Author: tirana

Një ditë e trishtë duket të jetë kjo e sotmja për familjen e Getoar Selimit, i cili ka lajmëruar nëpërmjet një Instastory se ka humbur një person të afërt të familjes. Bëhet fjalë për xhaxhain e reperit, i cili është ndarë nga jeta ditën e sotme. Getoari ka postuar një foto të të ndjerit në rrjetet sociale, duke shkruar : “Lamtumirë Xhaxh!” Ai nuk i ka bërë me dije shkaqet e ndarjes së tij nga jeta, por padyshim duket se i ka shkaktuar goxha dhimbje. Ngushëllime familjes!

Read More

Gjatë mbledhjes së mbajtur në selinë blu, Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha diskutoi në lidhje me situatën e pandemisë në Shqipëri dhe në 2 spitalet COVID. Pranë Bashës, ishin ‘4 ekspertët’ e mjekësisë së Partisë Demokratike. Halim Kosova, Flamur Noka, Bardh Spahia, Tritan Shehu. Kjo mbledhje u zhvillua pasi mjekët paralajmëruan një protestë ditën e nesërme në orën 10:00 para oborrit të QSUT-së, por policia refuzoi lejen me arsyetimin se nuk lejohen grumbullimet në kohë pandemie.

Read More

John Legend dhe Chrissy Teigen kanë 7 vite të martuar e presin që së shpejti të bëhen prindër për herë të tretë. Ata janë cilësuar gjithmonë si çifti më perfekt në shoëbizz dhe pas kësaj duket se ka një sekret. Artisti i famshëm ka zbuluar në një intervistë për “Cosmopolitan” çelësin pas një martese të lumtur. John ka theksuar se komunikimi dhe të qenurit gjithmonë i vëmendshëm ndaj partnerit kanë qenë dy nga mënyrat që e kanë mbajtur të gjallë romancën e tij me Chrissy Teigen. “Është e qartë, por të jesh me një njeri që të intereson vërtetë, respekti…

Read More

Një qen, që kishte ngecur mes mbetjeve të naftës, është shpëtuar mrekullisht nga një grup njerëzish. I mbuluar totalisht nga nafta dhe i dëmtuar fizikisht, kafsha e kishte të pamundur të shpëtonte, ndaj u desh ndërhyrja e dy burrave për ta nxjerrë nga aty, për ta pastruar e më pas mjekuar. Videoja po bën xhiron e rrjetit duke marrë me mijëra pëlqime dhe komente, ndërsa fatmirësisht qeni tashmë gëzon shëndet të plotë.

Read More

Takimi mes Shqipe Hysenaj dhe Mevlan Shabës në “Përputhen” nuk shkoi ashtu siç pritej. Që në fillim, Mevlani kishte shprehur pëlqimin për 28-vjeçaren, por pas këtij takimi të parë, dyshja vendosi të mos takohej më asnjëherë. Kritika të shumta i janë drejtuar Mevlanit. Në emisionin e sotëm, ka patur sërish debat në studio. Në një moment, Mevlani kërkon vëmendjen e moderatores dhe i komunikon lajmin se do të largohet nga studio pasi ka marrë një telefonatë urgjente. “Bora më duhet të iki, kam marrë një telefonatë, ka të bëjë me arsye shëndetësore” u shpreh Mevlani. Nuk dihen arsyet e largimit…

Read More

Analisti Frrok Çupi ka hedhur akuza të rënda ndaj Presidentit Ilir Meta, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Ai shprehet se mbi ta rëndojnë vrasje. Çupi ka zbërthyer edhe reagimin e presidentit për “betimin për vrasje” të Metës ndaj Ramës. Shkrimi i plotë Presidenti u betua se do të vrase vetë kryeministrin… Më tmerron, më shumë se vdekja e tjetrit, ajo çfarë bëjnë udhëheqësit vrasës: Ëndërrojnë vetëm si t’i dërgojnë të tjerët përtej, por kurrë nuk mendojnë se ata vetë një ditë do t’i mbledhin rraqet. Ky është kobi, se që vrasin tiranët- këtë e di një botë mbarë.…

Read More

Pas disa romancave të dështuara, duket se ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, ka gjetur “paqe” në krahët e modeles Georgina Rodrigues. Çifti duket tejet i lumtur në krahët e njëri-tjetrit dhe kjo u pasqyruara edhe në pushimet që ata kaluan këtë verë, në plazhet e San Tropez të Francës, por edhe në fshatin italian Portofino. Georgina është kujdesur që të paraqesë në sytë e publikut, një vajzë tepër seksi, por edhe mjaft familjare. Së fundmi modelja 26-vjeçare është shfaqur duke aplikuar make-up në fytyrën e saj, Por vëmendje përveç pamjes së saj mbresëlënëse, mori dhe shkrimi që ajo i dedikoi…

Read More

Photoshopi është gjithnjë e më shumë i pranishëm në rrjete sociale. Ky aplikacion sipas shumë studiuesve ka një përdorim të gjerë, pasi përdoruesit e rrjetit, kryesisht femra, janë në kërkim të “prefeksionit”. Kjo ishte temë në studion e “Ftesë në 5”, ku ndër të ftuarat ishte dhe gazetarja Fjodora Fjora. Ajo tha se bullizmi është evident në rrjete sociale sepse femrat e njohura përpiqen të promovojnë të bukurën dhe jo sporte të ndryshme. Gjithashtu Fjodora mori një shembull nga motrat e famshme “Kardashians”. Sipas gazetares nëse një vajzë aplikon një produkt që përdor një nga motrat e njohura, ajo pret…

Read More

Paralajmërimi i mjekëve se nesër do të zhvillojnë një protestë në QSUT ka ngritur politikën në këmbë. Vetëm disa orë pasi deklaruan se do të zhvillojnë protestën, lejen për të cilën policia e refuzoi, kryeministri Edi Rama njoftoi se nesër në mëngjes do të presë në një takim në selinë e qeverisë një përfaqësi të tyre për t’u njohur dhe diskutuar për kërkesat. Ndërkohë që kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk ka pritur duke i ftuar një përfaqësi të tyre, mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë që sonte në selinë e PD-së për diskutuar situatën e pandemisë COVID-19 dhe problemet me…

Read More

Aktorja Egla Ceno i ka kthyer përgjigje regjisorit Altin Basha, i cili sipas saj publikoi mesazhet private me të në media. Në reagimin e saj, aktorja shkruan se me aktin, Basha i kishte dhunuar privatësinë dhe i kishte shkaktuar një dëm të madh moral dhe profesional por se ishte krenare për edukatën me të cilën i ishte drejtuar. Më tej, me ironi ajo shtoi se ndoshta nuk duhet të fliste kundër tij duke parashikuar se në të ardhmen Basha me shumë gjasa do të mbajë postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar. “Largimi im nga Portokallia nuk ka të bëjë fare…

Read More

Një 60-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Rreth orës 17:10 ka shkuar në spital i plagosur me thikë, në rrethana ende të paqarta shtetasi L.B., rreth 60 vjeç, banues në Durrës. 60-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Informacion paraprak Më datë 23.09.2020, rreth orës 17:10, jemi njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës, se ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës (thikë), në rrethana ende të paqarta shtetasi L.B., rreth 60 vjeç, banues në…

Read More

Me ndryshimin e stinëve lëkura pëson dëmtime të njëpasnjëshme dhe ne duhet ta përshtatim atë me kohën. Stina e vjeshtës është një pikë kyçe e kalimit nga stina e nxehtë në të dimrit, prandaj lëkura në këtë periudha ka më shumë nevojë se kurrë për përkujdesje. Teksa jemi në shtator, ne duhet të rregullojmë lëkurën nga dielli i fortë dhe ta përgatisim për ditët e ftohta të dimrit. Ne po ju tregojmë disa këshilla që duhet t’i keni parasysh në stinën e vjeshtës për lëkurë sa më të shëndetshme. Hiqni ‘make up-in’ herë pas here Në këtë periudhë të freskët…

Read More