Gjatë pandemisë së koronës gjermanët dëgjonin këshillat e virologut, Christian Drostenit. Në një intervistë për DW ai paralajmëron se kemi përpara një dimër të vështirë. Dhe sa kohë do të na duhet të jetojmë me pandeminë e koronës? Christian Drosten: Është e vështirë të bësh prognoza globale. Në Europë ne kemi gjendje me vështirësi të ndryshme. Dimri nuk do të jetë i lehtë. Vitin e ardhshëm do të kemi vaksinat. Unë mendoj se në fund të vitit të ardhshëm ato të mund të furnizohen tek pjesë të caktuara të popullsisë. Nga maskat nuk do të shpëtojmë aq lehtë. Sepse edhe…
Author: tirana
Pesë persona janë arrestuar në lidhje me sulmin me armë zjarri që ndodhi dje në Durrës, ku një person humbi jetën dhe u plagos djali i tij dhe një tjetër. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.13. Mësohet se shënjestër e sulmit ishin Armando Baboçi dhe djali i tij Erald Gjini. Mësohet se pas hekurave përfunduan 5 shtetas si dhe shpallen kërkim tre të tjerë. NJOFTIMI I POLICISË Shërbimet e Policisë Durrës, pas njoftimit se në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit të menjëhershëm e profesional si dhe gatishmërisë së…
Është ndarë nga jeta në moshën 87- vjeçare gjykatësja e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara dhe ikona për mbrojtjen e të drejtave të grave, Ruth Bader Ginsburg. Mësohet se Ginsburg ka humbur betejën me një sëmundje kancerogjene. Lajmi për vdekjen e saj u dha nga Gjykata Supreme përmes një deklarate, në të cilën thuhet se Ginsburg vdiq nga kanceri i pankreasit në shtëpinë e saj në Uashington, e rrethuar nga familja. Vet gjykatësja e ndjerë kishte njoftuar se do t’i nënshtrohet kimioterapisë për shkak të rishfaqjes së kancerit. Kujtojmë se Ginsburg ishte feministe e njohur si dhe u shndërruar…
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa fjalë të shenjta nga profeti Musned Ahmed ibn Hanbel. Sipas kësaj shprehjeje virtyti më i lartë i një njeriu është kur ai forcon marrëdhëniet me një person që i ka shkëputur, apo të falësh atë që të fyen. “Virtyti më i lartë prej të gjitha virtyteve është t’i përforcosh marrëdhëniet me atë që i ka shkëputur, t’i japësh atij që nuk të jep ty dhe ta falësh atë që të fyen ty”, janë fjalët e shenjta të Musned Ahmed ibn Hanbel që ka shpërndarë kryeministri Rama. https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10150147019281523/10158161386711523/?type=3
Operacioni për të liruar tre personat që ishin ngjitur në pemë për t’i shpëtuar ujërave të rrëmbyeshëm në Almyros të Volos, pati një fund të lumtur. Me bashkëpunimin e EMAK dhe ushtrisë, zjarrfikësit arritën t’i afroheshin tre punëtorëve dhe t’i nxirrte nga pemët që kishin gjetur strehim. Operacioni filloi dje në orën 4 pasdite, me ekipet e shpëtimit duke rrezikuar veten e tyre për të kapërcyer tërbimin e natyrës. Ky operacion për shpëtimin e 3 personave, një inxhinier nga Volos, një gjeometër-inxhinier nga Larisa dhe një nën-inxhinier nga zona e Almyros që punonin për ndërtimin e një rezervuari, zgjati më…
Pas ciklonit të fuqishëm, një person ka humbur jetën në Greqi dhe dy të tjerë janë shpallur të humbur. Mediat vendase bëjnë me dije se stuhia sub-tropikale “Ianos”, ka përfshirë brigjet e Greqisë Perëndimore. Si pasojë e stuhisë ka humbur jetën një e moshuar në zonën e Farsalas afër Larisas dhe dy të tjerë janë shpallur të zhdukur në zonën e Kardicas. Ndër të tjera bëhet me dije se shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të energjisë në disa zona. Ndërkohë, 645 banorë janë të bllokuar në shtëpi, ndërsa evakuimet nga forcat speciale EKAM dhe zjarrfikëset kanë vijuar…
Vijojnë kontrollet në Elbasan nga forcat speciale RENEA dhe Shqiponjat. Aktualisht në rrethrrotullimin e Bradasheshit janë duke u kryer kontrolle te rrepta. Pak më herët ditën e sotme u prangos Erion Alibej, si porositësi dhe organizatori i vrasjes së vëllait të Talo Çelos, si dhe Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Edhe ditën e djeshme u ushtruan kontrolle në Elbasan dhe zonën përreth, kryesisht në zonën e Bradasheshit.
Një lëkundje 2.9 e shkallës rihter ka lëkundur vendin tonë. Tërmeti është ndjerë në disa qytete, por kryesisht në Tiranë dhe Durrës. Lëkundjet zgjatën për disa sekonda.
Detaje të reja zbardhen në lidhje me prangosjen e Erion Alibej. Sipas burimeve në momentin që ndodhi vrasja e parë, ajo e Emiljano Ramazanit, banesa e parë që u kontrollua ishte e Erion Alibejt. Ai ndodhej në arrest shtëpie për një plagosje të kryer rreth 6 muaj me parë dhe banesa iu kontrollua me argumentin nëse po zbatonte masën e sigurisë apo e kishte thyer. Po mësohet se në fakt policia ishte nisur me të tjera dyshime për kontrollin. Alibej është gjendur në banesë në ato momentet, pasi ishte nën arrest shtëpie. Por nga ai moment, policia duket se e…
Pas nje sherri që degjendroi në përdorimin e armëve mbetën mbrëmjen e sotme të plagosur në Durrës dy shtetas, babë e bir. Pavarësisht ndihmës së mjekëve ndërroi jetë në spital, Armando Baboçi, 39-vjeç. I plagosur mbeti edhe djali i tij Erald Gjini, 19-vjeç, por i ati i tij raportohet se kishte ndryshuar gjenialitetin dhe prandaj mbante mbiemër të ndryshëm nga i biri. Po në lidhje me ngjarjen policia tha se është paraqitur i lënduar në Urgjencën e Spitalit Durrës, shtetasi E.T., për të cilën grupi hetimor po punon për sqarimin nëse ka lidhje me këtë ngjarje.
Në studion e “Zonë e Lirë” sot është ftuar ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Vetëm pesë minuta pasi hyri në studio, Spiropali kërkoi që të fikej kondicioneri. Ajo i bëri vërejtje Arjan Çanit teksa i kujtoi se nuk lejohet përdorimi i kondicinerit në këtë kohë pandemie. “Mund ta fikni pak kondicionerin? Nuk duhet përdorur në këtë kohë”, tha Spiropali në studion e Çanit.
Një sherr i fortë që degjeneroi me përdorimin e armëve u regjistrua mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Siç shihet nga pamjet, fillimisht ka pasur një sherr me sende të forta si shkop bejsbolli dhe karrige dhe më pas ngjarja ka degjeneruar me përdorimin e armëve të zjarrit, duke i shkaktuar vdekjen një personi dhe plagosjen e të birit. Në pamjet nga vendi i ngjarjes, shihet edhe një makinë e dëmtuar që është në pronësi të viktimës.