Djali i kryeministrit Edi Rama, vogëlushi Zaho, shkeli sot për herë të parë në bankat e shkollës, duke filluar klasën e parë, në kushtet e pazakonta të pandemisë së koronavirusit. Mamaja e Zahos, Linda, ka nxjerrë foto me djalin e saj, duke e përqafuar, ndërsa i uron të gjithë nxënësve mbarësi në këtë vit të vështirë shkollor. “Zaho ne shkollë. Filloi sot një vit shkollor sfidues për femijët, mësuesit, prindërit. Të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe t’i urojmë fëmijëve mbarësi në mësim, por edhe shumë lojë dhe gëzim!”, shkruan Linda.
Author: tirana
Edhe pse përgjithësisht Rama i ka treguar medias anën e tij si politikan, rrëfimet e tij kanë treguar se edhe kryeministri ka kaluar një jetë me shumë dhimbje. Vetë ai ka rrëfyer kohë më parë se ka ndodhur disa herë të qajë, por tronditjen më të madhe e ka pësuar kur mësoi sëmundjen e djalit të madh por që ia doli të fitojë. “Është shumë e vështirë të flas për këtë gjë, por nuk kam pse të mos ua tregoj! Pati një sëmundje shumë të rëndë dhe shumë të papritur. Ishte shumë e papritur për të, shumë e papritur për…
Gashi, reperi shqiptar, me famë botërore, kohët e fundit, është vënë në fokus te mediave rozë, për një lidhje të mundshme me këngëtaren Adele. I pyetur sot, nga moderatorja Arjola Shehu ai hodhi poshtë aludimet, ndërsa tha se mes tyre ka vetëm shoqëri. “E kam një shoqe shumë të mirë”, u përgjigj ai. Aludimet nisën ndërsa këngëtari, i shprehu hapur simpatinë Adele. Ndërsa nëse është beqar apo në një lidhje, Gashi, as vetë nuk ishte i bindur për përgjigjen ndërsa tha: “Besoj se jam singel”. Ai po korr sukses të madh, ndërsa së bashku me shumë këngëtarë të tjerë shqiptarë…
Një aksident i rëndë është regjistruar në Fushë-Bulqizë. Një makinë tip “Benz” është përplasur me një fugon dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. E plagosura rëndë është një 27-vjeçare e cila do të transportohet me urgjencë drejtë Tiranës. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Prokuroria e Përgjithshme, përmes riorganizimit nga Kryeprokurori i ri, Olsian Çela, ka bërë një tjetër lëvizje në luftën kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit, krimeve financiare dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve kriminale. Prej fillimit të muajit shtator PP tha se janë krijuan dhe nisën punën seksionet e posaçme në 7 prokuroritë pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Korçë. Janë 23 prokurorë, pjesë e seksioneve të posaçme. Ata do të angazhohen posaçërisht në hetimet që lidhen me krimet në fushën e tatimeve, doganave, pastrimin e produkteve të veprës penale, financimin e terrorizmit, dhe…
Reperi shqiptar me famë ndëkombëtare Gashi do të vijë në Shqipëri. Në një intervistë për emisionin “Ditë e Re”, në Ora Neës, Gashi, emri i plotë i të cilit është Labinot Gashi tregoi se nuk i ka harruar rrënjët e tij shqiptare dhe se shumë shoejt do të jetë në Tiranë, me një koncert madhështor. Gashi shtoi më tej se si prindërit e tij, babai nga Drenica dhe mamaja nga Mitrovica u njohën bashkë në një spital në Libi për të kurorëzuar më pas dashurinë e tyre në martesë në vitin 1984. “Babin e kam prej Denicës, mamin prej Mitrovicës.…
Një ditë para se kryeministri shqiptar të mbërrijë në Athinë, në vendin fqinj ka shqetësim, pasi vizita e kreut të ekzekutivit shqiptar u parapri nga një takim me presidentin turk, Erdogan. “Qeveria greke është thellësisht e shqetësuar nga fakti që kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili do të vijë nesër në Athinë për t’u takuar me Kyriakos Mitsotakis dhe për të marrë pjesë në konferencën që do të mbahet në Lagonisi, zhvilloi një takim të papritur me presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan” shkruajnë mediat greke. Pjesë nga shkrimi:Z. Rama u nis për në Turqi të premten pasdite, ku pati një…
Aktorja dhe moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj, po shijon prej kohësh lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku. Por përveç raportit perfekt me Frrokun, Rudina ka edhe një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e tij. Ajo ka treguar shpesh se me vajzën e tij, Ertën, janë si dy shoqe të mira dhe kjo është vënë re edhe nga postimet e tyre. Kështu ka ndodhur edhe sot, pasi Erta fillon shkollën dhe ka marrë urimet e sinqerta të Rudinës publikisht. “Suksese këtë vit zemra ime”, shkruan moderatorja krahas fotos që është shkëputur nga një set fotografik bardh e zi i Anjeza Dyrmishit.
Përballë kryeministrisë po mbahet një protestë për fëmijët shqiptarë të braktisur në kampet e Sirisë. Protestuesit i bëjnë thirrje qeverisë dhe për të rikthyer fëmijët në Shqipëri. Kjo protestë ishte e paralajmëruar nga familjarët e atyre që kanë mbetur në kampin Al Hol.
Të qëndrosh ulur në shtëpi duke lundruar në internet mund të jetë diçka që të fal rehati dhe të bën të ndihesh mirë. Mirëpo, kjo nuk mjafton. Përpiquni që të takoni sa më shumë njerëz, të merreni me projekte të reja, të eksploroni vende të tjera dhe mos keni frikë ta thoni atë që mendoni. Është më mirë të jeni energjikë dhe kreativë sesa të rrini pasivë. Mos i gjykoni të tjerët vetëm nga pamja e jashtme. Shpeshherë ndodh që paragjykojmë nga një foto në Facebook, apo në rrjetet e tjera sociale. Njerëzit janë më shumë se thjesht një foto…
Kryeministri Edi Rama është shfaqur në selinë rozë pak minuta para nisjes së mbledhjes ku ajo që ka rënë në sy ishte këmbëngulja e një qytetari që me disa letra në dorë ka dashur të takojë kryeministrin. Qytetari është ndaluar nga disa persona dhe policia që ndodhej aty, por kryeministri ka vendosur ta takojë dhe të dëgjojë shqetësimin e tij. Pas marrjes së letrave Rama është shfaqur i buzëqeshur ndaj qytetarit, ku me shumë mundësi i ka premtuar se problematika e tij do të ndiqet nga qeveria.
Sot ka nisur viti i ri shkollor dhe shumë fëmijë i janë drejtuar për herë të parë bankave të shkollës, me emocionet e fillimit të përziera me frikën e prindërve për shkak të situatës së Covid-19. Një prej fëmijëve që nis sot shkollën është edhe Hera, vogëlushja e Rezarta Shkurtës dhe Ermal Hoxhës. Në këtë ditë speciale, ajo është shoqëruar nga të dy prindërit për në shkollë dhe ky moment s’mund t’i shpëtonte Rezartës pa realizuar një super video. Ajo ka ruajtur momentin emocionues të kësaj dite, duke shkruar krahas videos së publikuar fjalët më të veçanta për Herën. “Te…