Mafia shqiptare ka marrë në dorë Romën. Kështu thotë shkrimtari italian Roberto Saviano, në një shkrim të tijin për “La Repubblica” pas ekzekutimit mafioz të ndodhur në një plazh në periferi të Romës. “Ka kohë që kryeqyteti po përjeton një krizë kriminale të rëndësishme. Tashmë Roma është shndërruar në “zona nostra” (referencë për “cosa nostra”). Nëse dikur Mafia, Camorra apo ‘Ndraghetta ia kishin deleguar pushtetin grupeve lokale kriminale, sot ky pushtet po i kalon familjeve mafioze shqiptare”, thotë Saviano. “Të fuqizuara pas dekadash pranie në territorin italian, sot grupet shqiptare përkufizohen si mafia e re romane. Këto grupe janë efiçente…
Author: tirana
Pasi erdhi reagimi zyrtar nga Kryeministria, ku kjo e fundit kërkonte të ulej në një tryezë me një përfaqësi të mjekëve që do të protestonin nesër në QSUT, zbulohet emrat nga bluzat e bardha që do të prijnë këtë takim. Mësohet është caktuar një grup me 5 mjekë që do të shkojnë në takim nesër me përfaqësues të zyrës së bashkëqeverisjes dhe të Ministrisë së Shëndetësisë në ambientet e qendrës për hapje dhe dialog (COD) në Kryeministri, i cili është parashikuar të nis në orën 09:30. Bëhet fjalë për mjekët Gentian Stroni, Altin Kuqo, Fatos Olldashi, Arjan Harxhi si dhe…
Ministrja e Financave, Anila Denaj. Denaj tha sot se pagat e personelit do rriten me rreth 40 për qind. “Gjatë 7 vjetëve të qeverisë Rama, pagat e personelit mjekësor janë rritur. Janë rritur 21% për mjekët de 26% për infermierët. Tani kjo rritje do të shkojë 40% për të gjithë personelin mjekësor”- tha Denaj. Si përkthehet kjo në vlera?- e pyeti Eni Vasili. “Ndahet në kategori. Vlera shkon ndryshe për infermierët, ndryshe për mjekë specialistë. Po themi një shifër mesatare, janë 110 000- 125 000 lekë të reja”,- tha Denaj.
Ish-drejtori i Policisë së Elbasanit Edmond Koseni u rikthye dje në qendër të vëmendjes, pasi policia i sekuestroi makinën e blinduar, që ka në pronësi. Sipas burimeve nga policia e Elbasanit, Koseni u shoqërua dhe më pas u la i lirë. Por cila është arsyeja e sekuestrimit të makinës dhe e vërteta sipas ish-drejtorit? Edmond Koseni sqaron se makinën e blinduar e ka të rregullt dhe e ka blerë me lekët e tij. Ai tha se nuk u shoqërua nga policia dhe se e dërgoi vetë makinën në drejtorinë e policisë dhe kjo sipas tij është procedurë normale nga blutë e…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zora Zaev, zv. ministri ministri Ljupço Nikollovski dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe janë gjobitur nga policia. Sipas mediave maqedonase ata janë gjobitur për mosmbajtje kaske gjatë drejtimit të motoçikletës. Të tre ata janë ndëshkuar me maskën adeministrative, gjobë me një vlerë prej 50 eurosh Mediat shkruajnë se ta kanë qenë duke udhëtuar në bulevardin “Goce Delçev” në afërsi të godinës qeveritare kur janë ndaluar nga uniformat blu.
Këtë javë, në 24 shtator, një asteroid i vogël pritet të kalojë pranë Tokës. Zbulimi u bë nga Mt. Observatori Lemmon, në Arizona, dhe thuhet se asteroid do të kalojë fare pranë planetit tonë. Kjo qasje është aq afër sa që graviteti i Tokës do të përkulë trajektoren e shkëmbit hapësinor. Por gjithsesi shkencëtarët thonë se nuk ka asnjë rrezik serioz.
Avokati i njohur, Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë teksa tha se rreth 167 persona të larguar nga vettingu kanë hapur zyra avokatie dhe po pastrojnë para. “Ata 167 vetë që kanë ikur dhe kanë hapur ca studio avokatie që po pastrojnë lekun sot. Dolën në veting, u larguan si subjekte të rivlerësimit dhe sot po pastrojnë lekët. Edhe kjo nuk është lloj reforme, sepse reforma do të thotë se për 15 vjet të jenë bashkuar të gjithë bashkë, asnjë nga produktet që ishin subjekte të vlerësimit të mos jenë më në prag të sistemit të drejtësisë. Por jo…
“Të biesh në derexhene…të na numërojë Brrisi është si të rishohesh atë skeçin me aktorin Fadil Hasa…7 kamiona për 10 bataliona…” Ish-anëtarja e Asamblesë së PS-së Anila Çobani i është përveshur keq ish-Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Brisida Shehaj, lidhur me pretendimin e saj se është propozuar për deputete nga LSI, në zgjedhjet e ardhshme. Shehaj pas shkarkimit nga posti i lartë që mori në vitin 2013, saktualisht është drejtoreshë në një televizion privat. Ajo pranoi zyrtarisht është bërë pjesë e LSI. “Mu kujtua vashëza në 2013 kur u shpreha pro aleancës me LSI, para marrëveshjes! Më tingëllojne si zhurmë…
Vrasësi i yllit John Lennon, Mark Chapman i ka kërkuar falje gruas së tij 40 vite pas krimit. Atij i është refuzuar për të parën herë lirimin me kusht dhe për përsëritjen e kërkesës do të duhet të presë tani edhe dy vite të tjera. Gjatë seancës dëgjimore, ai tha se e vrau 40-vjeçarin që të fitonte famë dhe shtoi se meritonte dënimin me vdekje. “E vrava për të fituar famë, ishte një veprim egoist dhe i neveritshëm. Dua të theksoj se më vjen keq për krimin që kam kryer dhe për dhimbjen që kam shkaktuar. Ai ishte njeri familjar,…
Takimi mes kryeministrit të vendit Edi Rama dhe homologut të tij në Kosovë, Avdullah Hoti është shtyrë për në datën 2 tetor. Hoti ka lajmëruar përmes një postimi për takimin e planifikuar këtë të premte, se do të shtyhej për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, shtyrja e takimit u ra dakord me Ramën, duke e falënderuar për mirëkuptimin. “Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin…
Kreu i koalicionit “Bardh e Zi”, Dritan Abazoviç, tha se koalicioni nuk ka kërkesa të veçanta, por se ai pret që të mos ketë “njerëz joseriozë” në sektorët që lidhen me sigurinë kombëtare. Kur u pyet se kush janë njerëzit joserioz, Abazoviç tha se dihet kujt i referohet, shkruan “Vijesti”. Ai u tha gazetarëve në parlament se nuk ishte një kërkesë, por një propozim. Ai tha se ka ndoshta njerëz në koalicionin e tyre që nuk meritojnë pozicione të tilla. “Ne kemi nevojë për shumë mençuri, ne nuk jemi vetëm përgjegjës ndaj votuesve tanë, por para të gjithë qytetarëve”, tha Abazoviç.…
Këngëtarja e njohur Mira Konçi prej vitesh jeton së bashku me familjen e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është një ndër zërat dhe imazhet më të ëmbla të viteve ’90, por sa herë ta shohësh duket se koha ka ndaluar për të. Era Saraçi është vajza e Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit, e cila njësoj si e ëma rezaton një mirësi në fytyrë. Foto e saj e fundit në Instagram ku ndodhet në Tiranë është pëlqyer dhe shpërndar shumë nga ndjekësit e bukuroshes. Era u bë vitin e shkuar pjesë e medias shqiptare pas diplomimit të saj në…