Author: tirana

Policia e Korçës ka ngritur disa pika kontrolli në hyrje të qytetit, në unazë si edhe në qendër. Kontrollet e rrepta po bëhen nga agjentët e drejtorisë dhe të komisariatit të Korçës për armëmbajtje pa leje, persona të shpallur në kërkim dhe për lëndë narkotike. Në kuadër ta masave parandaluese edhe për transport të emigrantëve të paligjshëm, kontrollet priten të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Read More

Nëse prej ditësh keni temperaturë jo të lartë ose diarre, mund të jeni prekur nga koronavirusi edhe pse tamponi ju del negativ. Mjekët kanë vënë re se në këtë periudhë është ulur agresiviteti i virusit dhe në qarkullim janë 7 mutacione te tij. “Mbi 80% e rasteve paraqiten me temperaturë 37.5-38. Kohëzgjatja është dy deri tre ditë ose maksimumi pesë ditë. Ka raste kur u mungon shija ose nuhatja, por nuk shfaqin shenja të tjera pulmonare. Kemi vënë re dhe prekje te aparatit tretës të shoqëruara me diarre. Edhe nga studimet e fundit theksohet se janë 6-7 mutacione të virusit gjë që…

Read More

Zv.kryeministri Erion Braçe reagon pas operacionit ndërkombëtar të Europol për goditjen e kartelit të shqiptarëve që sillnin kokainë nga Amerika Latine drejt Europës dhe më gjerë. Braçe thotë se shqiptarët nuk duhet të kenë turp që ky kartel cilësohej “shqipfolës” por duhet të krenohen me arrestimet e kryera nga Policia e Shtetit.

Read More

Kryetari i bashkisë së Munihut Dieter Rieter ka vendosur që në ndeshjen e parë të sezonit të ri të kampionatit gjerman të futbollit midis kampionëve Bayern dhe Schalke 04, i cili është planifikuar për të premten, nuk do të ketë spektatorë për shkak të 151 rasteve të reja të infeksionit me koronavirus të enjten. Ardhja e 7,500 spektatorëve në ‘Allianz Arena’ u miratua fillimisht në përputhje me masat e rrepta epidemiologjike, por javën e fundit numri i njerëzve të infektuar në Munih për 100,000 njerëz është rritur me 48 për qind, që është mbi kufirin e 35 për qind të…

Read More

Zbardhen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Klevis Kapllanit në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës disa ditë më parë. Gazetari Elton Qyno shkruan se 33-vjeçari i cili u qëllua për vdekje vetëm disa metra larg shtëpisë së tij kishte miqësi me Nuredin Dumanin. Ky i fundit është shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës disa muaj më parë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Dumani dhe Kapllani, jetonin në të njëjtin fshat dhe shoqëroheshin me njëri-tjetrin. Dumani ishte i përfshirë në një rrjet prostitucioni, grupi i të cilit u shkatërrua në vitin 2018.…

Read More

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë nutricionistja Albana Daka e cila ka folur më gjatë për alergjitë ushqimore dhe cilat ushqime mund të jenë të prirura të na shkaktojnë alergji. Alergjitë ushqimore ndodhin kur hamë diçka ndaj të cilës jemi alergjikë, trupi ynë prodhon antitrupa, të cilët nisin një proces që përfshin çlirimin e histaminës për të luftuar atë çka e identifikon si të rrezikshme. Për pasojë, simptomat e alergjisë shfaqen pothuajse menjëherë ose deri në 2 orë pas ngrënies së ushqimit. Alergjia ushqimore shfaqet më shpesh në fëmijërinë e hershme, por mund të prekë çdo…

Read More

“Gratë e bukura, apo vajzat e bukura”?! Kjo ishte temë në pjesën e dytë e emisionit “Ftesë në 5”. Në panelin e të ftuarve ishin të ftuara, Ina Kollçaku dhe producentja Sabina Kodra.Në një moment debati u zhvendos tek profesioni dhe përzgjedhja që bëjnë punëdhënësit në intervistat e punës. Ina u shpreh e mendimit se mosha e re është një faktor domethënës në një intervistë pune, madje sipas saj ka lajmërime pune që e përcaktojnë moshën që është më e favorizuar. Ndërsa Sabina ndau një mendim të kundërt me të. Producentja e njohur u shpreh se, nëse punëdhënësi shikon në…

Read More

E ftuar sot në studion e Rudina ka qenë një mjeke e cila na ka frymëzuar me historinë e saj. Edhe pse në pritje të ëmbël, ajo aktualisht është në krye të detyrës në vijën e parë të frontit kundër Covid-19 dhe vazhdon t’i shërbejë pacientëve të infektuar. Bëhet fjalë për mjeken e specializuar në shërbime anestezie reanimacion Krisli Serani, e cila ka treguar si e ka përballuar ajo këtë periudhë dhe si e priti lajmin e shtatzënisë në kohë pandemie. Rudina Magjistari: Si ka qenë kjo periudhë për ju? Krisli Serani: Ka qenë një shtatzëni e paplanifikuar që erdhi…

Read More

Ish ministri, Besnik Mustafaj si pjesë e komisionit të vlerësimit të kandidaturave për deputetë në PD, ai u shpreh se në fund të muajit do ketë një listë konkrete. “Unë 30 vjet kam që e ndjek politikën në Shqipëri. Unë kam parë vetëm njëherë të fitohen zgjedhjet me tepsi dhe timon pa asnjë ofertë. Mendoj se PD dhe opozita do kenë një ofertë për t’iu përgjigjur gjendjes në vend dhe aspiratës dhe nevojës që ka shoqërisë shqiptare për të shkuar përpara. Unë besoj se po, po punohet me këtë program. Me këtë program po ndihmon shumë CDU, partia e Merkel.…

Read More

Forcat RENEA kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit, ku kanë nisur kontrolle masive në shumë shtëpi. Konkretisht, efektivët kanë kryer kontrolle dhe kanë bastisur disa shtëpi, në fshatin Broshkë dhe Përparim, disa orë pas ekzekutimit të vëllait të Talo Çelës, Bujarit. Deri më tani, mësohet se janë shoqëruar disa persona në komisariatin e Elbasanit. Identetet e tyre nuk bëhen me dije, por dyshohet se ata kanë lidhje apo dijeni për ekzekutimin dhe autorët e vrasjes së Çelës.

Read More

Disa ditë më parë, moderatorja e njohur Luana Vjollca shprehu dëshirën publikisht për ta pasur Lori Hoxhën të ftuarën speciale të puntatës së parë të “Shiko kush luan”. Lori i ktheu përgjigje pozitive dhe me sa duket e ka mbajtur fjalën. Ajo sapo ka publikuar një foto ku duket në studion e “Shiko kush luan”. “Sa mirë të jesh këtu sërish”, shkruan Lori, duke qenë se sezonin e parë ishte në panelin e të ftuarëve bashkë me motrën e saj, Sarën. Kujtojmë se “Shiko kush luan” rikthehet për një tjetër sezon në 26 shtator dhe me sa duket premton shumë…

Read More

Goca, sa prej jush do donin një përgjigje nga aktori më i bukur dhe më i suksesshëm i momentit në Turqi, Can Yaman? OK! Na falni nëse e tepruam pak, por origjina e tij na i shton dozat e të folurit me superlativa. Për tu rikthyer në temë, aktori me origjinë shqiptare i ka kthyer një koment në Instagram Eva Muratit dhe fansat aq deshën. Moderatorja bukuroshe e ekraneve shqiptare i ka komentuar dy emoji në videon e tij të fundit, si për të treguar se Can e ka ‘djegur’ fare në serialin e ri, teksa ai ia ka kthyer…

Read More