Dashi Personat e kësaj shenje janë shpesh të pasjellshëm kur duan të shprehin mendimet e tyre. Janë të padurueshëm dhe nuk gënjejnë kurrë për të kënaqur një mik. Ata e dinë që gënjeshtra nuk ka asnjë lidhje me miqësinë. Gaforrja Personat e kësaj shenje e dinë shumë mirë rëndësinë e një miqësie të vërtetë. Kanë shumë besim dhe janë miq të shkëlqyer. Ata e dinë që gënjeshtra nuk është mënyra më e mirë për të dalë nga një situatë e komplikuar. Virgjëresha Janë njerëz të ëmbël por të drejtpërdrejtë. Ndershmëria e tyre është e dukshme edhe në këshillat e çmuara…
Author: tirana
Klubet e Kategorisë Superiore, kanë zgjedhur një mënyrë tepër të veçantë për të bojkotuar javën e dytë të kampionatit. Të gjitha skuadrat kanë zbritur në fushë në të 5-ta stadiumet, teksa kapitenët e të gjitha skuadrave kanë lexuar letrën me 4 kushtet që kërkojnë të plotësohen për t’u rikthyer në fushë.Ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të plotësojnë kushtet, pasi në rast të kundërt, do të vazhdojnë bojkotin. Pasi u rreshtuan në fushë dhe lexuan letrat përkatëse, të gjitha skuadrat i janë drejtuar dhomave të zhveshjes.
Moderatorja e njohur sportive, Lei Kraja është treguar përherë mjaft transparente me përgjigjet e saj ndaj pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale. Së fundmi e pyetur se kush nga vajzat e ‘shoWbiz-it’ është më e bukur, Lei nuk ka hezituar të pohojë dy emra. “Fillimisht, gruaja ime, Adela. Por dua dhe Jehona Dreshaj dhe Arbenita Ismajli. Bukuri natyrale dhe janë kaq tërheqëse”, ka shkruar Kraja në postimin e saj në ‘Instastory’. Ndjekësit nuk kanë hezituar ta pyesin dhe rreth jetës private, megjithatë Kraja ka treguar se vazhdon të jetë ‘single’ dhe nuk ka asnjë lidhje dashurie.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Gjermania deklaratat e forta të Presidentit Ilir Meta, të bëra ditën e djeshme gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, ku mes të tjerash tha se “Grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit, se është më i fortë”. Rama tha se nuk i ka ndjekur deklaratat e Metës, duke shtuar se nuk përbëjnë asnjë surprizë. Ndërsa me tone ironik, Rama theksoi: “Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës, kështu që varet nga kahja e hënës në momentin kur flet”. “Nuk i kam ndjekur deklaratat e presidentit, nuk përbëjnë asnjë surprizë në…
Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, ka reaguar pas zjarrit që përfshiu mesditën e sotme tarracën e Bashkisë. Në postimin që ka bërë në rrjetet sociale ai ka bërë të ditur se zjarri është shkaktuar për shkak të një shkëndije elektrike, ku krahas postimit ka publikuar dhe fotot se si duket Bashkia pas shuarjes së flakëve. Ndër të tjera ai Suli ka falënderuar edhe ekipin e zjarrfikësve të cilët kanë vepruar në mënyrë të shpejtë. Postimi “Një shkëndijë elektrike u shkaktua sot jashtë ambientit të Bashkisë Kamëz! Faleminderit ekipit të zjarrëfikëses 👨🏻🚒së Bashkisë Kamëz, të cilët ndërhynë në kohë rekord duke…
Nga Bavaria ku ndodhet për një vizitë zyrtare si kryetar i OSBE, kryeministri Edi Rama u ndal të komentojë edhe zhvillimet e fundit politike në vend. Duke u ndaluar më konkretisht në propozimin e PS në këshillin politik dhe debatin që pasoi për listat e hapuara apo të mbyllura të kandidatëve, Rama tha cdo propozim është i diskutueshëm ndërsa paralajmëroi opozitën të mos bëhet pengesë e procesit. “Propozimi nuk është shpikje i referohet një modeli që e kanë disa vende demokratike. Cdo propozim është i diskutueshëm uroj që opozita mos humbasë kohe siç e ka zakon, se koha nuk pret.…
Detaje të reja tronditëse zbardhen për vrasjen me thikë në zemër të 34-vjeçarit Idajet Dulla në Durrës. Mësohet se shkak i vrasjes ka qenë një rrugë. Dy familjet ishin në konflikt të hershëm pikërisht për këtë rrugë, e cila sot i ka marrë jetën të riut, pasi siç raportoi gazetarja Haxhiaj, autori i ka zënë rrugën viktimës dhe që këtu ka nisur sherri. Autori i identifikuar nga policia si shtetasi A. K. ishte shofer furgoni dhe pas sherrit me 34-vjeçarin, e ka qëlluar atë me thikë në zemër, duke i marrë jetën. Viktima është parë nga bashkëshortja dhe familjarë të…
Eduart Grishaj ka nisur një projekt të ri filmik si regjisor dhe nuk kishte si të mungonte në të mbështetësja e tij më e madhe, Arbana Osmani. Së bashku me pjesën tjetër të stafit të filmit, çifti kanë udhëtuar drejt Thethit për të xhiruar. Eduarti ka ndarë në “Instagram” momente të ndryshme nga puna e tij, ndërkohë që nuk ka harruar as të kujdeset për Arbanën. Moderatorja ka postuar një çast intim me partnerin e saj dhe e ka shoqëruar me një shprehje që i ka bërë të gjithë për të qeshur. Ajo shihet duke përqafuar Eduartin, ndërsa ai i…
Sezoni i ri i spektaklit të humorit Portokalli pritet të nisë me disa mungesa të mëdha. Emra të njohur nga trupa e aktorëve kanë dhënë dorëheqjen nga spektakli për të nisur rrugëtim tjetër artistik. Dy emrat e fundit që u përfolën për largim ishin Renada Caci dhe Egla Ceno, aktore të disa roleve në spektakël. Renada e konfirmoi vetë largimin përmes një postimi në rrjete sociale, ndërsa Egla Ceno ka folur ekskluzivisht për Iconstyle për këtë vendim të rëndësishëm. Aktorja e njohur ka pranuar se nuk do të jetë më pjesë e Portokallisë për shkak se nuk është përputhur në…
Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka përfunduar në spital pasi u arrestua ditën e sotme në pikën kufitare të Morinës. Pasi është dërguar në ambientet e paraburgimit, ajo nuk është ndjerë mirë dhe është shtruar me emergjencë në spitalin e Kukësit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Momentalisht, ende nuk dihet nëse ajo do rikthehet në qeli apo do lihet e lirë. Kujtojmë se Fjollës i është gjetur në çantë një armë zjarri tip “Zoraki” me 23 fishekë dhe ajo ka tentuar të kalojë kufirin me të. Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë që shoqëronin këngëtaren, F.M…
Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar 3 persona në 24 orët e fundit, pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Një burrë u arrestua në Krujë, pasi ka rrahur bashkëshorten dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, një tjetër u prangos për vjedhje të energjisë elektrike dhe një tjetër person se ka aksidentuar një këmbësor. Njoftimi i Policisë së Durrësit: Durrës Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit…
Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë pesë pacientë me koronavirus. Gjithashtu, MSH bën me dije se kanë rezultuar pozitivë me virusin e rëndë 153 persona. Deklarata e Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri: Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën Ruani distancën në ambientet publike. Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse. Shmangni grumbullimet me shume njerëz pasi është rrezik për…