Lidhur me atentatin pasditen e djeshme tek Ura e Nisharakut, gazetari Elton Qyno u shpreh se autorët kanë menduar se Preng Gjini do të ishte në vendin e pasagjerit dhe se për këtë arsye, ia kishin vënë tritolin nga ana e pasagjerit. Ky ‘gabim’ i shpëtoi dhe jetën Gjinit. “Tritoli është vendosur gomës së parë në anën e djathtë, se kanë menduar që ai konsumon kafen me nipin Fatjon Dautaj dhe se është Gjini do ishte pasagjeri. Të vetmen lëvizje që ka bërë Dautaj ka qenë në Lushnje. Nuk dihet se kur është vendosur lënda shpërthyese dhe as se sa…
Author: tirana
Valentine Pemaj, 38-vjeçarja e arrestuar më 11 shtator është liruar me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Gjykata e Lezhës pasi e reja është nënë e 4 fëmijëve. Gazetari Elton Qyno bën me dije se 38-vjeçarja u arrestua pasi dhunoi vjehrrin e saj, Zef Pemaj. I moshuari ka rrëfyer në Polici se kishte debatuar me një punëtor të identifikuar si Lazer Brunga, pasi ky i fundit teksa punonte pas banesës së tyre kishte prerë tre rrënjë ulliri. Pikërisht në këtë moment ka ardhur dhe nusja e tij, e cila e ka dhunuar duke i kërkuar që të mos ndërhynte në…
Enriketa Papa ka deklaruar se formularin e vettingut të selisë blu nuk e ka refuzuar vetëm Jozefina Topalli. Sipas anëtares së Komisionit për Vlerësimin e Kandidatëve për Deputet në Partinë Demokratike, ka patur edhe figura të tjera të Partisë Demokratike që kanë hequr dorë nga kandidimi nën siglën e PD-së në zgjedhjet e ardhshme. “Nuk është vetëm zonja Topalli që ka mohuar procesin e përzgjedhjes së përfaqësuesve politikë të Partisë Demokratike, por ka patur edhe emra të tjerë, jo ndoshta në rangun e zonjës Topalli, por edhe të tjerë të cilët unë nuk e di cilat kanë qenë arsyet që…
Chiara Ferragni, ka marrë një çmim prestigjioz në Venecia. Një influencuese, me 21 milionë ndjekës në instagram, e pasionuar pas modës dhe udhëtimeve, shprehet se nuk do asnjë vend tjetër, më shumë se sa Italia e saj. Dhe për këtë është vlerësuar nga Venecia me çmimin Luani i Artë. “Siç e dini unë jam një mbështetëse e madhe e Italisë dhe thesareve të saj të fshehura, dhe kjo është arsyeja pse në këto ditë jam në Venecia, për t’ju treguar disa nga vendet më magjike. Për këtë arsye dhe për angazhimin tim si qytetare e këtij vendi, në promovimin e…
Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore, në fshatin Moravë, mesditën e sotme. Mësohet se mjeti tip “Benz 250” është përplasur me mjetin e OSHEE-së duke përfunduar të shkatërruar. Si pasojë e përplasjes 3 persona janë plagosur. Ata janë transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe është ngritur një grup hetimor.
Modelja e njohur, Emily Ratajkoëski ka zbuluar një ngjarje të dhimbshme të së shkuarës së saj në një ese për “The Cut”. Në të, ajo ka treguar rrugëtimin e saj si modele dhe gjithë sfidat me të cilat i është dashur të përballet që në moshë të re, përfshirë këtu një abuzim seksual. Emily ka treguar se në moshën 20-vjeçare është përdhunuar nga fotografi Jonathan Leder. Ajo shkoi në shtëpinë e tij për të realizuar një set fotografik pa pagesë, por i duhej të kalonte aty një natë. Emily ka treguar se zbuloi vetëm kur shkoi atje që do ishte…
Nga Astrit Patozi Mos bëni sikur po ziheni se kush e respekton më shumë OSBE/ODIHR-in, se maksimumin e dashurisë për të e keni shprehur më 5 qershor, kur i hodhët në kosh kryerekomandimin mëse 10 vjeçar të depolitizimit të administratës zgjedhore. Dhe nënshkruat atë marrëveshje të turpshme për ta lënë gjithçka siç ishte, mjafton që kryetarokracia të mos prekej. Një palë duke bërtitur fitore se gjoja e shpëtuan Shqipërinë nga manipulimi, që i bie se e rekomandonte me forcë OSBE/ODIHR-i, kurse pala tjetër duke bërë si e mërzitur, por ndërkohë duke mbushur xhepin me gjysmën e komisionerëve dhe të numuruesve…
Tre shkolla publike dhe një private në Fier kanë aktualisht raste me COVID-19. Sipas Balkanweb shkollat ‘’Naim Frashëri’’, ‘’Jakov Xoxa’’ dhe ‘’Penellopi Piro’’ kanë nxënës të infektuar me COVID-19. E njëjta situatë dhe në një shkollë private. Nxënësit që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 janë karantinuar në banesat e tyre, teksa dyshohet se e kanë marrë nga prindër apo të afërm. Tek shkolla ‘’Penellopi Piro’’ dy nxënësit që janë infektuar janë kushërinj me njëri- tjetrin dhe kanë pasur kontakte.
Aktorja Arjola Demiri, është përfolur se do të kandidojë me PS në qarkun e Kukësit. Së fundmi ajo ka përcjellë një mesazh në rrjete sociale në të cilin shkruan se është një grua e fortë dhe se nuk ka gjë që nuk mund ta arrijë. “Unë jam një grua e fortë. Unë nuk rri rrotull duke ndjerë keqardhje për veten time dhe as nuk i lë njerëzit të më keqtrajtojnë. Unë nuk u përgjigjem njerëzve që më diktojnë ose përpiqen të më ulin. Nëse bie do të ngrihem edhe më e fortë sepse jam e mbijetuar dhe jo viktimë. Unë…
Data 25 prill është caktuar dita e zgjedhjeve vendore, e për këtë arsye partitë politike më të mëdha të vendit, kanë “nxehur” motorët për fillimin e fushatës politike. Por për analistin Mustafa Nano, kryeministri Rama duhet të bëjë disa lëvizje në qeveri, duke sugjeruar që të ndërtojë një kombinim midis ministrave politikë dhe atyre teknikë. ‘Në terma të performancës së qeverive Rama unë nuk e di nëse kjo ka qenë më e dobëta se sa ato të tjerat. Por në termat e imazhit, kjo qeveri ka qenë më e dobëta. Këto figura nuk kanë pasur asnjëlloj biografie publike, për një…
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur fitues për projektin e metodologjisë për ndërtimin e tunelit të Llogarasë konsorciumin austriak. Kështu,fituesi për projektin e ndërtimit të Llogarasë janë iC consulenten Ziviltechniker, ELEA dhe IBE. Në njoftim thuhet se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka vlerësuar këtë bashkim operatorësh për zgjidhjen më të mirë teknike, kapacitetet dhe kualifikimet e stafit teknik të duhura për të realizuar projektin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë. Pas përfundimit të afateve ligjore, do të bëhet hapja e ofertave ekonomike, dhe shpallja e fituesit të garës për tunelin. Në garë morëm pjesën 7 kompani teksa u…
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 12 viktima nga koronavirusi (dje ishin 9) Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.645 Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1452 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1229) për një total prej 291,442 të prekurish nga Covid. Gjithashtu pati edhe 620 të shëruar, për një total prej 215,265 raste pacientësh. Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 viktima dhe 159 raste të reja pozitiv. Numri i përgjithshëm i…