Author: tirana

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 64 vjeçar nga Korça dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 71 vjeçar, një 81 vjeçar, një 89 vjeçar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shprehet se janë kryer në 24 orët e fundit 844 testime dhe janë konfirmuar 159 të prekur me virusin Sars- Cov2.Rastet e reja jane në këto bashki:68 qytetarë në Tiranë, 14 në Durrës, 13 në Elbasan,…

Read More

Një 49 vjeçare e cila e gjeti bashkëshortin në flagrancë teksa ai e tradhtonte me një tjetër grua të martuar, pretendon se përndiqet nga burri I kësaj të fundit prej javësh ndaj dhe nuk ka ngurruar për t’ju drejtuar policisë. Denoncuesja S. M ., sipas burimeve të policisë është divorcuar nga i shoqi dhe po rrit e vetme fëmijët. Por bashkëshorti I femrës tjetër , nuk I ndahet dhe përherë e kanos , pasi pretendon se S. M ‘ i ka hapur fjalë dhe thashetheme për të shoqen”. Gati përditë I ndërpret rrugën me kërkesën : dua prova që gruaja…

Read More

Të premten në mëngjes, shfaqja “Stin Folia ton Koukou” bëri një zbulim të papritur në lidhje me Eurovision 2021. Gazetari Elisavet Kyritsi njoftoi se Eleni Foureira pranoi një propozim zyrtar nga RIK në mënyrë që të përfaqësonte Qipron në Eurovision 2021. Kjo është hera e parë që RIK propozon zyrtarisht një artist për Eurovision 2021 dhe bëhet e ditur publikisht. Kujtojmë se artistja shqiptare përfaqësoi Qipron në Eurovision në vitin 2018, me këngën “Fuego”.

Read More

Ditën e djeshme, 33-vjeçari Idajet Dulla, baba i dy fëmijëve, humbi jetën pas një sherri, ku edhe u qëllua me thikë në zemër. Autori i krimit është Arbër Kotaj, i cili u arrestua ditën e sotme nga policia e Durrësit. Në dëshminë e tij, Arbër Kotaj pas arrestimit, u shpreh se konflikti nisi pasi viktima i kishte zënë rrugën dhe kishte parkuar shumë keq. “I kërkova të më lironte rrugën sepse kishte parkuar keq, ai reagoi shumë ashpër. Më fyeu dhe me qëlloi me grushte. Për vetëmbrojtje nxora thikën dhe e qëllova pasi më goditi disa herë. Jam penduar që…

Read More

Britanikja “Express” përmend shqiptarin Sokol Hoxha, i dënuar për vrasje të trefishtë, të cilin policia po e kërkon krahas një numri të arratisurish të tjerë të cilët ende nuk kanë vuajtur dënimet apo edhe janë gjykuar në vendet e tyre të lindjes. Disa janë arrestuar kohët e fundit dhe po luftojnë ekstradimin, shpesh me ndihmë juridike. Policia mendoi se më në fund e kishin gjetur atë në Birmingham muajin e kaluar, kur një burrë me të njëjtin emër u arrestua. Por më pas u lirua pasi nuk kishte prova se ishte ai vrasësi. Hoxha dhe një bashkëpunëtor janë në kërkim…

Read More

Një shqiptar mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri në një nga plazhet e Romës në Itali në kompleksin “Bora Bora” të plazhit Torvaianica. Sipas mediave rreth orës 10:30 të kësaj të diele, në drejtim të shqiptarit mbërriti një motor “Skuter”, duke iu drejtuar vendit ku ai po merrte rreze dielli e duke e qëlluar me pistoletë. Më tej, autori humbi në turmë dhe sapo ka dalë nga zona e plazhit hipi në një makinë, ku u priste një bashkëpunëtor tjetër. Sipas të dhënave paraprake, policia lokale dyshon se personi që qëlloi shqiptarin ishte një shtetas italian dhe…

Read More

Një kompani farmaceutike tha të premten se një ilaç e që shet për të ulur inflamacionin, ka ndihmuar në parandalimin e nevojës për makineri të frymëmarrjes tek pacientët e shtruar në spital me COVID-19 në studimin e parë madhor kryesisht me hispanikë dhe afrikano-amerikanë. Kompania Roche me bazë në Zvicër raportoi rezultatet për ilaçin e quajtur tocilizumab, që shitet tani si Actemra dhe RoActemra për trajtimin e artritit reumatik dhe disa sëmundje të tjera. Kompania tha se do të publikonte shpejt rezultatet, të cilat nuk janë shqyrtuar ende nga shkencëtarë të pavarur dhe do të flasë me rregullatorët për hapat…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se e mbështet një marrëveshje që do të lejonte aplikacionin TikTok të vazhdojë të operojë në SHBA, pas paralajmërimeve se do të ndalojë përdorimin e këtij aplikacioni kinez për shkak të shqetësimeve për sigurinë e brendshme. Ai u tha gazetarëve se ka miratuar një propozim-marrëveshje që i mundëson kompanive amerikane Oracle dhe Walmart të mbikëqyrin punën e këtij aplikacioni. Përfaqësuesit e TikTok thanë se Oracle do të shndërrohet në ofrues të shërbimit të sigurtë të kompanisë, duke marrë përgjegjësinë për të monitoruar të dhënat e përdoruesve amerikanë dhe për të siguruar një…

Read More

Pas 8 javësh në terapi intensive, Indriti ia ka dalë të shërohet nga COVID-19. Lajmin e mirë e ka bërë të ditur në rrjetin social, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.  Ajo nuk nguron t’ju bëjë thirrje qytetarëve që të ruajnë distancën, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën. “Të kontribuojmë të gjithë për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm”, shprehet Manastirliu. Statusi: Pas 8 javësh në terapi intensive në spitalin COVID2, në gjendje shumë të vështirë, Indriti ia ka dalë ta mundë#COVID-19, falë punës së palodhur të stafit mjekësor dhe kthehet i shëruar në shtëpi Mos e ulni…

Read More

Në javën e parë të tetorit do të mbahet asambleja e Partisë Socialiste, e cila ishte shtyrë disa herë me radhë në verën që lamë pas. Ajo do organizohet në 3 rajone, një në Shkodër, Fier dhe Tiranë për të bërë të mundur respektimin e masave anti-Covid dhe do të lidhen me njëra tjetrën online, ku do të njoftohen dhe vendimet. Prej kohësh flitej se në mbledhjen e asamblesë do të njoftoheshin dhe ndryshime në qeveri.

Read More

Memorie.al publikon disa pjesë nga libri voluminoz autobiografik në dorshkrim “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar” (kujtime nga xhehnemi) me autor, Kasem Hoxha me origjinë nga fshati Markat i Sarandës dhe me banim në SHBA-ës që nga viti 1985, kur ai u arratis nga Shqipëria, pasi kishte vuajtur dhjetë vite në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës. E gjithë historia e trishtë dhe e dhimbëshme e Kaso Hoxhës, që nga jeta dhe puna e vështirë në fshatin e tij në skajin më jugor të vëndit, pakënaqësia ndaj regjimit dhe poezitë e para me karakter politik, si ranë ato në…

Read More

Kati i 3-të i një pallati në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Informacione paraprake bëjnë me dije se shkak i zjarrit ka qenë një hekur për hekurosje, i cili dyshohet të jetë harruar në prizë nga familjarët. Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur dhe kanë nisur punën për shuarjen e flakëve. Deri tani nuk raportohet për persona të plagosur, ndërsa priten informacione zyrtare për ngjarjen.

Read More