Author: tirana

Ditën e djeshme në rrjet u shpërnda me shpejtësi lajmi se Bieta Sulo mund të jetë në pritje të ëmbël. Shkak për këtë u bë një foto e moderatores me tollumbace rozë dhe fakti që herë pas here ka shprehur dëshirën për të pasur një fëmijë tjetër, që do të jetë vajzë. Mirëpo mëngjesin e sotëm moderatorja ka reaguar duke mos lejuar që këto thashetheme të vazhdonin. Ajo e ka mohuar lajmin dhe ka treguar se në fakt shumë shpejt pret të bëhet teze. “Mirëmëngjes me një foto pa tullumbace, se ky na i ngatërroi të gjitha. E vetmja lidhje…

Read More

Partia Demokratike ka sulmuar ashpër qeverinë për javën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor. Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi theksoi se në 80% të shkollave mungojnë kushtet e higjienës. Sipas Vokshit mbi 50 mësues janë me COVID-19, ndërsa shtoi se nuk është marrë asnjë masë shtesë nga qeveria. Në emër të PD-së, Vokshi tha se asnjë nga 103 shkollat e shembura dhe dhjetëra të dëmtuara rëndë nuk ishin gati për rreth 23 mijë nxënës dhe mësues. DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE Java e parë e vitit të ri shkollor dëshmoi që qeveria ishte…

Read More

Neurokirurgu shqiptar në spitalin e Filadelfias, Gentian Toshkezi, foli në një lidhje me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Mjeku theksoi se situata në Filadelfia paraqitet më e qetë se në muajt e parë të pandemisë, dhe sipas tij, po shkohet drejt një normaliteti. “Ka pasur një rënie të rasteve me koronavirus dhe kemi pasur një status quo të pacientëve, duke qenë në një situatë më të favorshme se muajt më parë, ku ishim në një situatë paniku. Aktualisht ne kemi hapur spitalet për veprimtaritë normale. Po shohim një rikthim të situatës jo plotësisht në normalitet, por duke krijuar…

Read More

Besa Spaho, është drejtoresha e re e Kadastrës së Korcës, prezantuar ditën e sotme nga kreu i Kadastrës Artan lame. Artan Lame tha nga Korça se prezantimi i Besa Spahos,drejtoreshës së re të Kadastrës, u bë në ambientet e reja të saj, ndërsa Korça ka më shumë probleme në fushën e ilegalitetit në ndërtime dhe zënien e tokës. “Kohët e fundit një pjesë e drejtorive të kadastrës kanë kaluar në proces rikonstrkturimi. Në rang republike Korça ka më pak problematika në fushën e ilegalitetit në ndërtime dhe zënien e tokës. Po ju sjell pjesë nga një dokument që mban datën…

Read More

Hajdutët hapën sirtarët e dollapëve, kërkuan poshtë krevatit ndaj lëvizën edhe dyshekun. Lëvizën objektet e tjera, shkatërruan rrobat. Dhe pastaj u larguan pa marrë asgjë. Një i ri, i cili jeton në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik me inicialet M. Zh pasi u kthye në banesë dhe konstatoi rrëmujën, kontrolloi dhe kreu inventarin i bindur se hajdutët kishin pasur kohë të merrnin prej andej ç’të dëshironin ata. Por nga kontrolli i riu nuk konstatoi asnjë mungesë. Burimet bëjnë me dije se kallëzuesi njoftoi menjëherë në numrin falas të sallës operative duke kërkuar këqyrje policore të banesës. Policia raporton në procesverbalin…

Read More

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje politikës shqiptare që të vendosin për hapjen e listave 100% për zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një statusi në ‘Facebook’ kreu i shtetit, duke mos i kursyer kritikat theksoi se Kuvendi nuk duhet të delegohet kështu, ndërsa shtoi se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme. REAGIMI I METËS Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët. Hapini 100 për qind!Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100…

Read More

Oqeanet janë zbrazur gjatë muajve të fundit, me udhëtarë detarë nëpër botë që kërkojnë një port të sigurt mes frikës se shpërthimet ose kufizimet e Covid që mund t’i lënë ata të bllokuar pa pasur askund ku mund të shkojnë. Gjë që e bën vendimin e një familje italiane të fillojë një aventurë epike në një varkë me vela të duket gjithnjë e më e guximshme ose, në sytë e disave, e turpshme. Stefano dhe Sara Barberis, një çift në të 40-at e tyre nga një qytet i vogël në rajonin verior të Lombardisë, kanë shitur shtëpinë e tyre për…

Read More

Vetitë kuruese të lules së basanit, një bimë barishtore që në gjendje natyrale rritet kudo, janë të njohura në mbarë botën. Përdorimi i gjerë i kësaj bime në mjekësinë popullore apo në produkte të ndryshme medicinale, i jep një rëndësi të veçantë kultivimit saj. Kjo si për përdoruesin ashtu edhe për prodhuesin, lidhur me aspektin ekonomik. Është përdorur prej vitesh, veçanërisht e përzier me vajin e ullirit, si një balsam kurativ dhe rigjenerues. Përdoret në rastet e prerjeve, djegieve dhe plagëve të ndryshme por edhe si një çaj qetësues. Përdorimi i lule basanit ende lidhet me mjekësinë popullore dhe kurat…

Read More

Pak ditë më parë aktorja Ema Andrea denoncoi përmes një postimi në rrjetet sociale një telefonatë private që i kishte ardhur në telefonin e saj. Teksa iu prezantua si punonjëse e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, vajza që e telefonoi i kërkoi të mos dilte nga shtëpia pasi kishte rezultuar pozitive me COVID-19 dhe do të shkonte ta merrte një makinë. Aktorja Andrea, në një lidhje live me ‘News 24’, e ka cilësuar këtë telefonatë si një ‘shaka pa kripë’, ndërsa tha se një gjë e tillë u ka ndodhur edhe personave të tjerë publikë. “Këtë lloj shakaje pa kripë e kanë…

Read More

Lei Kraja është një nga bukuroshet e ekranit shqiptar dhe çdokush do të ishte kurioz të dinte se cili është mashkulli krah saj. Edhe pse moderatorja zakonisht është shumë e rezervuar kur e pyesin nëse ka dikë në jetën e saj, këtë herë nuk ndodhi kështu. Së fundmi moderatorja bukuroshe ka realizuar një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram ku ka qenë e hapur për pyetjet. Lei ka zbuluar se është beqare, por mesa duket ky fakt nuk i pëlqen aspak. “I dashuri yt duhet të jetë me shumë fat”, i ka shkruar një nga ndjekësit. “Do të thoja të njëjtën…

Read More

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka thënë se për Serbinë është shumë e rëndë humbja e Kosovë, “kështu që Mali i Zi mund të shërbejë mirë për këtë qëllim (si ushqim për nacionalistët serbë). Gjukanoviç në një intervistë për televizionin boshnjak, raportojnë mediat ka thënë se Mali i Zi nuk i sheh këto zhvillime si qëllim mira dhe nuk mendon se kjo është naive. “Pra, ne nuk dëgjojmë ato që thuhen në paraqitjet zyrtare, por lexojmë edhe midis rreshtave, por shpeshherë nuk duhet të lexojmë as midis rreshtave, por vetëm të lexojmë atë që shkruan, dhe kjo është…

Read More

Pas ngjarjeve të shumta kriminale të ndodhura ditët e fundit në vendin tonë, Policia e Shtetit ka ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin. Pas Elbasanit, grupet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat Shqiponja kanë zhvilluar një sërë kontrollesh në Fier, për goditjen e rasteve me armëmbajtje pa leje dhe lëndëve narkotike. FNSH e Shqiponjat kanë ndaluar pjesën më të madhe të automjeteve në disa postblloqe të ngritura në hyrjet dhe daljet e qytetit. Kontrollet kanë vijuar për disa orë, ku uniformat blu kanë kaluar në “filtër” jo vetëm drejtuesit e mjeteve, por edhe pasagjerët, për të vendosur…

Read More