Author: tirana

Presidenti Ilir Meta vazhdon të jetë në Dibër, ndërsa nxjerr në pah traditat dhe vlerat e kësaj krahine. Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale këngën e Hajredin Pashës, e kënduar nga një vogëlushe 10 vjeçare. Kreu i shtetit vlerëson se Dibra ngeli përherë bastioni dhe barrikada e parë e betejave ndaj vërshimit të hordhive të ushtrive pushtuese në kufirin verilindor të shqiptarëve, ndërsa kjo trimëri e vendasve është përjetësuar në këngë e valle. Postimi i presidentit Ilir Meta: Dibra ngeli përherë bastioni dhe barrikada e parë e betejave ndaj vërshimit të hordhive të ushtrive pushtuese në kufirin verilindor të shqiptarëve.…

Read More

Zyrtarët e shëndetësisë po i bëjnë thirrje publikut që të bëjë vaksinën e gripit këtë vit për të shmangur mundësinë e përballjes me koronavirusin dhe gripin në të njëjtën kohë. Të dyja sëmundjet janë shumë ngjitëse dhe kanë simptoma të ngjashme. Por gripi është sezonal, ndërsa COVID-19 nuk duket të jetë i lidhur me stinën, ndërsa përhapet në gjithë botën. Megjithëse ende nuk ka dalë një vaksinë për COVID-19, vaksina për gripin ka qenë e disponueshme prej dekadash. E vetmja mënyrë për të përcaktuar nëse dikush ka njërën ose të dyja këto sëmundje, është përmes testeve laboratorike. Gary Simon, drejtor…

Read More

Altin Basha, regjisori prej 17 vitesh i programit “Portokalli” në Top-Channel është larguar përfundimisht nga spektakli. Mësohet se Basha ka dhënë dorëheqjen pasi kupola e televizioni i ka hequr shumë ‘kompetenca’. Këtë gjë, Basha e ka konsideruar si ndërhyrje dhe ka dhënë dorëheqjen përfundimisht. Ai ka vendosur të respektojë kontratën, duke qëndruar në punë edhe tre muaj të tjerë, në mënyrë që në dhjetor të këtij viti, të shkëputet përfundimisht nga Top-Channel. Pas kësaj dorëheqjeje, Dosja.al shkruan se ka mësuar se ‘të pakënaqurit’ e Bashës, kanë nisur të negociojnë rikthimin e tyre në “Portokalli”. Delinda Disha, Xhemi Shehu, Egla Ceno,…

Read More

Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë në Kosovë i kanë bërë thirrje mësuesve dhe nxënesve që të tregohen të kujdesshëm në respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Në një deklaratë për mediat MSH ka bërë me dije se nëse situata e pandemisë përkeqësohet, atëherë mund të merret vendimi që të mbyllen shkollat. “Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK, bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, nëse situata pandemike përkeqësohet, mund të marrin vendim për mbylljen e shkollave. Prandaj, MASh kërkon nga task forcat e shkollave dhe të DKA-ve që, përveçse të kujdesen për zbatimin…

Read More

Në një lidhje skype me gazetaren Nisida Tufa për emisionin “Kjo Javë”, përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, komentoi amendamentet e propozuara një ditë më parë për Kodin Zgjedhor ku maxhoranca pretendon për hapje 100 % të listave të kandidatëve në zgjedhje. “Fakti që votohet cdo kandidat do të thotë që ne kemi respektuar parimin kushtetues që vota është parapëlqyese. Pra, zgjedhësi ka të drejtë të vendosë kryqin e tij dhe të zgjedhë një nga kandidatët e listës që ka propozuar partia. Tani dihet që listat partia i propozon sepse këtu konkurojnë partitë politike. Partitë politike, kanë edhe…

Read More

Pamje të tmerrshme janë publikuar nga mediat greke ku tregohet pasojat katastrofike që ka shkaktuar cikloni në Greqi. Mediat fqinje bëjnë të ditur se së fundmi shiu dhe erërat e forta kanë përfshirë ishullin e “Hydrës”. Siç shihet në video, shirat e mëdha i kanë kthyer rrugicat dhe portin e ishulit në një liqen, ku dhe në shumë biznese është futur uji duke shkatërruar shumë dëme materiale. Siç shihet në video uji është disa centimetra mbi tokë, gjë e cila ka frikësuar vendasit, pasi moti ashpër ka bërë që disa tjegulla të shtëpive të bien. Mijëra banorë të Greqisë kanë…

Read More

Fifi është padyshim një nga këngëtaret më të mira në industrinë e muzikës shqiptare që ka ditur gjithmonë si të vjedhë zemrat e publikut, sidomos me baladat e saj të famshme. Këtë verë na bëri të gjithve të kërcejmë me bashkëpunimin që solli me Young Zerkën të titulluar “Pa gajle”. Megjithatë, Fifi po na vjen me një tjetër duet këtë herë me reperin Blleki. Xhirimet e këngës kanë përfunduar, teksa së fundmi këngëtarja ka postuar në Instagram një video ku dëgjohet një pjesë e këngës së re. Ajo titullohet “Mbidozë” e duket një këngë ritimike dhe tepër e bukur, teksa…

Read More

Albërije Hadërgjonaj po kalon një moment vërtetë shumë të vështirë, pasi ka humbur një person shumë të dashur. Kushëriri i saj është ndarë nga jeta, por siç shprehet vetë këngëtarja i ndjeri ka qenë shoku i saj më i mirë, teksa e konsideron si ‘vëlla’. Nëpërmjet një statusi në Facebook, ajo shkruan se ai ka pësuar një aksident me motor, teksa nuk e fsheh hidhërimin, duke i kushtuar atij disa fjalë të ndjera. Postimi Sot eshte dite zije per gjithe familjen. Sot humbem sheqerin e familjes 😢 Une nuk mundem ta besoj dhe ta pranoj kte humbje. Alberti eshte djali…

Read More

Avokati Spartak Ngjela tha në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës, në News24, se “peshqit e mëdhenj” të politikës shqiptare janë kapur, por pritet që të vijë BKH nga Amerika për të nisur hetimi i tyre. Sipas Ngjelës, BKH do të vinte që në muajin prill, por u shty nga pandemia, dhe tani pritet të mbërrijë në Tiranë brenda 10 ditëve. “Janë kapur “peshqit e mëdhenj”, por BKH është në Amerikë akoma. Ata duhet të kishin ardhur në prill, por ra pandemia. Tani do të vijnë pas 10 ditësh dhe do t’i shohësh kambanat që do të bien. Të gjithë…

Read More

Duke u ndalur te deklaratat e Greqisë për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon, avokati Spartak Ngjela tha në emisionin “Kjo Javë”, në Neës24, se Shqipëria nuk mund të bëjë asnjë negociatë me fqinjët. Sipas Ngjelës, Greqia ka ligjin e luftës me Shqipërinë, ndaj dhe nuk mund të ketë negociata për territorin. “Ka një marrëveshje për detin që e rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Atë e rrëzoi kjo gjykatë, se i kanë dhënë tokë shqiptare pushtuesit të Shqipërisë. Këta janë një shtet që kanë ligj lufte me Shqipërinë, si mund të bëjnë negociata. Nuk mund të ketë negociata për territorin, në…

Read More

Tre nxënës shkolle në qytetin e Fierit kanë rezultuar të infektuar me Covid-19. Mësohet se nga 11 të infektuarit në total në Fier, tre janë nxënës. Ata janë vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre, ndërsa ka nisur hetimi epidemiologjik. Familjarët e tre fëmijëve do tu nënshtrohen tëstitmit për koronavirus. Ndërkohë, tetë personat e tjerë të infektuar, janë kontakte të të infektuarve më herët. Sot, ndërruan jetë pesë pacientë në Shqipëri, nga Covid-19, ndërsa u infektuan 153 të tjerë.

Read More

Ndodhemi në Selishtë të Peshkopisë, pranë familjës së Ilaz Laskaj. Në vitin 2001 Iliazi u martua me Anifën, por në vitin 2005 ai lidhi një kurorë të dytë me Manushaqen. Iliazi ka 7 fëmijë dhe pret që sëshpejti të bëhet baba për herë të 8. “Martesa ime e parë qe me Anifen, por nuk po bëheshim prindër kështu vendosëm që në familje të merrnin edhe Manushaqen. Sot të dyja janë nëna, Anifja na bëri për herë të parë prindër.”, thotë Iliazi. GAZETARJA: Anife si e prite vendimin e Iliazit? A.LASKAJ: Kur më tha që do mar nuse tjetër pasi unë…

Read More