Gazetari Ilir Kadia ka treguar një moment interesant nga politika shqiptare ndër vite. Në ditëlindjen e Fatos Nanos, Kadia ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale, një bisedë me Majkon në studion e BBC mbi ndryshimin mes Edi Ramës dhe Fatos Nanos. Postimi i gazetarit Majko,Nano dhe Rama! E pyeta Pandeli Majkon, jashtë mikrofonit, por në studion e BBC-së 10 vjet më parë, se cili ishte ndryshimi mes Nanos kryetar partie dhe Edi Ramës tani kryetar i PS. Më tha se do më jepte të njëjtën përgjigje që i kish dhënë Edi Ramës, kur i kish bërë të…
Author: tirana
Kur na ndajnë edhe pak muaj nga data e zgjedhjeve, kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli ka vendosur që të ndryshojë ngjyrën e shtyllave të ndriçimit në qytet. Ndryshe nga Xhelal Mziu i cili i kishte lyer të gjithë shtyllat me ngjyrë blu, madje këtë emër do të merrte edhe vetë bulevardi, Suli ka vendosur që t’i lyejë shtyllat me ngjyrë të bardhë ose gri. Përfaqësuesit e Bashkisë shprehen se ndryshimi i ngjyrës lidhet me respektimin e ligjit, ku ngjyra e bardhë është dalluese për qarkullimin rrugor.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shprehur gatishmëri që Greqia të furnizojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me vaksinën COVID-19 në mënyrë që të përshpejtojë procesin, tha Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në një intervistë për Mia.mk. “Mitsotakis shprehu gatishmëri që Greqia, si një anëtare e BE-së, të kërkojë që furnizimi i vaksinave në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të kalojë përmes saj, sepse zakonisht, vendet anëtare shkojnë së pari, dhe vetëm pastaj kandidatët. Nëse mund të organizohet për ne 15 deri në 20 ditë përpara, atëherë kjo është e mirëseardhur, ” tha Zaev. Duke folur për tema të tjera të takimit…
Policia e Beratit ka nisur pasditen e sotme një aksion “blic” duke blinduar të gjitha rrugët e qytetit, ndërkohë që janë ngritur postblloqet edhe në katër bashkitë e qarkut. Efektivët e Policisë së Beratit të asistuar nga FNSH-të dhe “Shqiponjat” janë në “këmbë” për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Tek të gjitha mjetet e ndaluara, janë kryer kontrolle të imtësishme për drogë e armë, ndërkohë që me detaje janë inspektuar edhe identitetet e të ndaluarve.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë se kryeministri Edi Rama si shpresë të fundit për të minimizuar humbjen në zgjedhjet e 25 prillit po përdor çdolloj manovre. Këtu ai përmendi dhe ofertat për të ndarë pushtetin, ofertë të cilën përveç Lulzim Bashës ia ka drejtuar dhe Ilir Metës. “Ramës i kanë mbetur vetëm këto forma, diversioni. Basha e deklaroi në konferencë shtypi që Rama i ka bërë ofertë për të ndarë postet. Oferta ka qenë dhe nga ana tjetër. Të njëjtën gjë që na premtonte ne, ia premtonte dhe LSI”, tha Paloka. Pjesë të kësaj strategjia, nënkryetari i PD-së…
Legjislacioni i ri i aprovuar së fundmi në Nigeri parashikon që ata që përdhunojnë një fëmijë nën 14 vjeç dënohen automatikisht me vdekje ndërsa përdhunuesit e tjerë i nënshtrohen kastrimit kirurgjik. Zhvillimi vjen pas zemëratës publike mbi rritjen e numrit të përdhunimeve mes kufizimeve të koronavirusit, të cilat kanë bërë që disa guvernatorë lokalë të vendosin gjendjen e emergjencës. Guvernatori i Kaduna, Nasir Ahmad el-Rufai tha se dënimet drastike nevojiten për të shtuar mbrojtjen ndaj fëmijëve prej krimeve të rënda. Grupet e grave kanë kërkuar veprim më të ashpër kundër përdhunuesve përfshi dhe dënimin me vdekje.Ligji shtetëror i Kaduna, provinca…
Opozita jashtë parlamentit, PD-LSI do të marrin pjesë nesër në mbledhjen e Këshillit Politik që do të zhvillohet në orën 12:00 në Pallatin e Kongreseve, por akuzojnë Damian Gjiknurin se është i njëanshëm. Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili shprehen se nuk kishte dakordësi për të zhvilluar mbledhjen nesër dhe se Gjiknuri refuzoi propozimin për t’u ulur në tryezë të mërkurën. Megjithë, përfaqësuesit e opozitës konfirmojnë pjesëmarrjen. “Ne mbledhjen e fundit te Keshillit politik nuk pati asnje dakordesi per te zhvilluar mbledhje diten e premte. Ju gjithashtu refuzuat kerkesen tone per mbledhje te Keshillit Politik diten e merkure. Kjo logjike e…
Fëmijët që vuajnë vetëm nga bllokimi dhe ‘hundët e lëngshme’ absolutisht nuk kanë koronavirus. Një studiues dhe ekspert i lartë ka dalë në përfundimin pas studimit, se prindërit dhe mësuesit në këtë rast nuk kanë nevojë as të shqetësohen dhe as të marrin masa për të bërë tamponin. Një fëmije më ftohjen e motit mund t’i ndodhë që brenda tre muajve të preket mbi 2-3 herë nga virozat dhe nisur nga fakti që kjo mund të ngatërrohen me simptomat e koronavirusit, studiuesit janë duke punuar për të ndihmuar sadopak në këtë drejtim. paralajmëruar mes thirrjeve që britanikët të ndalojnë testimin…
Meteorologia Adiola Bami, në një lidhje të drejtpërdrejt me emisionin ‘Pasdite me Xhaxhiun’ ka folur rreth ciklonit që pritet të kap brigjet e Italisë dhe Greqisë në orët në vijim. Bami theksoi se Shqipëria qëndron në periferi të ciklonit, dhe preket fare pak prej tij, ku gjatë natës së sotme do të kemi një fórcim të parametrave të erës duke arritur deri në 50km/h. Gjithashtu meteorologia u shpreh se do të ketë rrebeshe të shkurtër shiu në zonat bregdetare. Gjatë fundjavës moti i mirë do të rikthehet duke qenë i kthjellët dhe me temperatura të larta deri në 33-34 gradë…
Dhjetëra arrestime, sekuestrime të disa tonë kokainë dhe miliona euro. Ky është rezultati i operacionit “Los Blancos”, koordinuar nga Prokuroria Publike e Firences, e cila përfshiu kryeqytetin Toskan dhe qytete të tjera italiane dhe disa vende të Evropës e deri në Dubai. “Ndonjëherë na shtyjnë të mendojmë se organizatat kriminale shqiptare janë të nivelit të dytë. Operacioni Los Blancos demonstron, megjithatë, se kriminelët shqiptarë kanë aftësi të mëdha duke u marrë drejtpërdrejt me kartelet e trafikantëve të drogës në Amerikën Latine, duke siguruar me ta marrëdhënie të qëndrueshme. Hetimet gjithashtu bënë të mundur për të konstatuar ekzistencën e një superstrukture…
Gjykata më e lartë e BE ka vendosur se futbollisti Lionel Messi tashmë mund të regjistrojë mbiemrin e tij si një markë tregtare, pas një beteje ligjore 9-vjeçare. Në vendimin e saj gjykata refuzoi apelimin nga kompania spanjolle e çiklizmit “Massi” dhe nga zyra e pronës intelektuale e BE, EUIPO. Sulmuesi legjendar i Barcelonës kishte regjistruar për herë të parë emrin e tij si markë veshjesh sportive në 2011. Por grupi Massi argumentonte se ngjashmëria mes të dyjave shkaktonte konfuzion dhe i prishte biznesin. Gjykata e lartë evropiane tha se reputacioni i futbollistit duhej të merrej parasysh kur llogaritet nëse…
Pas forcave të shumta të përqendruara në Bradashesh të Elbasanit janë shoqëruar në polici 6 persona nga dy familje.