Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me covid-19 167 qytetarë. Ndërsa kanë humbur jetën 4 persona.
Author: tirana
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Në dashuri do të jeni energjik dhe gjatë kësaj dite, do të arrini të bëni një listë me gjërat që doni të bëni me njeriun e zemrës. Edhe në punë, do të ketë zhvillime pozitive. Demi Ju duhet të rregulloni disa gjëra të mbetura pezull. Ka diçka që në dashuri nuk shkon siç duhet. Sa i takon punës, yjet do të jenë në anën tuaj. Do të keni mundësi që të mbyllni një biznes me…
Dojna Mema sapo na publikoi një super foto me një super dedikim për partnerin (sidomos në pikën e tretë) dhe na i shkriu zemrat fare. Ajo ndodhet prej ditësh në veri të Shqipërisë ku po shijon disa ditë pushimi, por vetëm pak minuta më parë ka treguar se nuk ndodhet vetëm, as me familjen, por në shoqërinë e personit që i ka marrë zemrën. Ajo ka postuar një foto ku shihet e kapur për dore me të dashurin e saj, portretin e të cilit ende nuk na e ka zbuluar, teksa ka shkruar:
Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko u takua të hënën në qytetit rus të Soçit, në brigjet e Detit të Zi, me homologun rus Vladimir Putin. Zoti Lukashenko kërkoi mbështetje kritike për qeverinë e tij nga udhëheqësi rus, në atë që do të ishte takimi i tyre i parë që kur udhëheqësi i Bjellorusisë u rizgjodh muajin e kaluar, gjatë një procesi zgjedhor që kritikët thonë se ishte i manipuluar. Rusia ka rëndë dakord t’i jap Bjellorusisë një hua prej 1,5 miliard dollarësh. Ndërkohë në Gjenevë, shefja e Këshillit të OKB-së për të Drejtave të Njeriut tha të hënën se akuzat për…
Kryeministri Rama ndodhet në Turqi ku po zhvillon disa takime të rëndësishme me temë kryesisht ekonominë. Pas një takimi me presidentin e Turqisë, ERdogan, Rama ka nxjerr disa detaje nga takimi i dytë me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilhan Aljev. “Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e mirë Ilham Aljev, vendosëm sot në Turqi disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit”, shkruan Rama në Facebook duke treguar dhe temën e diskutimit. Postimi i kryeministrit Rama:Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e mirë Ilham Aljev, vendosëm sot në Turqi disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit(Prekëm konkretisht edhe…
Policia e Lushnjës kanë arrestuar një 54-vjeçar, të akuzuar për plagosje të rëndë me dashje. Në pranga ka rënë shtetasi Xh. B., pasi sipas uniformave blu, ka goditur me grushte një 43-vjeçar, me motivin se i ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur 17 vjeçe. Gjithashtu, në pranga ka rënë edhe 43-vjeçari N. Ç., i cili akuzohet për veprat penale “Ngacmimi seksual”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e…
Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën katër pacientë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë regjistruar edhe 55 raste të reja. Njoftimi i plotë: 150 TË SHËRUAR DHE 55 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 574 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 55 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.692…
Opozita konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik i cili pritet të mblidhet pasditen e sotme në 18:00. Në një shkresë drejtuar përfaqesuesit të maxhorancës në Këshill, Damian Gjiknuri opozita e bashkuar ka shprehur qëndrimin e saj. Në letër e cila mban firmat e dy përfaqësuesve, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili thuhet se partitë politike dhe aktorët e tjerë zgjedhorë duhet të angazhohen në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës dhe të lehtësojnë reformën zgjedhore.” “Punë në mirëbesim dhe respektim i 2 marrëveshjeve”, janë 2 kriteret e opozitës për të vijuar punën. “Paprekshmëria e koalicioneve parazgjedhore si pjesë e marrëveshjes, listat e…
Kryeministri Rama është takuar ditën e sotme me Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Lajmin e bën të ditur vetë kreu i ekzekutivit shqiptar, përmes një statusi në rrjetet sociale. Rama njofton se biseda me Erdogan u fokusua tek marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë si dhe fuqizimin ekonomik në kushtet e përballjes me Covid-19. STATUSI I PLOTË Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me…
Nora Istrefi dhe Butrint Imeri publikuan bashkëpunimin e tyre të parë muzikor. Kënga titullohet “Dy zemra” dhe vetëm në pese orë pas publikimit numëron mijëra klikime në Youtube. Mirëpo, ajo çfarë tërhoqi vëmendje ishte një koment për Robertin në postimin e Butrintit në Instagram. Dikush e ka ngacmuar dhe kaq ka mjaftuar që Roberti t’i kthejë përgjigje. “Tash lirisht veç i vnon dëgjueset edhe e lshon naj konge te Mentor Kurtishit edhe vuj se kjo jete sish pas kon e bame per mu knaq”– shkruan komentuesi. “S’po me len nona jote me vujt, qaq po me rrin gati saqë mendja…
Ndriçim Mehmeti, eksperti i arsimit në një interviste për tirananews.al tregon se përse sipas tij ky vit arsimor ka nisur me mangësi të mëdha, lidhur kjo me situatën e krijuar nga pandemia. Mehmeti shpjegon se kemi 128 shkolla të rrënuara në dendësinë më të madhe të popullatës siç është Durrësi dhe Tirana. “Ne nuk dimë se sa mësues janë të prekur dhe sa e kanë kaluar. Nuk kemi test për ta”, shton ai. Po ashtu sipas ekspertit ka problem me numrin e mësuesve, pasi orët mësimore për ta janë shtuar. Mehmeti shpjegon se shumë herët duhej të ishte ishte përcaktuar…
Partia Demokratike e Elbasanit padit në prokurori drejtorin e ISHSH Elbasan, Blendi Musai.PD e akuzon Musain se u ka shpërndarë punonjësve një formular për mbledhjen e votave për PS. “Ky është Formulari i mbledhjes së votave për Partinë Socialiste i shpërndarë nga Drejtori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Elbasan Blendi Musai, tek punonjësit nën varësinë e tij. Ky është krim dhe abuzim i rëndë me detyrën. Partia Demokratike Elbasan dënon këtë akt kriminal të Blendi Musait dhe e garanton se do të përballet me forcën e ligjit, pa asnjë hezitim. Gjatë ditës së sotme kemi përcjell të dhënat e plota për…