Author: tirana

Mbrëmjen e sotme si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Durrës, mbetën të plagosur dy persona. Gjendja e tyre paraqitej e rëndë. Por më pas ka ndërruar jetë babai, ndërsa gjendja e djalit vijon të mbetet e rëndë. Më herët policia njoftoi se janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.

Read More

Në shoqërinë tonë, shkesi ka qenë protagonisti kryesor që bekonte martesat, sot interneti i ka ndryshuar njohjet. Megjithatë në fshatin Mushnik të Rrogozhinës ende është e vështirë të gjesh grua. Djemtë e këtij fshati janë shumica beqarë pavarësisht se në moshë. Zeqir Topi, 50 vjeç, thotë se të gjitha vajzat që ka njohur e kanë refuzuar pasi fshati nuk ka rrugë të shtruar me asfalt. “Edhe makinë të kesh nuk vjen, jo më karrocë. Jam 50 vjeç”-thotë ai. Fshati Mushnik është vetëm 5 km larg nga fshati Gërmenj, i cili i gjithë është i shtruar me asfalt. Banorët e zonës…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani, ndërsa u shpreh në një intervistë për “DW” se nuk sheh asnjë rrezik për negociatat që mund të kushtëzohen nga Gjermania për shkak të përplasjeve për reformën zgjedhore. Ai foli edhe për një datë të mundshme për konferencën për negociatat. “Këtë do ta shohim në varësi të vendimit që do të marrë Këshilli Evropian. Por ajo që është e padyshimtë është që ne po ecim në mënyrë intensive në hedhjen e hapave të mëtejshëm dhe pavarësisht se çfarë do vendosë Këshilli Evropian, është një vendimmarrje që varet më tepër nga dinamikat e brendshme se…

Read More

Atleti nga Kosova Fikret Shatri, ishte i ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”. Atleti tregoi eksperiencën e tij të vrapimit, nga Prishtina në Tiranë, gjë të cilën e ka realizuar në fillim të korrikut. Por gjatë bisedës në dritë doli dhe një histori tjetër e tij. Atleti rrëfeu se ushtarët serb, e kanë burgosur dhe ai me pak “dinakëri” mundi të arratisej. “Kur na kapën si ushtarë na prangosën, na futën në dhomat e hetuesisë së policisë serbe në qytetin e Pejës, sepse isha në zonën e Dukagjinit në atë kohë. Kisha shkuar si student për t’u inkuadruar…

Read More

Një autoveturë është përfshirë nga flakët në lagjen “Stacioni i Trenit” në qytetin e Elbasanit vetëm pak minuta pari ishte parkuar. Burime zyrtare bënë me dije se paraprakisht dyshohet se shkak për djegien e automjetit ka qenë një defekt në sistemin elektrik. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërsa zjarrfikësit shuan flakët.

Read More

Të shtëna me armë zjarri një Durrës, ndërkohë që deri më tani raportohet për dy të plagosur. Ata janë dërguar në spitalin rajonal të Durrësit dhe njëri është më rëndë pasi ka marrë dëmtime në organet jetësore, ndërsa tjetri është plagosur në këmbë. Edhe pse Policia është në terren, në një aksion për kapjen e të shumëkërkuarve, sërish kjo nuk e ka trembur krimin, i cili ka goditur sërish sonte. Durrës/Informacion paraprak Më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personave,…

Read More

Nëse përfiton pension suplementar, por kërkon të punësohesh edhe pas daljes në pension, ligji me ndryshime “Për kontributet shoqërore dhe sigurimet shëndetësore” ka përcaktuar se cilët do të penalizohen. Në relacionin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore që disponon “Shqip”, pensionet suplementare do të vazhdojnë ti tërheqin vetëm ata individë që punësohen në sektorin e arsimit, kurse kategoritë e tjera jo.. Ligji i miratuar me ndryshime disa ditë më parë, ia jep këtë kompetencë Këshillit të Ministrave për të miratuar kategoritë përfituese dhe ata që nuk e tërheqin pensionin suplementar në rastet kur janë të punësuar. Në ligj thuhet se ndalimi…

Read More

Përmes një vendimi të miratuar më 2 shtator, Këshilli I Ministrave ka ndryshuar procedurën për pajisjen e qytetarëve me pasaportat biometrike. Shtetasi, i cili aplikon për herë të parë për t’u pajisur me pasaportë biometrike, plotëson formularin e identifikimit me fotografi, në zyrën e gjendjes civile në bashkinë/njësinë administrative, ku ka vendbanimin. Shtetasit që nuk e bëjnë për herë të parë aplikimin, nuk do kenë nevojë të kryejnë veprimet e mësipërme, por do mund të aplikojnë direkt në zyrat e aplikimit, pas rezervimit online të takimit në portalin qeveritar e-Albania, duke paraqitur kuponin e aplikimit dhe si mjet identifikimi pasaportën…

Read More

Së pari, votuesi do të zgjedhë partinë dhe më pas do të shënojë me kryq vetëm një nga kandidatët që do të ofrojë partia në fjalë. Por këta kandidatë, do të jenë renditur nga kryetari sipas preferencës së tij, preferencë e cila do të jetë përcaktuese kur të shpallet lista e deputetëve fitues. Pra, lista do të jetë parimisht 100 % e hapur. Pasi të mbyllet votimi, si fillim do të bëhet numërimi i votve për partitë, duke llogaritur se sa mandate fiton secila. Pastaj do të llogaritet se kush janë emrat fitues për atë parti. Por si do të…

Read More

Venera Lumai dhe Lindi Islami, çifti që mund të kthejë cdo këngë në një dedikim romantik, së fundmi kanë bërë një cover të këngë së njohur të Jondia Maliqit “Jam bërë si ti”. Jo vetëm fansat dhe dëgjuesit e muzikës së tyre e kanë pëlqyer, por edhe vetë Jonida e cila e ka ripostuar video-n e tyre në Instagram-in e saj. Për këngëtaren ata janë “një dashuri e vërtetë”, po ashtu edhe çifti më i mirë, që kanë bërë cover-in më të mirë, pra më të mirët e botës. Këtë e ka konfirmuar edhe Sidrit Bejleri, i cili ka përfituar…

Read More

Takimi i Anës dhe Fatjonit, u komentua shymë në studion e ‘Përputhen’ për veshjen të konsideruar si të ekzagjeruar nga djemtë e tjerë. Mevlani ishte njëri nga djemtë që komentoi veshjen e Anës, e kjo e fundit nuk “ia përtoi” shumë në përgjigje. Ana ju drejtua Mevlanit me fjalët: “Nuk të bën k***vë veshja”. Ndërsa Mevlani, nuk kishte ndonjë kundërpërgjigje dhe bisedën e devijoi nga Fatjoni. Ana: Nuk të bën k**vë veshja, nuk të bën Mevlan. Fatjoni: Ti ishe me femër dhe flisje me një tjetër, (i drejtohet Mevlanit). Mevlani: Më mirë me një tjetër, sesa të kisha turp. Ana:…

Read More

Si të mos mjaftonte cikloni që ka goditur sot ishujt grekë, një tërmet me magnitudë 5.9 i shkallës Richter ka tronditur vendin tonë fqinj, pak çaste më parë. Tërmeti me magnitudë 5.9, sipas EMSC, goditi rajonin e Kretës. Sipas dëshmive, lëkundjet afër epiqendrës ishin të forta, ndërsa fatmirësisht tërmeti ka zgjetur shumë pak sekonda. Në epiqendër tërmeti pati një thellësi 45 km, çka kjo e bëri më të ulët intensitetin në sipërfaqje. Epiqendra e tërmetit ishte 57 km në juglindje të “Iaákleion”, Kretë, zonë me një popullsi mbi 100 mijë banorë. Sinoptikanët kanë parashikuar stuhi të forta të dielën, në…

Read More