Author: tirana

Erdhi përsëri vjeshta dhe kemi përsëri të njëjtin merak.Ftohjet, gripi dhe Covid-19 shkaktohen nga viruse të ndryshme, por mund të kenë simptoma të ngjashme.  Mund të jetë e vështirë të gjykosh se cilën mund të kesh. Shumica e njerëzve që ndihen të sëmurë me koronavirus kanë të paktën një nga simptomat kryesore: temperaturë të lartë një kollë e vazhdueshme, një humbje të nuhatjes ose shijes. Pra, çfarë duhet të dini për gjërat e tjera që mund të përjetoni në muajt e ardhshëm? A do të thotë temperaturë që kam koronavirus? Një temperaturë e lartë është 37.8C ose më lart. Kjo…

Read More

Në të gjithë vendin ka vijuar zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj. Në zbatim të planit operacional janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e Policisë Kufitare. Në të gjithë vendin, janë ngritur 83 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi…

Read More

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bashkë me kreun e AKR-së Behxhet Pacollin kanë udhëtuar për në Stamboll. Aty janë takuar me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. E ky i fundit para disa javëve kishte telefonuar presidentin Thaçi pas lajmit se Kosova do të hapte Ambasadën e saj në Jeruzalem. Por, disa javë pas, presidenti i Kosovës shihet në një drekë bashkë me presidentin e Turqisë. Edhe pse presidenca nuk ka dhënë ende asnjë njoftim zyrtarë për vizitën e Thaçit në Turqi. Takimi po zhvillohet në Rezidencën Vahdettin në Stamboll por ende nuk dihet arsyeja e kësaj vizite në Stamboll.…

Read More

Një mjek dhe një infermiere të një klinike private janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia e Korçës, pasi dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të një pacienteje. Bëhet fjalë për shtetasi: Ilir Bibolli , 65 vjeç dhe Marinela Postoli, 39 vjeçe, banues në Korçë. Ata akuzohen për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. “Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xhensila Duka, 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë…

Read More

Fjolla Morina ka pranuar autorësinë e armës së zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë, i përkisnin asaj, në dëshminë e dhënë në policinë e Kukësit. Gjatë marrjes në pyetje, këngëtarja ka treguar se arma i përket asaj dhe se e kishte kishte vendosur kohë më parë në çantë. Ajo madje theksoi se kishte harruar që e kishte armën në çantë. “Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam haruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë” –…

Read More

Katër persona janë arrestuar ditën e sotme në Kombinat, Tiranë gjatë një operacioni antidrogë. Raportohet se shtetasit e arrestuar janë Erjon Korteshi, Armand Gashi, Ardian Kanina dhe Genci Rapo. Mbi ta rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike, pasi gjatë aksionit të policisë i janë sekuestruar 5 doza heroinë dhe një shumë e konsiderueshme parash. Gjithashtu gjatë këtij aksioni është proceduar në gjendje të lirë shtetasi H. SH., 33-vjeç. Dyshohet se këta persona organizonin shpërndarjen e heroinës në Kombinat dhe në pjesë të tjera të kryeqytetit.

Read More

Ilir Beqaj është caktuar koordinator në qarkun e Shkodrës për zgjedhjet e 2021, e megjithatë kjo nuk e pengon për t’i kthyer përgjigje presidentit Meta, mbi zhvillimin e zonave dhe investimet e kryera në veri të vendit. Nga Ilir Beqaj: Presidenti Ilir Meta, nga Zall Dardha e Dibrës kërkon, me të drejtë, që ato vise të mrekullueshme duhet të gjallërohen përgjithmonë. Një ditë më parë presidenti vizitoi edhe muzeun e Skënderbeut në Sinë. Prandaj edhe që prej 2013 është investuar e po investohet edhe për : · Rrugën e Arbërit · Rrugën Peshkopi – Arras (përfunduar) · Urën mbi lumin…

Read More

Nuk ka më dyshime, Diego Godin do të jetë futbollisti i Cagliarit. Mbrojtësi uruguian do të largohet nga Interi vetëm një vit pas kalimit në San Siro. Ish-lojtari i Atletico Madridit nënshkroi me skuadrën e Contes si futbollist i lirë, por nuk arriti të kthehej në titullar fiks. Godin dëshiron largimin sepse e di që nuk do të ketë hapësira tek ekipi i Contes. Gazetari italian Alfredo Pedulla e konsideron si të kryer kalimin e mbrojtësit te Cagliari, madje shkruan se është 100% i sigurt me një twwt të tij. 34-vjeçari është në perëndim të karrierës së tij, prandaj po…

Read More

Të dhënat personale të gati 400 000 njerëzve të testuar për koronavirus në Sllovaki përfunduan të pambrojtura në internet pas një prishjeje të sistemit kompjuterik shëndetësor shtetëror, konfirmoi Qendra Kombëtare e Informacionit Shëndetësor e vendit (NCZI). ”Defekti u arrit të riparohej”, u tha gazetarëve shefi i NCZI Peter Bielik. Një grup i të ashtuquajturve hakera etikë kishin raportuar problemin. “Ne nuk kishim qëllim për të kërkuar të dhëna fare, ishte një rastësi e plotë që hasëm gjatë një kërkimi të thjeshtë në internet”, theksoi specialisti informatik Pavol Luptak i faqes së lajmeve Pravda.sk. Ai dhe kolegët e tij shkarkuan grupe…

Read More

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, thotë se situata me epideminë e koronavirusit në vend po përkeqësohet. Shehu thotë se është e domosdoshme që të sigurohet mbulimi falas i të gjithë popullsisë me vaksinën e gripit stinor, të kërkohet mbështetje nga partnerët si dhe të bisedohet për sigurimin e sasisë së plotë të vaksinës COVID për vendin kur ajo të dalë. Postimi i plotë: Ndersa Covid perkeqesohet, Rama sillet ndaj popullit si Maduro! Afrimi i tetorit me keto shifra ekstreme Covid, ne kushtet e pa pregatijes perballuese parashikon per me keq kur: —Testimi qesharak, reth 500 ne dite me nje pozitivitet…

Read More

Kryeministri Edi Rama përkujtoi sot përmes rubrikës “Homazh” , Safet Butkën, i cili ndikoi që arsimi të kthehej në Shqipërinë e viteve ‘30, në një prioritet mbarëkombëtar. Statusi i plotë: Safet Butka nuk mund kurrësesi të harrohet dhe vepra atdhetare e iluministe e tij, kurrësesi nuk mund të mos vlerësohet. Siç kishte luftuar trimërisht në aq e aq beteja babai i Safetit, Saliu, po aq trimërisht luftoi, derisa hoqi dorë nga kjo jetë edhe i biri, Safeti, më 19 shtator të vitit 1943. Vdekja e tij sa tragjike, po aq sa edhe simbolike nuk tronditi vetëm lëvizjen nacionaliste, por edhe…

Read More

Mamaja e Elton Metës, 31-vjeçarit që kërcënoi se do të vriste veten mbrëmjen e djeshme shprehet se djali i saj kishte kaluar në depresion për shkak se bashkëshortja e tij kishte ikur nga shtëpia duke mos i lejuar që të takonte vajzën e vogël 1 vjeç e gjysmë. Sipas nënën së 31-vjeçarit, ky i fundit ka bërë dhe denoncim në polici dhe pastaj ka ndërmarrë hapin ekstrem. “Jam mama e djalit, Elton Meta. Ai kaloi në depresion nga nusja, sillej shumë keq. Ajo ikën nga shtëpia dhe merr vajzën e vogël. Unë e marr në telefon dhe i them se…

Read More