Fatkeqësisht, gratë janë 30 herë më të predispozuara për të vuajtur nga infeksioni i fshikzës së urinës krahasuar me meshkujt. Ndonjëherë, shumica prej nesh ndodh që i anashkalon simptomat pa kuptuar se po vuan nga një infeksion urine. 1. Dhimbje dhe djegie gjatë kohës që urinoni. Nëse për një kohë të gjatë keni këto simptoma, e mira është ti drejtoheni mjekut. Zakonisht, ndjesia e djegies nis kur sapo fillon të urinosh. Dhimbjet përreth vulvës është gjithashtu një tjetër shenjë treguese. 2. Shkon shpesh për të urinuar Nëse shkon më shumë se 8 herë në ditë për të bërë urinën ose…
Author: tirana
Qeveria bullgare do që BE-ja t’i ndalojë negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut, derisa vendi kandidat të pranojë se është historikisht dhe gjuhësisht pjesë e Bullgarisë. Një mosmarrëveshje historike e ndezur midis dy vendeve fqinje në Ballkan është duke u bërë një çështje për Brukselin, sepse negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut pritet të fillojnë në dhjetor të këtij viti. Qeveria e shtetit që i përkiste Jugosllavisë deri në 1991 dhe është kandidat i BE që nga viti 2005 shpresonte se u kishte dhënë fund të gjitha mosmarrëveshjeve historike me fqinjët e saj duke ndryshuar emrin e shtetit…
Kuvendi i ka rrëzuar në seancën e sotme parlamentare 3 dekrete për kthim të Presidentit Meta. Me shumicë votash 82, 83 dhe 84 kundër, Kuvendi nuk miratoi dekretet teksa bëhet fjalë për ligjet për shtetësinë, pronat e paluajtshme dhe zhvillim rajonal dhe kohezion që e ndan Shqipërinë në 4 rajone zhvillimore. Por është miratuar dekreti për shkarkimin e Besa Shahinit ,ndërsa Evis Kushi është miratuar nga Kuvendi si Ministre e re e Arsimit. Vlen të theksohet fakti se për shkarkimin e Shahinit ishin 106 vota pro, kurse për emërimin e Kushit ishin 2 më pak, 104.
Gjatë seancës parlamentare këtë të enjte (24 shtator) u votua për emërimin në detyrë të Ministres së Arsimit. Me 104 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim, Evis Kushi është emëruar në këtë post pas largimit të ministres Besa Shahini. Pas votimit, në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua ceremonia e betimit të anëtares më të re të kabinetit qeveritar, Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, zonjës Evis Kushi, ku ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, z.Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, ministrja Kushi u betua me dorën mbi…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Elbasanit, ku një 71 vjeçar ka gjuajtur me armë për disa minuta në drejtim të Forvace të Policisë, ku kanë mbetur të plagosur lehtë dy djem të rinj. Sipas burimeve fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Lefter Zhidru, 71- vjeç, vijon të qëllojë mbi policinë. Ai prej disa minutash është mbyllur në banesë, ndërsa nga të shtënat janë plagosur dy të rinj, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Forcat RENEA pritet të ndërhyjnë pasi i moshuari ende nuk pranon të dorëzohet.
Ish ministrja e Arsimit, Besa Shahini duket se ende nuk është nisur drejt Kosovës siç edhe paralajmëroi në media pak ditë para se Rama ta shkarkonte nga detyra e ministres, duke vendosur në vend të saj Evis Kushin. Shahini është parë ditën e sotme në shoqërinë e një tjetër ish-ministreje Arsimi, Lindita Nikollës, e cila i la stafetën pas shkarkimit si pasojë e protestave të fuqishme studentore. Krah njera-tjetrës, dy ish-ministret shihen duke biseduar qetësisht, sakaq Besa mban çadrën për ta ‘mbrojtur’ Nikollës nga…shiu. https://www.facebook.com/184890692030770/posts/989612508225247/
Pedagogu Alket Dino që u arrestua sot në Korçë është Kordinator i LSI Korçë. Ai ka foto ku shihet krah presidenti Ilir Meta dhe përfaqësues të tjerë të kësaj force politike. Pedagogu i fakultetit të Shkencave Sociale në universitetin “Fan Noli”, është arrestuar ditën e sotme pasi merrte para në këmbim të dhënies së provimeve. Në pranga ka rënë edhe Xhevi Dervishi 35 vjeç, i cili luante rolin e sekserit, ndërmjetësit mes studentëve dhe Dinos. Arrestimi i tyre është bërë pranë Fakultetit, teksa i janë gjetur edhe një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e…
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Elbasan. Një shtetas 71 vjeç, i quajtur Lefter Zhidru po “lufton” me policinë, pasi nuk pranon të dorëzohet. Forcat policore janë vendosur tashmë në gjithë perimetrin e sigurisë. Policia i bën thirrje të moshuarit që të dorëzohet. I moshuari, gjatë rezistencës, ka plagosur lehtë dy persona, kalimtarë të rastit. RENEA iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes. Nga banesa e tij është shtënë mbi 1 orë. Tani nuk ka të shtëna me armë, ndërsa RENEA është mirë-organizuar për të neutralizuar 71-vjeçarin Zhidru.
Presidenti Ilir Meta nuk i ka kursyer sulmet për maxhorancën, ndërsa theksoi se ka politikanë që punojnë kundër interesit të vendit. Në një prononcim për mediat, kreu i shtetit e tha shumë qartë se nga palët politike prek kodifikimin e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe pret që listat të jenë të hapura 100%. “Çështja më e rëndësishme është se sot ne kemi politikanë, që qartazi dhe hapur, që për fat të keq, punojnë kundër interesit të shqiptarëve dhe integrimit. Interesi i integrimit, është i pari interes kombëtar. Çdo dalje tjetër është në shërbim, si të sillesh si nënkontraktor, i një…
Shumkush mund të shtrojë pyetjen, Cili është problemi më i rëndë qe ka shoqëria Shqiptare në këto 30 vjet? Është guxim i madh të japësh një përgjigje, e ca më tepër nga unë që nuk kam shkollim në shkencat sociale. Sot, rëndom në biseda, rrjete sociale, media jepen vlerësime për të gjithë spektrin social e politik shqiptar, si atë arsimor, shëndetësi, politik (Parlament, Qeveri), drejtësi, biznes, etj, ku dëgjon me shumicë mendime si “ Janë të korruptuar politikanët, prokurorët e gjykatësit, mjekët, mësuesit e profesorët, biznesi vizatohet si i pangopur….” . Kokat tona janë të mbushura vetëm me propagandë negative,…
Identifikohet personi që ka hapur zjarr ndaj policisë në Elbasan. Bëhet fjalë për shtetasin Lefter Zh, raporton BW. Ndërkohë, drejt Elasanit janë nisur forcat RENEA. Pasi u sinjalizuan për rastin në fjalë, forcat policore janë nisur drejt vendngjarjes, në lagjen ‘11 nëntori’ ndërsa i ka bërë thirrje personit në fjalë që të dalë nga banesa. Pavarësisht thirrjeve, Lefter Zh., i ka bërë rezistencë policisë, ndërsa ka hapur zjarr ndaj tyre.
Për gazetarin Artan Hoxha edhe pse krimi po përhapet gjerësisht, për fatin e mirë nuk kemi ende nje mafie shqiptare. Sipas Hoxhës e gjitha funksionion me grupe qe kane krijuar aleanca mes tyre. “Grupet kriminale shqiptare janë bërë një trend. Shoh interesin që kanë mediat ndërkombetare, vëmendja që i kushtojnë, vëmendja nga ambasadat e huaja në Shqipëri. Edhe operacioni i funsit ‘Los Blancos’, kishte pesë vjet qe hetohej nga ndërkombëtarët. Duke marrë parasysh përhapjen e kriminalitetit shqipar, për fatin e mirë tonin, nuk kemi një shtab, pra nuk ka nje mafie shqiptare të mirëfilltë. Ne jemi në organizata kriminale, që…