Author: tirana

Policia e Vlorës ka zbardhur disa vjedhje të ndodhur në Qeparo, Shën Vasil, Nivicë dhe Dhërmi, duke vënë në pranga një person dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Në kudër të operacionit të koduar “Qeparoi” u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit N. P., 42 vjeç, banues në Lushnjë. Si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit A. S., 46 vjeç dhe A.(H.) N., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe K. R., 36 vjeçe, banuese në Qeparo, Himarë. Shtetasi N. P., në bashkëpunim me 3 shtetasit e tjerë të shpallur në kërkim, dyshohet se janë autorë…

Read More

Babai i Dritan Abazoviç, politikanit shqiptar në Mal të Zi, që është bërë faktori më i rëndësishëm për formimin e qeverisë së re në një video shfaqet duke kënduar muzikë shkodrane. Këtë video të datës 4 mars 1989 fundit të epokës së Jugosllavisë e ka publikuar pikërisht politikani shqiptar tre muaj më parë. “Bohemistët ulqinakë dhe babai im Big Joe. Një kujtim i bukur i disa kohërave të arta”, shkruan Abazoviç krahas videos. Dihet shumë pak për jetën private të politikanit 35-vjeçar nga Ulqini, i cili ishte student në Sarajevë dhe se vëllai e motra e tij janë mjekë të shquar në…

Read More

Marsille fitoi 0-1 ndeshjen e javës së dytë në kampionatin francez ndaj PSG-së, ndërsa në fundin e përballjes ndodhi një përpeshje masive mes futbollistëve. Arbitri nxori gjithsej 5 kartona të kuq, ndërsa protagonist ishte edhe Neymar, i cili bëri një gjest të shëmtuar. Ylli brazilian goditi pabesisht me grusht futbollistin kundërshtar, duke tentuar t’i shpëtojë ndeshikimit me kartonin e kuq. Por pasi gjyqtari u konsultua me pamjet filmike, vërejti se braziliani kishte bërë një veprim të pahijshëm, teksa përveç kartonit të kuq, rrezikon edhe dënim shembullor nga komisioni i disiplinë franceze.

Read More

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi ka publikuar disa foto nga dita e parë e shkollës, ndërsa ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për propagandë. Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Vokshi thekson se situata në shkolla është shumë ndryshe nga ajo që reklamon kryeministri. Ajo ka nxjerrë disa foto nga shkolla Gustav Mayer në Tiranë, ku shihet se jashtë ambienteve të këtij institucioni janë mbledhur në grumbullime. MESAZHI I VOKSHIT #Propaganda e Kryeministrit Rama vs #Realiteti nê shkolla këtë fillim viti. Përkundët fotove të përzgjedhura nga Kryeministri, situata në shumë shkolla është krejt ndryshe. Kjo është shkolla Gustav Mayer në Tiranë. Mungesë…

Read More

Në Bashkinë e Matit nisën sot vitin e ri shkollor 3300 nxënës. 30 objekte janë mirëpërgatitur nga Ndërmarrja e Shërbimeve Bashkiake. Shkollat janë lyer, suvatuar, dezinfektuar, pajisur me termometra digjital, dezinfektantë, etj. Para fillimit të mësimit u krye kontrolli i temperaturës. U zbatua distancimi dhe pajisja me maska. Kryebashkiaku Agron Malaj ka uruar nxënësit dhe mësuesit për vitin e ri shkollor, ndërsa apelon për respektim të protokollit të sigurisë. “Suksese të gjithë fëmijëve në këtë vit të ri shkollor të pazakontë. Sfidues për ata që rikthehen në bankat e shkollës pas kaq muajsh qē nga fillimi i Pandemisë Covid 19.Sfidues dhe…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur ditën e parë të shkollës që t’i bëjë thirrje institucioneve që të garantojnë të ardhmen e të rinjve në vendin tonë, në mënyrë që ata të mos largohen jashtë vendit. Meta thotë se fëmijët që nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë për shkak të varfërisë, duhet të integrohen në sistemin arsimor përmes politikave konkrete. Ndalur te masat anti-covid, presidenti shprehet se shpreson që qeveria të ketë marrë masa për mbrojtjen e fëmijëve, përtej asaj që ai e quan propagandë. “Të dashur nxënës dhe prindër, Të nderuar mësues dhe drejtues të institucioneve arsimore, Sot shoqëria…

Read More

Dita e sotme do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës në relievet malore do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal. Dita e Martë do të ketë mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Dita e Mërkurë do të ketë mot me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Dita e Enjte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje të herëpasherëshme shiu me intensitet të ulët. Dita e Premte parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot nisjen e vitit të ri shkollor 2020-2021, ndonëse është një vit krejt ndryshe nga të tjerët për shkak të pandemisë së COVID-19. Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë shqiptare ka uruar nxënësit dhe mësuesit për këtë vit, për një shëndet të mirë dhe plot rezultate në shkollë. MESAZHI I RAMËS MIRËMËNGJES👩❤️💋👩 duke ju uruar nxënësve e mësuesve një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet dhe patjetër edhe me rezultate sa më të mira🧍🏻♂️🧍🏾 🧍♀️🧍🏽

Read More

Nxënësit rikthehen në bankat, por për shkak të koronavirusit, rregullat ndryshojnë, ndërsa për prindërit vec emocioneve të ditës së parë të shkollës për fëmijët, kanë dhe frikën e një infektimi të mundshëm. Të vetëm në bankë, me maska dhe dezifektant, rreth 480 mijë nxënës të arsimit parauniversitar do të nisin vitin e ri shkollor. Në total janë të angazhuar 30 mijë mësues që do të zhvillojnë mësim në 1760 shkolla në të gjithë vendin. Prindërit janë të grumbulluar, një pjesë e mirë të pa pajisur me maska e që nuk ruajnë distancën. Për të siguruar distancën, numri i nxënësve nëpër…

Read More