Author: tirana

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka reaguar nëpërmjet një postimi në profilin e saj zyrtar në “ Facebook” për situatën e zjarreve që ka kapluar në disa qarqe të vendit. Xhaçka shkruan se dhjetra efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar dhe që po punojnë ditë e natë për shuarjen e zjarreve në disa operacione në qarqet e Fierit, Shkodrës, Vlorës, Tiranës dhe Lezhës. Gjithashtu ministrja shprehet se ndihmat nga FA-ja për shuarjen e zjarreve do të jenë edhe nga ajri. Postimi i plotë: Flakët e shkaktuara nga dora e njeriut më shumë sesa nga temparaturat e larta, kanë prekur…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se si rezultat i krijimit të një cikloni, me erëra të fuqishme dhe reshje shiu, do të përkeqësohet moti në zonën e Detit Jon në veri. Ditën e premte vendi ynë do të përfshihet nga erëra të forta me drejtim veri, veri-perëndim dhe veri-lindje.| Drejtoria e Përgjithshme Detare bën apel që të gjitha subjektet që ushtorjnë veprimtari në fushën e detarisë të marrin masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe për të parandaluar çdo rrezik të mundhsëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit. Postimi i plotë: Njoftim për përkeqësim të…

Read More

Capital T është padyshim një nga emrat më të lakuar në muzikën shqiptare dhe ndër djemtë më të bukur dhe të lakmuar nga vajzat. Së fundmi, artisti ka dhënë një intervistë për revistën “Story”, ku ka folur rreth Trimit, sekretet e suksesit, albumit dhe detajeve mjaft interesante. Nuk kishte si të mungonte një pyetje rreth fizikut aq të komentuar të tij dhe ritualit që ka ndjekur për të arritur atë. Djema mbani shënim: Ushqimi i shëndetshëm dhe përkushtimi në ushtrimet fizike (noti, vrapimet në natyrë)- kaq ju mjafton. Tani kalojmë tek sektori i gocave. I pyetur rreth faktit se kur…

Read More

Kryeministri Edi Rama është shprehur se çështja e kuotës së emigrantëve nuk mund të ndryshojë në formën që ata duan. Në një intervistë për gazetarin Robert Goro, në Tribuna TV, tha se në bashkëpunim me Greqinë, do të bëhet ajo që është e mundur, por që emigrantët s’mund të kërkojnë të pamundurën. Ai shtoi se shteti nuk mund të vrasë virusin. Përsa i përket marrëdhënieve Greqi-Shqipëri, kryeministri tha se ka ftuar Mitsotakis në Shqipëri dhe se shumë shpejt ai do të vijë në vendin tonë në kuadër të një vizite zyrtare. Pyetje: Zoti kryeministër brenda 10 muajsh është hera e…

Read More

Një furgon i policisë kufitare është përfshirë në një aksident në Pogradec dhe pasi ka dalë nga rruga ka hyrë brenda një banese. Ngjarja është regjistruar në zonën e Petrushës, ku mjeti tip furgon i Policisë Kufitare pasi është përplasur me një tjetër mjet tip Audi ka dalë nga rruga dhe ka prishur murin e shtëpisë së shtetasit Irjat Hyko duke hyrë brenda. “Mendova se ishte bombë”, u shpreh i zoti i shtëpisë.

Read More

Nëse për tifozët shqiptarë vizita e një skuadre si Volfsburgu për një ndeshje në Ligën e Europës është një eveniment që kujtohet gjatë, duket se te skuadra gjermane nuk e shohin me kaq entuziazëm udhëtimin drejt Shqipërisë. Vetë drejtori sportiv i skuadrës së Bundesligës, Jorg Shmadke, ka folur hapur kundër UEFA-s për mënyrën se si po rrezikon ekipin, duke e dërguar në një zonë të rrezikuar nga koronavirusi. Gjermania e cilëson Shqipërinë si një nga zonat e kuqe në Europë e ky është mendimi i parë që shqetësonte drejtuesin e klubit gjerman para udhëtimit drejt vendit tonë. “Normalisht, nuk duhet…

Read More

Sërish sherr dhe duket se çdo javë është bërë në modë tashmë edhe në ndeshjet miqësore. Sfida e luajtur në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës për pak sa nuk është mbyllur para kohe. Një sherr masiv mes lojtarëve, ngjarje që është përsëritur shpesh ditët e fundit. Albi Koldashi në minutën e dhjetë dhe Renato Spahiu në në 27-tën, i dhuruan avantazhin e dyfishtë ekipit të Kategorisë së Parë. Të dy trajnerët edhe në prani të krerëve të klubeve kanë marrë vendim që loja të mos vijonte më, pasi i druheshin nodnjë sherri tjetër, ndaj edhe e ndërprerë sfidën, por që…

Read More

Eranda Libohova është një këngëtare me stil unik, balada të ndiera, një zë që nuk mund ta harrosh, elegante dhe moderne. Energjia pozitive e saj rrezaton kudo ku ndodhet. Kemi më shumë se 3 dekada që e dëgjojmë muzikën e saj të kuruar në detaje dhe gjithmonë na surprizon me hitet që ofron për publikun. Ajo ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin “Rudina”, ku pa promovuar këngën e kësaj vere “Ego” që është pëlqyer mjaft nga publiku. Ndër të tjera, gjatë emisionit është shfaqur dhe një video që Eranda ka publikuar para disa kohësh në “Instagram” ku…

Read More

Pak muaj më parë, Klea Huta u bë nënë e një djali të quajtur Krid. Tashmë vogëlushi ka filluar të rritet, por duket se kështu kanë nisur edhe problemet e tyre të para. Klea ka treguar se mbrëmë ka kaluar një natë të lodhshme, pasi duket se vogëlushit po i dalin dhëmbët e parë. “Më raftë pika mua! Kemi patur një natë të gjatë mbrëmë dhe të lodhshme si për mua edhe për Krid. Dhe falë Zotit që tani po fle pak. Mbase nga stresi qumësht nuk kisha mjaftueshëm dhe si të mos mjaftonte kjo, nuk ma pranonte as qumështin…

Read More

Një gjykatës italiane ka dënuar me 5 vite e 8 muaj burg pas një gjykimi të shkurtuar një 44 vjeçar vendas i quajtur Bruno Beltutti (aktualisht në arrest shtëpie). Ngjarja daton më 8 shkurt të këtij viti në Brembate. Rreth orës 8.45 të mëngjesit, dy punëtorët e një kompanie, përkatësisht 44 vjeçari italian dhe një shofer shqiptar 52-vjeçar, me banim në Gorle, u përfshinë në një debat për larjen e kamionit. Në ambientet para ndërtesës së kompanisë lind një diskutim i shkurtër për atë se kush duhet të pastrojë kamionin i pari. Për disa minuta tonet nxehen, derisa Beltutti nxjerr…

Read More

Meteorologët kanë parashikuar se një stuhi e fuqishme do të prekë zonat mesdhetare më 18 shtator. Stuhia tropikale pritet të sjellë erëra të forta që mund të arrijnë deri në 200 km/h. Ekspertët kanë parashikuar se stuhia do të prekë brigjet e Italisë Jugore, por edhe jugun e Greqisë. Duke qenë se vendi ynë ndodhet fare pranë këtyre dy vendeve, u rrit tensioni se stuhia mund të përfshijë dhe Shqipërinë. Por sipas ambientalistit Sazan Guri, nuk ekziston asnjë mundësi që vendi ynë të preket nga uragane apo ciklone. Ai pretendon se e bazon argumentimin e tij në të dhëna që…

Read More