Aksidenti tragjik që i mori jetën dy vajzave dhe la të plagosura dy të tjera që ishin duke udhëtuar me mjetin tip “Volksëagen” është shkaktuar nga mjeti tip “Benz”, që i ka përplasur ato. Behar Pema, 58-vjeç ishte shoferi i mjetit tip “Benz” dhe dyshohet se ai ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa i jepte makinës. Behar Pemës i janë vënë prangat dhe është shoqëruar në komisariat. Aktualisht mësohet se edhe dy bvajzat e tjera janë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të marra. Njëra prej tyre është sejllë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa…
Author: tirana
Dhjetëra-mijëra bjellorusë ditëne sotme kanë marshuar në në rrugët e Minskut dhe në qytete të tjera, kundër qeverisë. Qytetarët bjellorusë të ciëlr po protestojnë që prej pesë javësh ëkrkojnë që presidentit Aleksandër Lukashenko të largohet nga detyra. “Rreth 250 vetë u arrestuan në rrethe të ndryshme të kryeqytetit,” tha Ministria e Brendshme në një deklaratë, duke shtuar se të arrestuarit mbanin flamuj dhe pankarta “ofenduese”. Ndërkohë mediat e huaja kanë bërë të ditur se gjatë protestave që janë zhvilluar sot polica ka arrestuar rreth 250 protestues. Mediat thonë se në Minsk kanë dalë duke protestuar rreth 100,000 persona sakaq një…
Policia e Vlorës lajmëron se një 62-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi ka konsumuar fostoksinë. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit. Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 18:15, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetësia F. Ç., 62 vjeçe, banuese në Panaja, Vlorë, e cila më pas ka ndërruar jetë, si pasojë e konsumimit të lëndës së dyshuar fostoksinë. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.
Pasditen e sotme, Ledri Vula ishte i ftuar në puntatën e parë të emisionit “E diela shqiptare”, i cili rinisi sot për të na shoqëruar çdo fundjavë në ekran. Siç të gjithë e dimë, shumë shpejt Ledri dhe partnerja e tij, Sara, do të bëhen prindër për herë të parë ndaj reperi s’mundi t’i shpëtonte pyetjeve lidhur me gjithë këtë situatë. Çifti ka menduar të bëjë një dasmë, kjo më shumë për t’i plotësuar dëshirën prindërve të tyre. “Me dëshirë po, do kemi dasmë. Babi ka qejf, jam veç një djalë, një fëmijë, por nuk e di. Sara nuk e…
Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj ka uruar ditën e sotme të gjithë nxënësit dhe mësuesit veçanërisht ata të Shkodrës për nisjen e vitit të ri shkollor. “Bashkë do t’ia dalim. Pa frikë, por me kujdes.Pa panik, por qetësi. Pa zhurmë, por me komunikim. Vit të mbarë shkollor 2020 – 2021 të gjithëve nxënëseve dhe nxënësve, të gjithë mësueseve dhe mësuesve të Shkodrës.”, shkruan Beqaj në potimin e tij në Facebook. Postimi Nesër është dita e parë e vitit të ri shkollor në arsimin parauniversitar. Në qarkun e Shkodrës, nesër, do të nisin vitin e ri shkollor 25,250 nxënëse e…
Policia e Lezhës lajmëron se në 24 orët e fundit ka arrestuar 3 persona, dy femra dhe një mashkull. Një 40-vjeçare akuzohet se ka goditur vjehrrin, ndërsa një tjetër grua akuzohet për posedim droge. Edhe një 25-vjeçar akuzohet për prodhim e shitje të lëndëve narkotike. Njoftimi i policisë së Lezhës: Lezhë, Kurbin Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmerisë. Bien në pranga për vepra penale të ndryshme një 25 vjeçar dhe 2 shtetase. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”,pranë D.V.P Lezhë kanë bërë arrestimin…
Dy vajzat që humbën jetën në mënyrë tragjike mbrëmjen e sotme, bashkë me dy të tjerat që po luftojnë me vdekjen tek spitali i Traumës, ndodheshin në të njëjtën makinë. Katër të rejat po udhëtonin drejt Elbasanit, pasditen e sotme, në momentin që u goditën nga pas nga një automjet i llojit “Mercedez Benz”. Për pasojë, mjeti ku po udhëtonin katër vajzat “Wolkswagen Golf”, u nda në dy pjesë dhe përfundoi duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës. Behar Pema është personi që po udhëtonte me mjetin “Benz”, dhe shkak për këtë aksident dyshohet se është bërë pikërisht shpejtësia…
Ministrja e Arsimit Besa Shahini me anë të një postimi në rrjetet sociale ka uruar të gjithë nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor, gjatë ditës së nesërme. Shahini shprehet se nxënësit duhet që të respektojnë protokollet e sigurisë, duke shtuar se kështu mund të izolohet Covid-19. “Nesër të dashur nxënës është një ditë e madhe për ju. Kemi marrë masa për të siguruar një fillim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor. Duhet të ndiqni protokollet e sigurisë ndaj koronavirusit, që të mund të izolojmë Covidin. I kemi të gjitha planet për këtë vit shkollor, sido…
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Lushnjës. Në fshatin Fier-Shegan, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri një shtetas, 31 vjeç. Ai është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve e aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Policia njofton se po punon për të identifikuar dhe kapur dy autorët, që besohet se kanë plagosur të riun. Zona ku ndodhi ngjarja është rrethuar dhe po punohet për kapjen e autorit/ autorëve të ngjarjes. Dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Janë ngritur edhe pika kontrolli në akset…
Dashi Nuk ka frikë nga vetmia. Nëse ka një partner aq më mirë, ai ka shumë për të ndarë dhe për të kaluar. Nëse nuk ka njeri pranë tij, ai mund të përshtatet në mënyrë të përsosur me situatën. Nga kjo pikëpamje ai është një luftëtar, i cili nuk ka frikë nga asgjë dhe askush, aq më pak nga sfidat që jeta i vë përpara. Bricjapi Ai është i vetmuar. I përkushtuar ndaj punës, profesionit, arritjes së qëllimeve të tij në karrierë, ai nuk po kërkon partner ose miq. Ai nuk ka frikë të qëndrojë vetëm, përkundrazi. Duke pasur parasysh…
Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme një problematikë mjaft të madhe. Në studio ishte një artiste, e cila me zërin dhe energjinë e saj ka bërë për vete zemrat e publikut. Bëhet fjalë për këngëtaren Burbuqe Rada, e cila ishte ftuar në këtë seancë ndërmjetësimi nga komshia e saj. Kjo është hera e dytë për Afërditën që vjen në seancë ndërmjetësimi, pasi ka qenë në vitin 2013 dhe për shkak se situata e saj ka gjetur zgjidhje atëherë, ajo iu drejtua sërish programit. Konfilkti midis tyre lidhet me banesën e zonjës…
Njëra nga Shtetet e Bashkuara, e tjetra nga Suedia, por që Shqipëria i ka bërë bashkë në misionet e tyre diplomatike. Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, dhe ajo e Suedisë Elsa Hastad, nuk lënë fundjavë pa udhëtuar, treguar e promovuar Shqipërinë. Nga detet e mrekullueshme, tek liqenet, alpet, bujtinat e vendet e bukura të Shqipërisë, të dy ambasadoret duket se janë të apasionuara pas vendit tonë. Së fundmi Kim dhe Hastad kanë qenë së bashku në Theth, e zonat përreth, ku kanë ndarë me ndjekësit e tyre udhëtimin e mrekullueshëm, që duket se e kanë shijuar shumë.