Vdekja e anëtares së Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg i jep Presidentit Donald Trump një mundësi për të emëruar një tjetër konservator në gjykatën më të lartë të vendit dhe për ta zhvendosur edhe më shumë nga e djathta, balancën e saj, vetëm më pas se shtatë javë para zgjedhjeve presidenciale. Vdekja e saj po ndez një betejë politike lidhur me faktin nëse zoti Trump duhet të emërojë dikë për të zëvendësuar gjykatësen me një seancë konfirmimi në senatin me shumicë republikane, apo ta lërë të paplotësuar vendin e saj, derisa të dalë rezultati i zgjedhjeve. Aktualisht gjykata ka…
Author: tirana
Presidentit i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas propozimit të Partisë Socialiste për lista të deputetëve, duke kërkuar që qytetarët të kenë të drejtë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre me votë. Meta është shprehur se çdo “manovër mashtruese” që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin deputetët, siç ju premtua, do ndëshkohet fort nga qytetarët. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i shtetit shkruan se prej 12 vitesh, qytetarët kërkojnë deputetë, e jo kukulla kryetarësh. Postimi në Facebook: “Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin…
Kryeministri Rama në një intervistë për televizion MEGA në Greqi, ka folur për situatën e Covid-19 në vendin tonë. Sipas Ramës, është shqetësuese hapja e shkollës pasi nuk dihet se çfarë surprizash na presin në vijim. Pjesë nga intervista e Kryeministrit Rama për median greke MEGA TV Giannis Moutsos (GM): Z. Kryeministër, së pari dua t’ju falënderoj dhe t’ju mirëpres në MEGA dhe Athinë Edi Rama: Faleminderit është kënaqësia ime (GM): Një nga çështjet kryesore është pandemia e koronavirusit, për të cilën ne të gjithë jemi thirrur të merremi. Shqipëria – një vend fqinj – gjithashtu duhej të merrej me…
Bebe Rexha zyrtarizoi lidhjen e re, pak muaj pasi u fotografua në rrugët e Los Angeles krah një djali brun. Një ditë më parë, artistja shqiptare publikoi një foto krah partnerit duke i uruar ditëlindjen, por preferoi ta mbante të fshehtë portretin e tij. Por, mediat e huaja kanë arritur të zbulojnë identitetin e tij dhe bëhet fjalë për kineastin Keyan Safyari, me të cilin është fotografuar duke u puthur në Los Angeles. Madje, sipas revistës “People”, ylli i hitit “I’m a mess” i ka dhuruar atij një Ferrari për ditëlindje. Dyshja u shfaq për herë të parë në publik…
Nuk mjafton vetëm cikloni apokaliptik që shkaktoi dëme të frikshme, por edhe lëkundjet e tërmetit nuk kanë të ndalur në Greqi. Një tërmet me magnitudë 4.3 i shkallës Richter ka tronditur Greqinë vetëm pak minuta më parë. Sipas faqes europiane EMSC, lëkundjet ishin në thellësi 15 kilometër, ndërsa epiqendra ishte në ishullin e Kretës. Deri më tani nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme materiale.
Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar gjatë natës 10 drejtues mjetesh. Arrestimet ndodhën nga mbrëmja e datës 18 shtator deri në orën 1:00 të mëngjesit të së shtunës, gjatë kontrolleve me radar në rrugët interurbane Tiranë -Durrës-Tiranë dhe Tiranë -Elbasan –Tiranë. Pesë prej këtyre shoferëve ishin të dehur, kurse pesë të tjerët nuk kishin patentë. Policia njoftoi se hoqi 45 patenta ndërkohë, për të shpejtësi dhe drejtim makine në gjendje të dehur. 31 nga këta drejtues mjetesh qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin 145 km/h deri në 178 km/h. Rasti më flagrant ishte ai…
Kryeministri Edi Rama, ka folur në një intervistë për kanalin televiziv grek MEGA mëngjesin e sotëm. Rama e ka cilësuar deklaratën e kryeministrit grek Mitsotakis për shtyrjen e kufirit detar, të drejtë ndërkombëtare duke theksuar se vendet i zgjidhin këto çështje sipas kuadrit ligjor ndërkombëtar. “Pak kohë më parë një valë patriotizmi fake e nacionalizmi përfshiu njerëzit, pa asnjë arsye. Deklarata e Mitsotakis për shtyrjen e kufirit detar me 12 milje, e drejtë ndërkombëtare që nuk ka nevojë për marrëveshje dypalëshe mes dy vendeve. Çdo vend i zgjidh vetë këto çështje, sipas kuadrit ligjor ndërkombëtar. Për pak javë ministri i…
Mbretëresha britanike Elizabeth II i hoqi titullin prestigjioz CBE regjisorit të dënuar për ngacmim seksual, Harvey Weinstein dhe fshiu emrin e tij nga lista e nderit, sipas rekordit zyrtar publik të raportuar sot. Weinstein-it iu dha titulli i nderi “Komandant i Perandorisë Britanike” për shërbimet e tij në industrinë britanike të filmit, në vitin 2004, me realizimin e filmit “Pacienti anglez”. Qindra gra e akuzuan Weinstein-in për ngacmim seksual dhe ai u dënua me 23 vjet burg nga një gjykatës në Nju Jork. Aktualisht, ai po vuan dënimin e tij në Nju Jork.
Moderatorja Nevina Shtylla ka bërë me dije se është rrëzuar dhe madje është vrarë duke u bërë me shenja në njërin prej gjunjëve. Këtë incident ajo duket se e ka marrë me nota humori, pasi ka shkruar mbi foto: E që thoni juuuu… Goca sa një lopë shkon e bie mes rrugës e i bën gjunjët si fëmij 5 vjeç, 1 javë para emisionit. Nisim në datë 27 meqë ra fjala. “Kino star” i dedikohet të gjithë personave mbi 18 vjeç që kanë pasion aktrimin. Kushdo që ndihet i talentuar në këtë fushë mund të aplikojë, teksa Nevina ka treguar…
Policia e Durrësit arreston autorin e dyshuar të ngjarjes së djeshme ku ndërroi jetë 33-vjeçari, Idajet Dulla. Autori i dyshuar është shtetasi Arbër Kote, 26-vjeç, baba i një fëmije. Kujtojmë se shkak për vrasjen një ditë më parë u bë sherri për një rrugë. Autori ishte shofer furgoni dhe pas sherrit me 34-vjeçarin, e ka qëlluar atë me thikë në zemër, duke i marrë jetën. Viktima është parë nga bashkëshortja dhe familjarë të tjerë, të cilët e kanë nisur menjëherë drejt Spitalit të Durrësit, me shpresë se 34-vjeçari do të mbijetonte. NJOFTIMI I PLOTË Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit…
Një aksident me pasoje vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen 14. të Durrësit. Mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje rreth orës 08: 03 një 65-vjeçar i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë. Ndërkohë, autoritetet kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit, i cili do të merret në pyetje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.
Ndërsa ëndrra amerikane për aplikantët e 2020 skadon më 30 shtator, programi i radhës nis në mesditën e 2 tetorit për 55 mijë persona që do të kenë fatin të shkojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet lotarisë amerikane, ndërmjet 6 rajoneve gjeografike. Regjistrimi elektronik për programin e lotarisë amerikane 2021 nis të mërkurën e 2 tetorit e zgjat deri në mesditën e 5 nëntorit. Kush nuk vërteton zotërimin e diplomës së shkollës së mesme dhe minimalisht dy vite eksperiencë në një post të caktuar s’kualifikohet. Kriter tjetër për aplikimin është dhe vjetërsia e fotove (pa syze dhe aksesorë)…