Author: tirana

Damian Gjiknuri ka folur për ABC News mbi propozimet e fundit të PS, për listat e deputetëve. Gjiknuri thotë se çdo kandidat nëse ka dhënë kontribut në komunitet do të votohet edhe nëse është vendosur në fund të listës. -Se mos vendosni Gramoz Ruçin në Gramsh në fund të listës?  Gjiknuri: Gramozin edhe po ta fusësh të fundit në Gramsh, del deputet. Çdo kandidat njihet për bëmat e tij. Unë jam marrë shumë me vota si shumë kolegë. Shumë thonë do ta jap voten ç’ke ti dhe s’ta japin. Nuk e di njeri se si voton se vota është e fshehtë.…

Read More

Aktorja indiane Sara Khan, e njohur si “Sadna” nga seriali “Bidaai”, e ka fituar betejën me Covid-19. Disa ditë më parë aktorja bëri të ditur se ishte infektuar dhe u detyrua të karantinohej në shtëpi. Ajo postoi vazhdimisht foto nga karantina e saj duke treguar se ishte mirë me shëndet dhe duket qetësuar kështu fansat që e pyesnin gjatë gjithë kohës. Ndërkohë ditën e sotme aktorja ka postuar disa foto të reja ku shfaqet në super formë dhe e quan veten një Barbie. Mes komenteve, shumë fansa e pyesin për shëndetin e saj dhe Sara i tregon se është shëruar.…

Read More

Në studion e emisionit “Ftesë në 5” ishte i ftuar pedagogu Rezart Prifti. Në studio po flitej mbi rrjetet sociale, ndikimin që kanë ata tek ne dhe si ne i përdorim këto instrumente. Gjatë bisedës Prifti i etiketoi rrjetet sociale si “perëndia”, duke shtuar se ata dinë gjithçka për ne duke përfshirë edhe gjërat më intime. “Frika më e madhe që mund të kesh ti është që dikush të di çfarë ke në kokë. Facbook-u, Google, janë “perëndia” jonë për sot, sepse dinë më të zezat. Dinë ku shohim porno, kur e shohim pornon, çfarë femrash duam. Kjo nuk është…

Read More

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se lista e kandidatëve të partisë apo të koalicionit zgjedhor do të jetë 100% e hapur. Përmes një postimi në rrjetin social, numri dy i PS, Balla thekson se çdo zgjedhës ka të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tek emri i një kandidatit të preferuar. “Është koha për ta votuar Kodin Zgjedhor duke diskutuar intensivisht mes palëve dhe duke i harruar shantazhet, akuzat dhe bllofet! Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë dhe ne s’mund të presim gjatë për votimin e risive që reflektojnë ndryshimet…

Read More

Nga Baton Haxhiu Projektimi është mekanizëm mbrojtës i njohur në psikologji. Ai bën pjesë në shenjat e sigurta që paralajmërojnë makthin që afron. Historia njerëzore njeh pafund shembuj të tillë. Projektimi pjell nga pjesët e papranueshme të personaliteti, që pa arritur të pranohen, i barten tjetrit. Në nivel individual dhe nacional. Populli shqiptar e njeh mirë projektimin e fajit. Pas hebrenjve, shqiptarët kanë vuajtur më shumë se kushdo tjetër nga ai. Përgjatë krejt pushtimit të Kosovës, Serbia e ka përdorur projektimin për t’i paraqitur shqiptarët ashtu siç nuk ishin. Apo, siç ishin serbët. Teksa vrisnin shqiptarë, thërrisnin se po vriten…

Read More

Erion Alibej është organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në Korrik të këtij viti në Elbasan. Ai është vëllai i Endrit Alibejit, 34-vjeçarit të vrarë në një atentat mafioz më 29 Dhjetor 2018-s sëbashku me xhaxhain Arben Dylgjeri 56 vjeç dhe shtetasin turk Erdal Durunay 51 vjeç. Erion Alibej, 34 vjeç, është emër i dëgjuar për autoritetet e drejtësisë italiane. Ai është arrestuar sëbashku me vëllain e tij në vitin 2013 si të përfshirë në trafikun e kokainës në Itali. Erion Alibej njihej edhe me emrin Andrea Alibej. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të…

Read More

Ndonëse është një objekt kulti dhe në të luten besimtarët musliman të fshatit Maqellarë në Bashkinë Dibër, çuditërisht në minaren e kësaj xhamie janë vendosur antenna valësh të një telefonie celulare. Ky fakt ka shqetësuar besimtarët që shkojnë e luten në këtë objekt kulti. Ata kanë kërkuar që antenat të hiqen jo vetëm për faktin se shëmtojnë minaren e xhamisë, por edhe janë të rrezikshme pasi lëshojnë valë të dëmshme për shëndetin si dhe mund të bëhen objekt i goditjes nga shkarkesat elektrike, pra rrufetë. Shqetësimin e ngre edhe imami i kësaj xhamie, Shaban Skuka i cili shprehet se antenat…

Read More

Aplikacionet e fundit na mundësojnë që të numërojmë hapat që kryejmë çdo ditë, me shpresën se ky lloj aktiviteti fizik përmirëson shëndetin. Ekspertët kanë rekomanduar gjithnjë që njeriu duhet të kryejë aktivitet fizik çdo ditë dhe të paktën të kryejë disa mijëra hapa. A mjaftojnë 10,000 hapa për të përmirësuar shëndetin? A duhet të ecni më shumë apo më pak? Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për ecjen dhe rolin e saj në përmirësimin e shëndetit. Ajo që duhet të dini është se numri i hapave që duhet të hidhni çdo ditë është në varësi të…

Read More

Kushdo që ka përjetuar të paktën njëherë depresionin, i kupton më së miri efektet e tij ‘shkatërruese’. Depresioni ‘vjedh’ energjinë e një personi, përqëndrimin dhe kënaqësinë e tij. Është e rëndësishme të dini se depresioni është një gjendje serioze mjekësore që kërkon trajtim profesional. Depresioni shkaktohet nga faktorë disa prej të cilëve janë fizikë e të tjerë psikologjikë. Më poshtë do të lexoni disa prej zakoneve të këqija që çojnë në depresion: Mungesa e aktivitetit fizik Mund të tingëllojë e çuditshme, por ushtrimet fizike janë shumë të rëndësishme si për mirëqenien tuaj fizike, ashtu edhe atë mendore. Të qenit joaktiv…

Read More

Kremlini i ka quajtur “absurde” raportimet se lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, për të cilin Gjermania dhe qeveri të tjera shprehen se është helmuar me agjent nervor. Autoritetet gjermane thonë se lideri opozitar ka gëlltitur substancën nga një shishe e ujit në dhomën e tij të hotelit në Siberi. Ekipi i Navalnyt ka thënë se shishja e ujit është larguar nga dhoma e tij e hotelit në qytetin Tomsk, pasi ai u sëmur keq muajin e kaluar. Sipas këtij ekipi, në shishe janë gjetur gjurmë të agjentit nervor Noviçok. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka hedhur poshtë pretendimet, duke vënë…

Read More

Erion Alibej është arrestuar dhë është lënë në burg pasi akuzohet si organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve që tronditën Elbasanin gjatë muajit gusht. Kujtojmë që u ekzekutua me breshëri automatiku Emiljano Ramazani dhe u qëllua 26 herë me thikë Regis Runaj, i cili u gjet i pajetë pranë varrezave të qytetit. Alibej mësohet se ka një të shkuar kriminale dhe ka marrë pjesë në trafiqe ndërkombëtare droge. Ai përdorte dhe dy emra të tjerë; Erion Dylgjeri dhe Andrea Alibej. Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibej (Dylgjeri), i cili ishte objektivi i një atentati me armë që përfundoi në…

Read More