Author: tirana

Fitore e madhe e Ferencvaros. Kampionët e Hungarisë triumfuan 2-1 në shtëpi ndaj Dinamo Zagreb, duke siguruar kualifikimin në fazën “play-off” të Champions League dhe minimalisht kualifikimin në grupet e Europa League nëse nuk ia dalin raundin tjetër. Myrto Uzuni protagonist absolut për ekipin e Ferencvaros me golin e shënuar në minutën e 65-të. Pjesa e parë ishte mbyllur në barazim 1-1. Vendasit kaluan përpara në minutën e dytë me anë të Gergo Lovrencsics, teksa barazimi erdhi në minutën e 25-të. Goditje këndi për kampionët e Kroacisë, ekip ku Lirim Kastrati e nisi si titullar. I pafat beratasi Uzuni që…

Read More

Policia e Shtetit pas një kontrolli në Dropull, ka asgjesuar rreth 1000 bimë kanabis. Bimët kanë qenë të kultivuara në disa parcela të zonës dhe dyshohet se kishin “mbrojtjen” e disa prej efektivëve të Policisë. Për këtë arsye në Dropull kanë shkuar edhe forcat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), të cilat kanë pezulluar nga detyra disa punonjës policie. vijon…

Read More

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i bën thirrje qytetarëve të Tiranës që të bashkohen me LSI-në për të sjellë ndryshimin që i duhet vendit. Kjo parti prej ditësh vijon takimet me strukturat, ku do të zhvillohen zgjedhje e që më pas do të përzgjidhen kandidatët për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2020. ”Qytetarë të Tiranës! Le të bëhemi bashkë për të sjellë ndryshimin që i duhet vendit tonë. Bashkohuni me ekipin e LSI”,-shkruan në facebook, kryetarja e LSI-së.

Read More

Elona Gjebrea, zv/Ministre e Punëve të Brendshme dhe Kordinatore Kombëtare për Luftën Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore ka komentuar sot fjalimin politik të Taulant Ballës para në ceremoninë e prezantimit të Forcave Shqiponja në Drejtorinë Vendore të Policisë në Elbasan. E pyetur në Syri.net, nëse e shikon Ballën në postin e Lleshajt, Gjebrea u shpreh se po. “Nuk pashë asgjë të ekzagjeruar. Balla është kryetari i grupit parlamentar. Dhe pse mos ta shikojmë? Ai është shumë mbështetës në punën që bën dhe kam gjetur mjaft haoësirë për propozimet e mia tek ai,”- tha Gjebrea duke shtuar akoma më shumë dyshimet…

Read More

Deputetja Rudina Hajdari, e cila tashmë ka krijuar një parti të re, prej ditësh ka nisur një tur takimesh nëpër Shqipëri me qytetarët. Sot, Hajdari ka përzgjedhur të ndajë në rrjetet sociale historinë e një emigranti të rikthyer në Shqipëri dhe me kursimet e fituara ka hapur një biznes. “Presion mbas presioni, e gjobë mbas gjobë, Shkëlqimi u detyrua ta mbyllë biznesin.Kjo nuk është vetëm historia e Shkëlqimit, por është historia e çdo shqiptari të thjeshtë e të ndershëm.Për 30 vite shteti në vend të shërbente si mik i biznesit dhe inkurajues i ndershmërisë, u kthye në simbol të fatkeqësisë…

Read More

Nga Mero Baze Po prisja t’ia uronte dhe Ilir Meta ditëlindjen, Fatos Nanos, që të kompletonte sjelljet e tij të kohëve të fundit, që nuk lë njeri pa i kujtuar kur ka lindur, apo kur ka vdekur. Por nuk e bëri. Me sa duket tani ai kërkon figura me peshë kombëtare për t’i përkujtuar dhe për t’i identifikuar me projektin e tij politik. Kjo u pa qartë përshembull tek dekorimet për luftën e Vlorës, ku të krijohej ideja që ajo është një luftë që e ka bërë LSI. Modeli i Fatos Nanos si liberal nuk e ndihmon në idenë e…

Read More

Potencialet e sektorëve ekonomikë për të hapur vende të reja punë ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme në varësi të ecurisë dhe zhvillimit që kanë. Por cilët janë aktualisht sektorët që ofrojnë më shumë mundësi punësimi për ata që janë në kërkim të një vendi pune? Sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, në një vit, pranë zyrave të punësimit në të gjithë vendin, janë shpallur në total 50,785 vende te lira pune. Sipas aktiviteteve ekonomike numri më i lartë i vendeve të lira për Janar-Dhjetor 2019, është marrë nga industria përpunuese, e cila zë 39%, ku vetëm përpunimi i…

Read More

Politika e jashtme, raportet me Greqinë, janë prej disa javësh në fokus të debateve dhe polemikave në politikën e brendshme. Qeveria po përballet aktualisht me dyshimin se mos po negociohet fshehurazi me Greqinë ndonjë marrëveshje për ndarjen e kufirit detar. Por, kryeministri Edi Rama e ka hedhur poshtë këtë insinuatë. Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvend, Mimi Kodheli theksoi plot bindje gjatë edicionit të lajmeve në “Vizion Plus” se nuk ka asnjë marrëveshje të fshehtë. I pyetur nëse Shqipëria arriti objektivin e vënë në 2013-ën për “zero probleme me fqinjët”, Kodheli tha se të drejtat e shqiptarëve…

Read More

Sipas astrologëve çiftet e Horoskopit që vijojnë si më poshtë, janë çiftet që zgjasin më shumë në një lidhje dashurie. Demi dhe Peshorja Të dy janë zjarr dhe pasion i pastër. Demi është energjik dhe Peshorja është plot romancë. Ky çift do të zgjasë shumë, deri në përjetësi nëse askush nuk i pengon. Ata janë një nga çiftet më të pasionuar në zodiak. Dashi dhe Binjakët Ky është një çift tjetër i ekuilibruar. Ndërsa Dashi do të orientohet drejt një qëllimi, Binjakët do të ndjekin idetë e veta të çmendura. Nëse Dashi arrin të mbajë nën kontroll Binjakët dhe nëse…

Read More

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë të pandryshuar vendimin e shkarkimit për Fehmi Petkun, ish-kryetarin e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. “Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.30/2019, datë 06.06.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Fehmi Petku, kundër vendimit nr. 136, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar…

Read More

Në serinë dokumentarit dedikuar skuadrës së Tottenham, “All or Nothing: Tottenham Hotspur”, të prodhuar nga Amazona, janë parë prapaskena interesante që nuk janë parë në transmetimet live të ndeshjeve. Në një fragment të dokumentarit me 9 episode tërheq vëmendjen një përplasje në dhomat e zhveshjes mes mesfushorëve Eric Dier dhe Dele Alli, ndërsa nuk mungon as ndërhyrja e teknikut Jose Mourinho, I cili nxit debatin mes futbollistëve. Tensioni te “Spurs”-at vinte pas humbjes në kampionat me Wolverhampton.

Read More