Author: tirana

Lefter Zhidro vijon rezistencën në Elbasan prej 4 orësh duke mos pranuar që të dorëzohet pas thirrjeve të policisë, ndërsa efektivët e policisë lokale, FNSH-së dhe RENEA-s kanë rrethuar pallatin ku banon i moshuari. Edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka mbërritur në Elbasan. Nëse negociatat për dorëzimin e tij dështojnë, atëherë RENEA mund të ndërhyjë me gaz lotsjellës për ta neutralizuar në banesë 71-vjeçarin që terrorizoi qytetin e Elbasanit, ndërsa ankthi dhe frika ende vijon.

Read More

Aktorja indiane Sara Khan është shumë e njohur në vendin tonë me rolin e “Sadnës” në serialin “Bidaai” i cili dikur theu rekorde shikueshmërie. Së fundmi aktorja ishte në vëmendje të mediave pasi u infektua me koronavirus, betejën me të cilin arriti ta kalojë. Tashmë Sara i është rikthyer postimeve të shumta në rrjete sociale dhe me njërin prej tyre ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve. Aktorja ka postuar një video ku shfaqet krah aktorit Angad Hasija i njohur si “Alek” dhe në sfond dëgjohet kënga e Taynës “Qeqe”. Nuk dihet ende nëse Sara është fanse e Taynës apo kjo ishte…

Read More

Këngëtarja Arilena Ara i është bashkuar botës së modës. Këngëtarja është bërë pjesë e ‘Vogue Italia’ dhe ‘Milan Fashion Week’ në mesin e 8 vajzave më të fuqishme nga e gjithë bota. Stilistja e famshme kineze, Sara Wong ka mbledhur në një event virtual 8 vajza dhe gra më me influencë në glob, këngëtare, modele dhe personalitete nga SHBA, Italia, Lindja e Largët dhe vende të tjera. Një nga këto 8 vajza të përzgjedhura nga vetë Sara Wong është edhe Arilena Ara. Arilena ka realizuar edhe një set fotografik me veshje nga Sara Wong, i cili pritet të jetë publik…

Read More

Kryetari i Kontrolli i Lartë i Shtetit, Arben Shehu dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ditën e sotme nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve, përmes të cilit angazhohen të intensifikojnë luftën kundër veprave penale të kryera nga punonjësit e administratës publike në Shqipëri. KLSH dhe Prokuroria e Përgjithshme angazhohen të rrisin bashkëpunimin për shkëmbimin e informacioneve me qëllim evidentimin e saktë të shkeljeve, që përbëjnë vepër penale në fushën e administrimit të fondeve publike, administrimit të pronës publike dhe privatizimit të saj. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela vlerësuan gjatë…

Read More

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete, ndërsa numri i të shtruarve në spital vijon të jetë i qëndrueshëm.Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Gjithashtu, janë kryer 852 testime ku 100 qytetarë rezultojnë të shëruar duke e çuar në 7239 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.Nga testimet e 24 orëve të fundit janë konfirmuar 134 të prekur me virusin SARSCOV2 dhe shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë është si vijon:61 raste në Tiranë,…

Read More

Largimi i Xhemi Shehut nga Top Channel ka ngjallur dyshime pasi moderatorja ka lënë të kuptohet se nuk do të jetë pjesë e ndonjë televizioni. Në një postim të fundit nga mikesha e saj Arbana Osmani, dy moderatoret shfaqen duke ngrënë mëngjes, disa brioche dhe kafe, më sakt, 3 brioche për secilën. Nepsi i Arbanës ka bërë që ajo të sjellë 4 brioche me vete në takimin e mëngjesit me Xhemin. E ndërsa Arbana bën shaka me dietën dhe thotë se me këtë mëngjes të bollshëm nuk janë për ekran këtë vit, Xhemi ka bërë një deklaratë të dyshimtë: Arbana:…

Read More

Dy të rinjtë, kalimtarë të rastit që u plagosën sot në Elbasan, tregojnë se ishin duke shkuar në shtëpi në ato momente. “As vetë nuk e dimë nga na erdhi. Po ktheheshim në shtëpi për të ngrënë bukë. Ishim duke ecur kur pamë që po na dilte gjak nga këmbët. Në atë moment u futën në një banesë, pasi nuk po dinim çfarë po bëhej”. Për fat të mirë dy të rinjtë, që kanë plagë në këmbë janë jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej dy të rinjve është student. E ndërsa fatmirësisht të rinjtë shpëtuan, vijon operacionin për arrestimin e…

Read More

Ylli i Hollivudit Sharon Stone ka treguar emrin e një aktori të njohur që puth më mirë nga të gjithë. E ftuar në Watch What Happens Live me Andy Cohen të martën në mbrëmje, ajo tregoi se cila nga puthjet skenike që ka dhënë ndër vite, ishte puthja më e mirë. Stone ka punuar me disa nga yjet më të mëdhenj në Hollywood gjatë karrierës së saj të gjatë, si Michael Douglas, Arnold Schwarzenegger dhe Sylvester Stallone, por mashkulli që ajo tha se puthte më e mirë, mund të jetë një surprizë për ju. “Epo, Robert De Niro ishte puthja…

Read More

Futbollisti suedez Zlatan Ibrahimovic ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin. Sulmuesi i Milanit është i vetmi anëtar i stafit që luan dhe stërvitet në San Siro që ka rezultuar pozitiv në testin e zhvilluar së fundi. AC Milan ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic ka dalë pozitiv në tamponin për Covid-19 dhe do të karantinohet. 38-vjeçari duhet të vetë-izolohet, si një masë sigurie kjo deri në një test të dytë për të parë nëse e ka kaluar virusin. Lojtari tani pritet të mungojë edhe në disa ndeshje të Serie A, që ka filluar këtë javë. Në ndeshjen hapëse Milani fitoi…

Read More

Autoritetet greke kanë vendosur që nuk do të ketë asnjë kufizim për numrin e personave që do të të shkojnë në Greqi, ne zonën e Thesprotise si punëtorë sezonalë. Lajmi e ka bërë me dije ligjvënësi grek Vasileios Giogiakas, dhe e ka përcjellë Jolio Dine, kryetar i Forumit të të rinjve Demokratë në Sarandë. Dine shkruan se nuk do të ketë asnjë kufizim për numrin e personave që do të mund të kalojne në Greqi si punëtore sezonale. “Në komunikim me deputetin e Igumenicës, Vasilis Giogiakas, ky i fundit konfirmon se nuk do të ketë asnjë kufizim për numrin e…

Read More

Ish- aktori i humorit dhe kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është bërë baba për herë të dytë ditën e sotme. Bashkëshortja e tij Ajlin ka sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme, e cila e ka plotësuar familjen e tyre. Isai ka publikuar një fotografi nga dora e vogëlushes, duke ndarë lajmin e bukur. Po ashtu ai ka zbuluar emrin e vçantë që i kanë vendosur të sapolindurës, E’dua. “U bëmë 4. Faleminderit Zot! ❤. Erdhi tek ne vajza e dytë. Quhet: E’dua. Përulem para Zotit për bekimin më të madh që më ka dhënë! Nga sot, shërbëtor i 3…

Read More

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja e re e Arsimit Evis Kushi shprehet se detyra që ka marrë e ngarkon me përgjegjësi të lartë, ndërsa shton se prejardhja nga Elbasani ia rrit edhe më shumë vullnetin. “Detyra e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, për të cilën do të punoj çdo ditë për ta kryer me integritetin dhe përkushtimin tim më të lartë. Prejardhja nga Elbasani, i mirënjohur edhe si kryeqendër e arsimimit të shqiptarëve me “Normalen” e tij të famshme, ma shton edhe më shumë vullnetin që me përvojën time shumëvjeçare në arsim,…

Read More