Author: tirana

Më shumë se 240 migrantë në një kamp të ri, të përkohshëm në ishullin grek të Lesbos, janë infektuar me koronavirusin e ri, tha të hënën Agjencia e Shëndetit Publik në Greqi. Rezultatet dolën pas testimit të rreth 7.000 personave. Më 8 shtator, një zjarr që shpërtheu në kampin Moria të ishullit Lesbos, detyroi 12.000 migrantë të largohen prej aty, derisa autoritetet ndërtuan me shpejtësi një kamp të ri të përkohshëm. Gjashtë të rinj afganë përballen me akuza për zjarrvënie. U desh më shumë se një javë që shumica e azilkërkuesve të ri-strehohen në kampin e ri. Që nga marsi,…

Read More

Një person ka mbetur i vdekur në qytetin e Durrësit si pasojë e një aksidenti. Mësohet se makina ka përplasur një biçkiletë, e për pasojë ka humbur jetën personi me iniciale XH.M, 70-vjeç. Policia njofton se G. M., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 20.09.2020, në rrugën “Martin Camaj”, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale Xh. M., 70 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Read More

Në javën e parë të nëntorit do të nisë procesi akademik në universitetin e Tiranës. Kështu ka deklaruar rektori i Universitetit të Tiranës, profesor Artan Hoxha. “Për shkak të pandemisë, ka kaluar afati ligjor i tij, por ne po përgatitemi për fillimin e vitit të ri akademik, që do të jetë nga java e parë e nëntorit, sipas përcaktimit të Minstrisë së Arsimit.Përgatitjet për mirëpritjen e studentëve dhe ecurinë e mësimit kane filluar teksa ndiqet me vëmendje ecuria e Covid-19. Universiteti i Tiranës ka vendosur të kombinojë mësimin në klasa me atë online.’ Rektori thotë se specialistët janë duke krijuar…

Read More

Pritet vetëm zyrtarizimi, por në Spanjë janë të sigurtë, se Keidi Bare i ka dhënë fund aventurës me Malaga dhe ka gjetur skuadrën e re për të vazhduar karrierën. Sipas të përditëshmes “AS”, mesfushori i kombëtares shqiptare do të qëndrojë në Ligën 2, por duke luajtur për Espanjol. Skuadra katalunjase zbriti në një kategori më poshte sezonin e shkuar, teksa ka si objektiv rikthimin sa më të shpejtë në elitën e futbollit spanjoll. Për këtë ka marrë edhe shërbimet e Bares, duke shpenzuar 2 milion euro për të blerë kartonin e tij. Duke qëndruar në atë që raporton e përditëshmja…

Read More

Drejtori i rrjetit të pavarur ‘Nordic Monitor’ dhe njëkohësisht gazetari i njohur turk, Abdullah Bozkurt, me anë të një postimi në llogarinë e tij personale në Twitter ka bërë një shënim nga predikuesi i islamit, Ihsan Senocak. Predikuesi turk, duke shpërndarë një foto me marinarët turq që formojnë termin “Mavi Vatan “, kujtoi shoqëruesen femër të Muhamedit, Umm Haram, varri i së cilës mendohet të jetë në Larnaca. Me këtë gazetari, i cili kishte shpërndarë statusin e predikuesit i kërkonte Presidentit turk të pushtonte Qipron dhe të “çlironte” Umm Haram. “Turqia duhet të pushtojë Larnakan në pjesën jugore të Qipros,…

Read More

Socialisti Damian Gjiknuri ka zbuluar se është propozuar që të jetë vetëm një fletë votimi për zgjedhjet e 25 Prillit. Në këtë fletë qytetari mund të zgjedhë për partinë dhe kandidatin që i përket partisë apo koalicionit. “Fleta e votimit është çështje teknike, e zgjidh KQZ. Në votime, parimet janë vendosur aty. Si do të votojë qytetari? Një votë e ka në një fletë votimi dhe ne mendojmë që duhet të jetë një fletë votimi për ta pasur procesin e thjeshtë. Në një fletë votimi, qytetari do të votojë partinë politike që zgjedh, i vë kryqin asaj ose koalicionin parazgjedhor…

Read More

Ambasadori i ri i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, tha se nuk është më në pyetje nëse Izraeli do ta njohë Kosovën ose jo, sepse ai e ka bërë një gjë të tillë më 4 shtator. Njohja reciproke midis Kosovës dhe Izraelit është e përfshirë në një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator. “Izraeli nuk ka nënshkruar asgjë në Uashington. Ne nuk kemi qenë pjesë e atij takimi. Marrëveshja është nënshkruar midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe Shteteve të Bashkuara. Kryeministri ynë [Benjamin Netanyahu] e ka mirëpritur njohjen e ndërsjellë midis…

Read More

Burrat me jetëgjatësinë mesatare më të madhe në Europë jetojnë në qytetin italian të Trentos, sipas Eurostat. Jetëgjatësia mesatare e meshkujve në këtë qytet është 82,7 vjeç. Në vijim vjen rajoni i Madridit, në Spanjë (82,5 vjeç), më pas provinca autonome e Bolzanos (82,3 vjeç), Umbria (82,2 vjeç) dhe Marche (82,2 vjeç). Sa i përket jetëgjatësisë së grave, statistikat e Eurostat tregojnë se zonjat më jetëgjata jetojnë në zonat e Spanjës dhe Francës. Në vendin e parë është rajoni i Madridit (88,1 vjeç), i ndjekur nga komuniteti i Navarras në Francë (87,3 vjeç), më pas Korsika (87,2 vjeç) dhe Castilla…

Read More

Një studim i botuar së fundmi duke parë 276 pacientë në Spitalin Suizhou Zengdu në Suizhou, Kinë tregoi se ata që mbanin syze për më shumë se tetë orë në ditë ishin në rrezik dukshëm më të ulët për të marrë Covid-19 sesa ata që nuk mbanin syze. Vetëm 16 (më pak se 6 për qind) e atyre pacientëve që studioheshin kishin syze, në krahasim me 31 për qind të popullsisë lokale që mbajnë syze. Por, a do të thotë kjo se mbajtja e syzeve mund të na ndihmojë të mbrohemi nga koronavirusi? Para se të gjithë të nxitojmë për…

Read More

Institucionet kyç të administratës publike do të kenë të atashuar koordinatorët antikorrupsion që do raportojnë rregullisht për raste të dyshuara. Këshilli i Ministrave ka përcaktuar Dikasteret ku do të vendose rrjeti i koordinatorëve, ashtu si dhe pagat e këtyre të fundit, ndërkohë që do të jenë pjesë e organikës dhe strukturës së institucioneve. Në nivel qendror koordinatorë antikorrupsion do të kenë:  Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Inspektorati Kombëtar I Mbrojtjes së Territorit, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Drejtoria e Përgjithshme e…

Read More

Dy muaj më parë një çift partnerësh u vunë në pranga nga policia e Tiranës pasi akuzoheshin për shfrytëzim për prostitucion të një 17-vjeçareje. Kjo histori nxori në pah probleme të thella të një familje që ka përjetuar veç dhimbje. Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” u trajtua historia e 40-vjeçares, e cila është nënë e vetme dhe ka rritur pa asnjë ndihmë 2 fëmijë. Të rrisë fëmijët e saj pa baba, asaj i është dashur të kalojë një kalvar të madh dhune dhe paragjykimesh pasojat e të cilave i ka ndjerë edhe e bija 17 vjeç, që e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet për vend depozitimin e ri në Berat që do të administrojë mbetjet e qytetit, Kuçovës e Urës Vajgurore. Rama thotë se në këtë drejtim Shqipëria ishte turpi i botës, teksa thekson se sot është transformuar situata në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Vlorë e Korçë, teksa vijon me Beratin. Ai shprehet se vazhdon pa pushim zhdukja e fushave mesjetare të plehrave duke i zëvendësuar me fusha sanitare e me parqe. STATUSI NGA EDI RAMA 🌳🌞 Berat – Pas Tiranës, Durrësit, Fierit, Elbasanit, Vlorës, Korçës, po mbyllet edhe për Beratin, Kuçovën e Urën Vajgurore gangrena e…

Read More