Jim Carrey do të luajë rolin e kandidatit demokrat dhe ish-nënkryetarit Biden në këtë sezon të “SNL”, njoftoi BBC. Seriali do kthehet në një kohë që do të zhvillohen edhe zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA. I konsideruar si një nga komedianët më të mëdhenj në botën e ekranit, Carrey do të shfaqet në pesë episode përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit. “SNL” njihet për prurjet e reja për të luajtur personazhe të rëndësishme, nga Robert de Niro si Robert Mueller, Brad Pitt si Dr. Anthony Fauci.
Author: tirana
Zhvendosja e ekonomisë së vendeve të zhvilluara drejt shërbimeve gjatë tridhjetë viteve të fundit ka patur pasoja të matshme në pabarazinë sociale dhe ekonomike. Ndërsa fabrika e shekullit XX siguronte një rrugë të qëndrueshme drejt klasës së mesme, ekonomia e mijëvjeçarit të ri ka shenjuar një thyerje të ashpër midis punonjësve të keqpaguar të shërbimit dhe bonuseve të larta të klasës krijuese në ekonominë e re të dijes. Nga Ditjon Baboçi Biologjikisht secilit prej nesh i nevojiten 90W energji për të jetuar, njësoj sa një llampë e thjeshtë inkandeshente. Por prej gati dy shekujsh si qenie urbane secili prej nesh…
Moderatorja Bieta Sulo është rikthyer edhe këtë sezon me emisionin e saj “Ftesë në 5”. Ditën e sotme në zyrën e saj, Bieta ka marrë një surprizë shumë të bukur nga vogëlushi i saj. Kroi Art i ka shkuar për vizitë tek zyra mami Bietës duke e lumturuar pa masë moderatoren. Bieta ka publikuar në Instagram disa foto nga momenti kur Kroi Art i shkon në zyrë dhe shkruan se kjo ishte surpriza më e bukur. “1 gazetar i ri ne zyren e “Ftesë ne 5”. Surpriza e bukur e dites”, shkruan Bieta.
Dashi Klima në jetën tuaj në çift do vazhdojë të jetë e qetë. Do të ndiheni mirë pranë partnerit. Në planin financiar do të merrni të gjitha masat për të përmirësuar situatën. Demi Do të ndiheni mirë pranë personit që keni në krah dhe asnjë tjetër nuk do iu tundojë. Në planin financiar do ketë ndryshime rrënjësore. Binjakët Mërkuri në shenjë sjell avantazhe në punë. Kontakte dhe akorde të ndryshme do t’ju përshpejtojnë ritmet e “konkluzionit”. Në dashuri mundohuni të evitoni grindjet me partnerin. Gaforrja Ndryshimet planetare do t’ju ndihmojnë të realizoni qëllimet tuaja edhe pse për momentin ju duket…
Fansat e Pink dyshojnë se këngëtarja është shtatzënë për herë të tretë, pasi barku i saj është dukur më i fryrë se zakonisht gjatë performancës në “Academy Of Country Music Awards”. Këngëtarja mbajti veshur në skenë një fustan shumë të gjerë me lule, që mendohet se mund ta ketë përdorur për të fshehur barkun. Ndërkohë që këngëtarja e hitit “Family Portrait” i la të gjithë pa fjalë me performancën e jashtëzakonshme përkrah Keith Urban, fansat nuk mund të mos habiteshin për ndryshimet në trupin e saj.
Një ish-modele ka akuzuar Donald Trump për sulm seksual në turneun e tenisit US Open 1997, duke i thënë The Guardian se ajo ndihej e “dhunuar” pas ngjarjes. Amy Dorris pretendon se presidenti amerikan, i cili ishte 51 vjeç në atë kohë, e sulmoi atë jashtë tualetit, në zonën VIP në turneun e New York. Ajo ishte 24 vjeç. “Ai më futi gjuhën në fyt dhe unë po e shtyja. Dhe atëherë ai më kapi më fort dhe duart e tij ishin shumë të buta dhe në të pasmet e mia, në gjoksin tim, shpinën, gjithçka”, tha zonja Dorris, sot…
Dy punonjëse të një marketi janë infektuar me COVID-19 në Elbasan. Ata janë vetëkarantinuar në banesën e tyre, ndërsa u është marrë tamponi edhe kolegëve të tyre. Marketi në Elbasan nuk është mbyllur, ndërsa detyrimi për të mbajtur maskën vijon të zbatohet.
Xhesika Berberi do të jetë një nga emrat e famshëm që do të prezantojë spektaklin më të madh të bukurisë në vend “Miss Universe Albania”. Përkrah modeles bukuroshe do të jenë edhe dy emra të tjerë shumë të njohur të ekranit shqiptar, Alaudin Hamiti dhe Adrola Dushi. Xhesika ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ëake Up” për të folur për këtë eksperiencë unike. Ajo u shpreh shumë e lumtur që i është dhënë mundësia të prezantojë këtë kompeticion e që për më tepër gjatë netëve të tij do të vishet nga marka ndërkombëtare, Christian Dior. Kjo është hera…
Në 24 orët e fundit janë shënuar 132 raste të reja me COVID-19, ndërsa 4 pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar në 347 numrin në total të viktimave. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 55 qytetarë kanë fituar betejën me koronavirusin. Sakaq sipas Ministrisë në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Kylie Jenner ka bërë pjesë të dollapit të saj të gjithë fansat për të treguar se çfarë mban brenda çantës. 23-vjeçarja publikoi në “Youtube” një video me titull “Ëhat’s in my bag”, përmes së cilës zbuloi të gjitha produktet që nuk i mungojnë asnjëherë në çantë. Ajo tregoi se produkti më i rëndësishëm që ajo ka çdo ditë me vete është një dezinfektes duarsh nga marka e saj, që nuk ka dalë akoma në treg. Kylie zbuloi dhe disa produkte të tjera që nuk kanë dalë ende në shitje, duke përfshirë lidhset Kylie Skin dhe një shkëlqyes buzësh. Por produketet…
“Kam diçka për të rrëfyer por më duhet edhe pak kohë”, Enca mos e ka këtë një “kërcënim” për Noziy-n Gjatë intervistës së tij, Noizy e quajti këngëtaren “të lodhshme” dhe vazhdoi t’i qëndronte mendimit se Enca kishte qenë mosmirënjohëse ndaj tij. “Enca ka qenë shumë e lodhshme pikë së pari, është shumë rob i lodhshëm, ka qenë kërkuese ka pasur gjëra pozitive të veta, por shumë e lodhshme, pastaj lindin problemet dhe mosmirënjohjet. Del në televizion dhe thotë unë ashtu, nuk po them dil të flasësh për Noizyn që ai më ka bërë mua, por kur bëhet pyetja, përgjigju…
Shkencëtarët kanë zbuluar se si lloji i gjakut mund të luajë gjithashtu një rol në sëmundjen e rëndë që do të zhvillohet një person që infektohet me COVID-19. Gjithashtu, është përcaktuar se njerëzit me diabet dhe apnea (ndërprerje e shkurtër periodike e frymëmarrjes gjatë gjumit) janë një grup me një rrezik në rritje të shtrimit në spital. Ata thonë se grupi i gjakut gjithashtu luan një rol në ashpërsinë e infeksionit. Këto të dhëna u nxorën në dritë nga një studim i ri nga Universiteti i Warwick, dhe gjetjet erdhën pas raporteve sistematike nga studime të tjera që raportuan rezultatet…