A është shikimi juaj super i fuqishëm? Këtë mund ta zbuloni nëpërmjet këtij testi, të cilin e kemi ndarë vetëm për ju, transmeton Telegrafi. Testi përbëhet nga katër faza. Natyrisht, faza e parë është më e lehtë dhe nuk do të duhej të keni probleme me zgjidhjen e saj, mirëpo fazat e tjera bëhen gjithnjë e më të vështira. Para jush do të jenë dhjetë ngjyra, ndërkaq ju do të duhej të gjeni njërën e cila dallohet nga të tjerat. Ajo mund të jetë vetëm për një nuancë më e shndritshme apo më e errët. Nëse bëni një gabim, nuk…
Author: tirana
Edhe ditën e diel mbetemi në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare në ultësirën perëndimore por me kthjellime dhe vranësira më të theksuara paraqiten zonat malore përgjatë kufirit lindor. Sipas MeteoAlb parashikohet që pasditja duke përfshirë dhe natën të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin duke sjellë ndonjë shi të izoluar në zonat e thella malore. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.
31-vjeçari Elton Meta, i cili kërcënoi se do të vriste veten, pas 5 orësh është dorëzuar. Meta mësohet se ka pasur konflikt me të afërmit të bashkëshortes, që më pas e ka çuar drejt këtij vendimi. Policia sakaq e shoqëroi për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprime të mëtejshme hetimore. Kujtojmë që mbrëmjen e së shtunës i riu ka shkuar në oborrin e banesës së vjehrrit të tij i armatosur dhe kërcënonte se do të vetëvritej. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e policisë, të cilët negociuan me të. Fier/Informacion Falë negociatave të Strukturave të Policisë Vendore Fier, Prokurorit të…
Dy orë pas kërcënimit për vetëvrasje të 31 vjeçarit, ka agravuar situata. Shtetasi Elton Meta ka qëlluar në ajër dhe vazhdon me kërcënimin se do të vrasë veten. Drejtuesit e policisë së Fierit po vazhdojnë të negociojnë për të bindur 31 vjeçarin Elton Meta të ulë armën. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur dy furgona policie me forcat Renea, dhe një autoblind. Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti që 31-vjeçari ka pasur me familjarët e tij.
Një 33-vjeçar, baba i 2 fëmijëve, mbeti i vrarë pasditen e së shtunës, në Durrës, pas një konflikti çasti, në rrugën pranë shtëpisë së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një fabrike këpucësh, në afërsi të xhamisë së 4 minareve në unazën e plazhit. Viktima Idajet Dulla po kthehej nga puna me automjetin e tij kur është konfliktuar me autorin e dyshuar, një shofer furgoni që transportonte punonjëset e fabrikës që sapo kishin mbaruar turnin. Konflikti ka lindur për përparësinë e kalimit në rrugën e mbingarkuar me automjete. Dhe nuk ishte i pari, por këtë herë sherri është mbyllur me…
Kryebashkiakja demokrate Voltana Ademi, i është përgjigjur nga Shkodra kryeministrit Rama, i cili rreth 9 ditë më parë tha gjatë një inspektimi atje se Ademi duhet të shohë plehrat në hyrje të qytetit që janë bërë si në Zimbabve. Voltana Ademi tha sot se by-pass i Shkodrës ka mbetur peng i qeverisë Rama, pasi prej 7 vitesh nuk janë dhënë dëmshpërblimet. “Imagjinoni jemi në vitin 2020, 7 vite me vonesë. Pjesa që lidhet me shpronësimin pa diskutim që qeveria mban përgjegjësinë kryesore. Një ndër problemet që ne kemi pas adresuar në vitin 2016 në një shkresë drejtuar ARRSH-së ka qenë…
Gjermania regjistroi sot numrin më të lartë ditor të rasteve të reja me Covid-19 që prej prillit, me 2 297 infektime të reja, sipas institutit epidemiologjik, Robert Koch. “Bëhet fjalë për rritjen ditore më të lartë të rasteve me Covid-19 të deklaruara që prej 24 prillit”, sipas institutit. Në total, rreth 270 070 persona janë testuar pozitivë në Gjermani që prej fillimit të epidemisë që ka shkaktuar 9 384 të vdekur, gjashtë në 24 orët e fundit. Rhenanie e Ëestphalisë Veriore rajoni më i populluar i Gjermanisë dhe Bavaria janë dy landet më të prekura nga pandemia me nga 65…
Propozimi i Partisë Socialiste për hapjen e plotë të listave, me një mekanizëm që e bën më të vështirë kapërcimin në listë, është një ofertë që i bëhet Bashës për të shpëtuar nga problemet brenda listës së tij me aleatët. Propozimi teorikisht i hap listat, por nëse nuk ke vota të mjaftueshme sa për një deputet, praktikisht e bën të vështirë për shumë deputetë ta ndryshojnë renditjen e partisë me votat që marrin. E thënë më thjeshtë, partia paraqet një renditje të saj për zgjedhësit. Ata kanë të drejtë të votojnë se kë duan më shumë nga deputetët. Deputeti që…
Efektivë të shumë, forca të policisë kriminale, FNSH dhe ekipet e “Shqiponjave” kanë zbritur në Fier mbrëmjen e sotme. Mësohet se blutë e shtetit kanë ngritur pika kontrolli dhe po verifikojnë çdo automjet që kalon në këtë akset kryesore rrugore të këtij qyteti. Gjithashtu, ‘shteti’ ka zënë pritë në hyrje e dalje të këtij qyteti, duke pasur një synim të qartë: arrestimin e të shmëkërkuarve, kapjen e armëmbajtësve pa leje dhe të atyre që lëvizin me lëndë narkotike. Sot është dita e dytë në aksion. Pas ngjarjeve të fundit kriminale që kanë ndodhur në vendin tonë, Policia e Shtetit ka…
Në raundin e parë, në fakultete janë regjistruar mbi 15 mijë maturantë dhe kuotat në mjekësinë përgjithshme u plotësuan brenda tre ditëve të para. Sot nis raundi i dytë i aplikimeve ku maturantët do të kenë sërish mundësi të plotësojnë formularin A3 me 10 preferenca. Më shumë 7 mijë maturantë nga 15 mijë që u regjistruan në fakultet të ndryshme gjatë raundit të parë janë ekselentë. Në krahasim me dy vitet e fundit ka patur numër më të lartë studentësh të regjistruar në raundin e parë kurse ata çregjistruar janë vetëm 170 nga 300 që ka pasur në dy vitet…
Dashi Ju pret një ditë e qetë në dashuri, pasi e diela do të jetë mjaft pozitive për ndjenjat. Sa i takon punës, do të çoni deri në fund projektet që keni në mendje. Do të merrni një propozim interesant për çështjet financiare. Por mos u druani, pasi brenda fundit të vitit do të ketë zhvillime me rëndësi. Demi Hëna ka ndikim të kundërt në shenjën tuaj, duke ju bërë nervoz. Ky nuk është momenti për të folur. Fatmirësisht është e diel dhe nuk do të keni punë, çka do të bëjë që të qetësoheni. Binjakët E diela do të…
Policia e Dubait ka arrestuar Denis Matoshi ose Eldi Dizdarin, një drejtues i bandës shqipfolëse “Kompania Bello”, një sindikatë transnacionale e krimit të organizuar e përfshirë në trafikimin e drogës dhe operacionet e kontrabandës midis Amerikës së Jugut dhe Evropës me një vlerë të vlerësuar të një rruge në rreth 350 milionë euro. Si pjesë e një operacioni ndërkombëtar me emrin e koduar ‘Los Blancos’, Policia e Dubait arrestoi të dyshuarin i cili kërkohet nga autoritetet italiane me akuzat e bashkëpunimit kriminal dhe drejtimin e një bande të trafikut të drogës në një nivel ndërkombëtar. Operacioni, i cili përfshinte departamentet…