javë më parë është marrë si sulm ndaj Trump. “Ata që nuk votojnë janë bashkëpunëtorë në kaosin e vendit dhe mungesën e ndryshimit”, shprehej Meghan. Kështu mbështetësit e Trump i janë kundërvënë duke i kujtuar se si pjesë e familjes mbretërore e kanë të ndaluar të votojnë në Angli. Madje Harry nuk ka të drejtë të votojë edhe në Amerikë. Kujtojmë se zgjedhjet në SHBA do të zhvillohen në muajin…

Read More

Shtetasi R.Q mori shërbimin si polic rrugor si çdo ditë, sipas një plani masash të detajuara që e vendosnin atë për të matur shpejtësinë e automjeteve përgjatë autostradës. Për të ishte një ditë e ngarkuar pune deri në orën 13.30 kur një makinë që po udhëtonte me mbi shpejtësi e përplasi në postbllokun ku polici R.Q po kryente detyrën. Pikërisht pas këtij aksidenti automobilistik që i kushtoi për pak jetën efektivit rrugor, nisën jo vetëm problemet e tij shëndetësore, por edhe me punën që ai kryen dhe veçanërisht për zhdukjen e radios së policisë, të cilën 29-vjeçari e posedonte si…

Read More

Në pamje shihet gruaja qe ulëret teksa rrëzon shishet e verës nga raftet kur stafi i kërkon të ndjekë kalimet në një drejtim për klientët, të caktuara nga dyqani për ruajtjen e distancës. Blerësja e zemëruar më pas largohet nga dyqani duke lënë pas një pellg gjigand vere në dysheme. Ngjarja e papëlqyeshme e regjistruar në kamerat e sigurisë ka ndodhur në maj ne Surrey. Një anëtare e stafit të dyqanit tha: Ajo u zemërua shumë e nisi të na bërtiste mua e kolegëve të mi që u shërbenim klinetëve nga prapa ekranit mbrojtës. Ajo hyri me forcë brenda kasës…

Read More

Arbana Osmani ka zbuluar të ftuarit specialë në sezonin e ri të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” që fillon në janar. Përmes një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit, moderatorja ka treguar se reperi Ledri Vula do të jetë i ftuar për të surprizuar dikë, por nuk do të jetë vetëm. Për herë të parë në ekran atij do t’i bashkohet partnerja Sara Hoxha, ka thënë Arbana Osmani. “Ledri Vula bashkë me Sara Hoxhën biles, se vetëm s’e duam ne”, shkruan moderatorja në Instastpry. Ndërkohë, fansat e Capital T i kanë kërkuar moderatores ta ftojë reperin këtë sezon të ri,…

Read More