Një person është gjetur i vrarë në qytetin e Durrësit. Mësohet se viktima është qëlluar me thikë në zemër dhe është lënë pranë shinave të trenit në Durrës. Viktima është Idajet Dulla por nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë Policia e Durrësit ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Gjithashtu bëhet me dije se janë ngritur pika kontrolli për të kapur të dyshuarit e përfshirë në ngjarje.
Author: tirana
Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e SPAK për çështjen e gjyqtarit të KPA-së, Luan Daci. Gjykata e Lartë ka shqyrtuar rekursin e SPAK në Dhomë Këshillimi, duke vendosur ta pranojë ta kalojë për gjykim. Më herët, SPAK bëri rekurs kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, që i hoqi gjyqtarit Daci masën e pezullimit nga detyra. Prokuroria e Posaçme kërkon që t’i rikthehet gjyqtari masa e “pezullim nga ushtrimi i detyrës”. Gjyqtari Luan Daci akuzohet nga SPAK për falsifikim të dokumenteve, pasi ka fshehur shkarkimin nga detyra në vitin 1997.
Profesor Edmond Tupe flet pas shërimit nga Covid-19. Ai është shprehur se pavarësisht kujdesit, në familjen e tij tre anëtarëshe ka dalë pozitiv ai dhe djali, kurse bashkëshortja jo. Në një intervistë për Fax Neëë, Tupe ka thënë se fillimisht është ndjerë i lodhur dhe i këputur, dhe më pas nëpërmjet mjekut të familjes është lidhur me ISHP, të cilët i kanë bërë tamponin nga ku ka dalë pozitiv. Tashmë që në familjen e tij e kanë kaluar betejën me infeksionin, ai tregon ndjesitë e para të infektimit. “Në familjen tonë jemi tre veta bashkëshortja djali im edhe unë. Deri…
Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka reaguar ashpër në lidhje me heshtjen e qeverisë përballë krizës së refugjatëve. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Topalli shprehet se dikur ishin shqiptarët në vendin e atyre refugjatëve. Ajo shprehet se ata duhen ndihmuar dhe se fëmijët janë të pafajshmë. “Nuk dua as para as ushqim. Vajza nga Afganistani shpërthen në lot pasi kapet nga policia shqiptare. Nuk jemi terroriste!” Dikur ishim ne shqiptaret… me sa duket ne harrojmë shpejt. Ata duhen ndihmuar, se fëmijët janë të pafajshëm Janë dëshmitarë të një tragjedie të paparë! Shteti shqiptar mund t’ ia lehtësojë…
Tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 634 persona, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 63 prej tyre. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 14 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Shtime. Kujtojmë që deri…
Një ndër njerëzit më me influencë në drejtësinë e SHBA, Ruth Bader Ginsberg u nda nga jeta ditën e djeshme, në 18 shtator 2020 në moshën 87-vjeçare, e për deputeten e kuvendit të Shqipërisë Rudina Hajdari, ajo ka qenë një inspirim dhe një heroinë e vërtetë. Zonja Hajdari e ka kujtuar me një status juristen më të vjetër në SHBA. “Sa herë kaloja në pallatin e Drejtësisë në Columbia, shihja portretin e Ruth Bader Ginsberg dhe ndjehesha e inspiruar dhe krenare për këtë grua në këtë ditë dhe këtë moshë. Për të pasur kurajon për të bërë ndyrshimin. Ajo është…
Policia e Elbasanit vuri në pranga sot të shumëkërkuarin Gentian mino, i cili dyshohet si i përfshirë në ngjarjen e rëndë që ndodhi në gusht të 2019-ës, ku u plagosën 3 persona në një lokal pranë Pallatit të Sportit në Elbasan. Mirëpo Mino nuk është një person i panjohur për policinë pasi 5 vite më parë ai u arrestua pasi përndiqte ish të dashurën. Mino kishte vendosur fshehurazi një kamera në makinën e ish-partneres, për të zbuluar nëse kjo e fundit kishte ndonjë lidhje tjetër. 27-vjeçarja me inicialet E.B bëri denoncim në polici pasi dyshimeve që kishte. Në pranga ra…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes nje postimi në facebook ka ndarë lajmin e mirë që e moshuara nga Saranda që u dhunua në banesën e saj ku jetonte vetëm është trajtuar me sukses në spitalin e Traumës. “Pasi u ndihmua nga strukturat tona të shërbimit socio-shëndetësor në Sarandë, nënë Elefteria, e moshuara e braktisur nga familja, është trajtuar me kujdes nga ekipi i mjekëve kirurgë të spitalit të Traumës. Gjithçka ka shkuar mirë dhe operacioni është realizuar me sukses”, shkruan Manastirliu. Në postimin e saj, Manastirliu shkruan se nënë Elefteries pas daljes nga spitali do të…
Charles Chuck Feeney, themeluesi i Duty Free Shoppers është zyrtarisht trokë, ashtu siç vetë ka dëshiruar prej kohësh. Dikur llogaritë e tij bankare përfshinin shifra marramendëse, por tashme 89-vjeçari nuk gëzon asnjë kacidhe. Mësohet se ish-miliarderi i ka dhënë të gjitha paratë për bamirësi. Në një artikull ekskluziv, prestigjiozja Forbes shkruan Miliarderi që dëshironte të vdiste i varfër, është zyrtarisht pa para’. Përgjatë karrierës së tij, Feeney ka dhuruar në mënyrë sekrete dhe larg bujës mediatike shuma të mëdha për bamirësi. Përherë ka qenë admirues i jetës së thjeshtë, çka duket fare mire edhe nga apaartamenti i tij modest në…
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron për herë të parë nga llogaria e tij në Twitter ka përcjellë një mesazh në gjuhën turke. Këngëtarja e njohur tregon fakte tronditëse, flet hapur për aftësitë e ish-partnerit të saj në dhomën e gjumit: Nuk mund t’i numëroj të gjitha kohët që jam shtirurMacron shkruan në turqisht: “Në Ajaccio i dërguam Turqisë një mesazh të qartë; të rihapim një dialog të përgjegjshëm me qëllim të mirë dhe jo naiv. Kjo thirrje tani është gjithashtu edhe një thirrje e Parlamentit Evropian. Me sa duket edhe është përcjellë. Le të përparojmë”, shkroi Macron. Më 24-25 shtator…
Policia e Kukësit jep detaje për arrestimin e këngëtares kosovare, Fjolla Morina, në Pikën Kufitare të Morinës, pasi u kap me armë zjarri. Policia thekson se gjatë kontrollit ka sekuestruar një armë zjarri pistolete me 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak. Njoftimi i policisë: Morinë, Kukës. Policia Kufitare e Morinës evidenton dhe godet një rast të tentativës për të hyrë në teritorin shqiptar me armë zjarri me vete.Sekuestrohet një armë zjarri pistolete me 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak.Vihet në pranga një 34 vjecare që posedonte armën e zjarrit.Në vjim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin…
Këngëtaren kosovar ndalohet në Morinë me armë zjarri në çantë. Mësohet se është ndaluar këngtëtarja Fjolla Morina, e cila ka qenë duke hyrë në Shqipëri me mjetin e saj tip “Audi Q7”.