Author: tirana

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi dhe Drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali inspektoi sot disa prej investimeve që po kryhen në Bathore, ku realiteti po ndryshon me rrënjë. Spiropali e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli u ndalën në investimet në rrugën “Bashkim Gazidede”, emërtim ky i vendosur në tetor 27 të 2008, nga Xhelal Mziu, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Kamzës, i cili i propozoi Këshillit Bashkiak të Kamzës për t’i vendosur një rruge në Bathore emrin e Bashkim Gazidedes, ish-kreut të SHIK-ut famëkeq 1992-1997, i cili…

Read More

Kryeministri Edi Rama prite të fluturojë të premten drejt Gjermanisë, ku do të jetë pjesë e panelit në Konferencën e Sigurisë në Berlin.Rama do të zhvillojë një takim edhe me Kancelaren Angela Merkel. Integrimi në BE, hapat e ndërmarra nga Shqipëria në këtë proces janë pjesë e diskutimeve të Ramës me zyrtarët dhe deputetët gjermanë. Siç dihet Gjermania mban presidencën e radhës së BE-së. Kjo vizitë e Ramës në Gjermani dhe takimi me Kancelaren Merkel, vjen pas vizitës në Athinë, ku u diskutua rreth çështjes së kufirit detar me Shqipërinë si dhe konfliktin e Greqisë me Turqinë për Mesdheun.

Read More

Është një nga produktet më të pritura të 2020-ës, por do të vonojë dhe pak. Iphone 12 nuk u lancua në eventin special të Apple të martën dhe tani data e re pritet të jetë diku nga fillimi i tetorit. Megjithatë, disa informacione rreth tij dolën në dritë, duke i dhënë kështu dicka për të folur të apasionuarve që po e presin më padurim hedhjen e tij në treg. Kështu thuhet se iPhone 12 do të sjellë përsëri skajet e sheshta që u panë për herë të fundit në iPhone 5, ndryshe nga ato të rrumbullakosura të iPhonëve të fundit.…

Read More

Një sy gjumë gjatë ditës ju bënë mirë për shëndetin tuaj. Sipas disa studimeve gjumi gjatë ditës deri në një orë, ndikon shumë mirë për trurin tuaj. Afër 60% të njerëzve bëjnë një sy gjumë pas drekës. Ata flenë në mes 30 – 90 minutave. Sipas studimit njerëzit të cilët bëjnë 1 orë gjumë gjatë ditës, ishin më të mirë në kujtesë dhe në marrje të vendimeve. Njerëzit të cilët nuk flenë gjatë ditës kanë mundësi që të fillojnë të harrojnë më shpejt se ata që bëjnë gjumë gjatë ditës deri në një orë.

Read More

Gjatë kësaj periudhe ndër të vetmet pyetje që na vjen në mendje është kur do ti kthehemi normalitetit që na ka munguar aq shumë gjithë këto muaj. Të gjithë përgjigjen mundohemi që ta gjejmë tek autoritetet shëndetësore, shkencëtarët dhe qeveritë.Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë llogaritjet e veta dhe sipas Soumya Sëaminathan, jeta normale nuk do të kthehet para vitit 2022. “Vetëm në vitin 2022 do të ketë mjaftueshëm persona të vaksinuar për të zhvilluar imunitet”, tha doktoresha e OBSH-së për CNN. Sipas saj, vaksina do të jetë e disponueshme shumë më përpara, por efekti i saj nuk do…

Read More

Dashi Dashuria: Një kohë e mirë për çiftet e konsoliduara, udhëtime afatgjata dhe projekte shihen në horizont. Shumë do të drejtohen drejt bashkëjetesës, të tjerët drejt martesës. Beqarët mund të bëjnë takime marramendëse, arritjet premtuese po vijnë për të gjithë. Puna: Ju duhet të punoni në një mjedis të qetë, kështu që bëni gjithçka për të krijuar një harmoni maksimale me kolegët tuaj. Bricjapi Dashuria: Nuk do të ketë nevojë për shumë fjalë për të përcjellë atë që keni në zemrën tuaj. Do të jeni në gjendje të komunikoni vetëm me sytë tuaj dhe kjo do të jetë e mjaftueshme…

Read More

Uragani Sally ka prekur tokën duke sjellë me vete shira të furishëm që meteorologët amerikan e cilësojnë si stuhi ‘historike dhe katastrofike’. Tre shtete amerikane janë detyruar të deklarojnë gjendjen e emergjencës- vendosur dhe nga presidenti Donald Trump përpara se uragani, të prekte tokën në Alabama, Florida dhe Mississippi, të njëjtën vende të prekura rëndë edhe nga uragani tjetër Laura, në muajin e kaluar. Me erëra që kanë një shpejtësi më shumë se 168km/orë, Sally po lëviz drejt veri-lindjes së Vendit. Forca e tij dhe fakti që bëhet fjalë për uraganin e 18 të stinës të lë të mendosh që…

Read More

Në kuadër të goditjes së një rrjeti të trafikimit të kokainës, strukturat e Policisë së Shtetit janë duke zhvilluar një operacion antidrogë në qytetin e Vlorës. Deri tani janë arrestuar 5 persona dhe 2 të tjerë janë akoma në kërkim. Mësohet se njëri nga të arrestuarit është djali i biznesmenit me iniciale J.LL. Operacioni është zhvilluar në sekret të plotë gjatë gjithë ditës.

Read More

Vrasja e ish deputetit të PS-së, Fatmir Xhindit para derës së shtëpisë së tij në Roskovec, është një ngjarje e rëndë që edhe pas 11 vitesh ende nuk është zbardhur motivi dhe autorit. Por gazetari Elton Qyno bëri disa deklarata të forta në emisioni ‘Repolitix” duke thënë se vrasja e ish deputeti nuk ka ndodhur për çështje politike, por për motive morali dhe se vrasësi i tij ndodhet në Roskovec. Kjo deklaratë e fortë solli debate mes gazetarit dhe deputetit të PS-së, Xhemal Qefalia, i cili i tha se po bën një gabim trashanik pasi sipas gazetarit po aludohet se…

Read More

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar me detaje se si kanë nisur konfliktet mes familjeve Reçi e Gjini në Mirditë, duke lënë pas shumë viktima. Sipas saj, shtetasi Gasper Reçi dhe Tonin (Armando) Gjini të dy të ekzekutuar kanë qenë bashkë pjesë e një grupi të trafikut të heroinës në Itali. Mësohet se gjithë konflikti mes dy familjeve ka nisur kur Tonin, Armando Gjini i ka dorëzuar Gasper Reçit një sasi të madhe heroine në Romë. Bëhet fjalë për miliona euro tha gazetarja Lala, ndërsa gazetari Zhabina foli për një shumë prej 3 milion eurosh, që Gasper Reçi ka deklaruar se…

Read More

Mjeku Pëllumb Pipero thotë se ai ka kërkuar që të mos vazhdohet me praktikat e spitaleve Covid, por të hapen spitalet rajonale. “Unë kam kërkuar që të mos vazhdojmë me praktika covid-1, covid-2, covid-3, por mundësisht të hapen të gjitha spitalet rajonale atje ku ka kapacitete. Kështu i gjithë sistemi të jetë në lojë dhe në veprim për të përballuar më mirë këtë situatë.Të mos shtrëngohemi që të kërkojmë kapacitete shtesë, por të vëmë në dispozicion të gjitha kapacitetet që kemi ne. Ne do të jetojmë gjatë me këtë pandemi. Mendohet se kjo pandemi do të zgjasë së paku 1.5…

Read More

Ish-drejtuesi i i policisë së Shtetit Ilir Gjoçi, duke folur për ngjarjen e djeshme ku Preng Gjini ra viktimë e një atentati me eskploziv, ka thënë se autori nuk e ka kryer shpërthimin e djeshëm tek ish-parku i autobusëve me telefon, por me telekomandë, pra ka qenë një shpërthim i telekomanduar. Kjo pasi në vendin ku ishte vendosur eksplozivi (400-500 gr C4) nuk u gjet asnjë kartë telefoni. Kështu, duke qenë me telekomandë, mendohet se autori ka qenë deri në 100 metra afër makinës që ka shpërthyer, pasi aq është rrezja e telekomandës. Gjithashtu ai shtoi se ngjarje të tilla…

Read More