Author: tirana

Prokuroria ka vendosur që eshtrat e Eglantina Bucit, të gjetura në zonën e Malit me Gropa, nuk do i kthehen njerëzve të afërm të saj për t’u varrosur denjësisht. Ky konkluzion ka dalë pasi eshtrat janë prova kryesore që tregon se në këtë ngjarje të rëndë, kemi të bëjmë me vrasje. Për më tepër, eshtrat do mbahen të konservuara në ambientet e murgut të spitalit, pasi gjatë fazës së gjykimit, dy të arrestuarit babë e bir, Faik dhe Shkëlzen Buci, mund të kërkojnë analizim të ri të ADN-së dhe një gjë e tillë, do të sillte më pas marrjen e…

Read More

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar ditën e sotme ultimatum të prerë 4 shtetasve që akuzohen për vepra terroriste brenda dhe jashtë vendit, që nga sot u janë hapur sërish probleme me shtetin. Operacioni Forca e Ligjit është ndalur sot në Tiranë, ku iu ka kërkuar 4 subjekteve të dënuar për terrorizëm, brenda dhe jashtë vendit që të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve. Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, bëhet fjalë për shtetasit; Astrit Tola, Orion Reçi, Shkëlzen Dumani, Saimir Alimehmeti. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo…

Read More

Ngrënia e rregullt e kumbullave rrit ndjeshëm dendësinë minerale të kockave. Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org u përqendrua tek roli i ngrënies së kumbullave në shëndetin e kockave të grave. Gratë që morën pjesë në studim u ndanë në dy kategori. Në kategorinë e parë morën pjesë gratë që konsumonin kumbulla rregullisht. Në të dytën, morrën pjesë gra që konsumonin mollë rregullisht. Të dyja grupet merrnin gjithashtu kalçium dhe vitamin D. Studiuesit u shprehën se kumbullat kanë aftësinë të pengojnë frakturat dhe dobësimin e kockave. Ata rekomandojnë ngrënien e dy deri në tre kumbullave në ditë, një sasi…

Read More

Preng Gjini ndaj të cilit u ngrit atentat me lëndë plasëse dy ditë më parë, ka thënë prerë se nuk do të flasë kurrë për mediat. Familjarët po plotësojnë procedurat për transferimin e Gjinit në një spital privat në Tiranë, pasi 50-vjeçari ka nevojë për ndërhyrje të specializuar. Nndërkohë, policia ka identifikuar tre makina të dyshuara afër vendit të shpërthimit, dy prej të cilave u identifikuan dhe u zbulua se nuk kishin lidhje me ngjarjen. Ndërkohë që një mjet i tretë pa targa dyshohet së mund të jetë i autorëve. Policia ende asnjë të dhënë tjetër në lidhje me autorët…

Read More

Dhimbja e dhëmbit është një eksperiencë nëpër të cilën të gjithë kemi kaluar qoftë një herë të vetme në jetë. Më poshtë keni disa kura shpëtimtare në kushte shtëpie që do t’ju qetësojnë, të paktën për disa orë të mira. Shpërlarje e gojës me ujë të kripur Uji i kripur është një dezinfektues natyral dhe gjithashtu një ilaç efektiv për të kuruar dhimbjen e dhëmbit. Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni gjysmë lugë gjelle me kripë dhe me të bëni gargare. Përzierja parandalon enjtjen dhe pastron zonën e irrituar. Peroksid hidrogjeni Veproni njësoj si me ujin e kripur,…

Read More

Në një intervistë për Tirananews.al gazetarja e njohur Ola Bruko rrëfen si lindi dëshira për t’u bërë gazetare dhe cili është misioni i saj në media. Jo vetëm kaq, gazetarja Bruko flet dhe për marrëdhënien speciale me vjehrrën dhe tregon arsyen se përse ndryshe ndoshta nga çdo vjehrrë tjetër, ajo e kupton dhe suporton gazetaren ikonë të News 24. Sot jeni një ndër ikonat e News 24. Keni kaluar eksperienca si gazetare,drejtuese emisioni dhe moderatore, si lindi gjithë kjo, çfarë ju lidhi me gazetarinë, një dëshirë e hershme, apo rastësia? Faleminderit në radhë të parë për vlerësimin. Me gazetarinë më…

Read More

Gareth Bale tashmë mund të ketë arritur në Londër, edhe pse ende nuk ka imazhe. Në mëngjesin e së premtes, ai u pa në aeroportin e Madridit, rrugës për Angli ku do të kompletojë transferimin te Tottenhamin. Interesante është një gjë, që ka pushtuar gjitha mediat në Angli. Në orën 13:52, është bërë rezervim në një fushë golfi mes Gareth Bale dhe Daniel Levy. ‘El Chiringuito’ raporton kjo fushë të jetë vetëm 10 kilometra larg qendrës stërvitore të Tottenhamit.

Read More

Operacioni i finalizuar ditën e djeshme “Los Blancos” ku u godit karteli më i madh shqiptar i trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës u shtri në disa vende të botës, ku ishin edhe celulat e kartelit. Vëmendje të madhe ky operacion pati edhe në Itali, si një nga vendet ku trafikantët shqiptarë kishin hedhur rrënjët e tyre. Ndërsa Prokuroria e Firences pati rol parësor në këtë operacionin, në një konferencë në gjykatën e Fierencës, prokurori kombëtar i antimafia, Federico Cafiero De Raho dha detaje për kartelin. “Ndonjëherë na shtyjnë të mendojmë se organizatat kriminale shqiptare janë të…

Read More

Kylie Jenner, ka qenë në qendër të vëmendjes gjithmonë për jetën luksoze që bën, duke u krahasuar me përrallat. Së fundmi, në kanalin e saj në YouTube, Kylie tregoi se çfarë ka brenda çantës së saj, vlera e gjërave kap çmim shumë të lartë. Ajo tregoi se brenda në çantë mban një kuletë, buzëkuq, llastik flokësh, çamçakëza, aparat fotografik, karikues për telefon, syze, e disa sende të tjera. Çanta në të cilën, Kylie po i prezantonte produktet që i kishte brenda saj i përkiste brendit “Hermes”.

Read More

Plarent Ndreca, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ka dhënë dorëheqjen këtë të premte. Ai e mbante këtë post për rreth një viti, pasi ishte emëruar më 18 korrik të 2019-s, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e këtij vendimi. Ndreca është zëvendësuar nga Elena Pici, e cila vjen nga Këshilli i Ministrave. Më herët Plarent Ndreca, i diplomuar si jurist, ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, si dhe Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit. Kush është vajza që e zëvendëson: Elena Pici vajza në të 30-tat, që vjen nga Këshilli i…

Read More

Brokoli është një perime që shpesh nënvlerësohet nga konsumatori. Kjo perime me kurorë gjen vendin në tryezat tona dhe ofron shumë vlera dhe ushqyes. Megjithatë, duhet të dini që kurora e perimes është një copëz e vogël e oazit të vlerave që ofron bima e plotë e brokolit. Gjatë fazës së rritjes, brokoli shoqërohet me gjethe të mëdha të cilat hiqen për ta bërë tufën e brokolit më të paraqitshme për syrin e pastërvitur të konsumatorit. Ky i fundit përballet me një mori barishtesh në supermarket siç janë spinaqi, sallata jeshile, rukola, gjethet e panxharit e të tjerë. Por barishtet…

Read More

Shumë e dahsur dhe e talentuar dhe një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, Rozani Radi, prej vitesh sjell projekte muzikore që ka synim të ngrejë zërin dhe për të drejtat e vajzave dhe grave. Në një shkrim të fundit në Instagram, ka zbuluar se ia ka dalë të përballet me vështirësi nga më të ndryshmet në jetë, por asnjëherë nuk i ka zgjatur dorën askujt. “Unë mendoj që nuk kam qenë kurrë perfekte! Jeta më ka sfiduar me humbje të mëdha. Humba babin në moshën më delikate e dy vite më vonë nënën time. Me ikjen e tyre, frika…

Read More