Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Nuk i harroj rrënjët e mia”, Gashi do të vijë në Tiranë: Jam shqiptar dhe prindërit e mi kanë sakrifikuar për këtë ditë…

17:39 / September 14, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reperi shqiptar me famë ndëkombëtare Gashi do të vijë në Shqipëri. Në një intervistë për  emisionin “Ditë e Re”, në Ora Neës, Gashi, emri i plotë i të cilit është Labinot Gashi tregoi se nuk i ka harruar rrënjët e tij shqiptare dhe se shumë shoejt do të jetë në Tiranë, me një koncert madhështor.

Gashi shtoi më tej se si prindërit e tij, babai nga Drenica dhe mamaja nga Mitrovica u njohën bashkë në një spital në Libi për të kurorëzuar më pas dashurinë e tyre në martesë në vitin 1984.

“Babin e kam prej Denicës, mamin  prej Mitrovicës. Mamaja ime ishte pjesë e një programi për infermiere dhe dhe ajo pati një mundësi më të mirë për Libi  më pas takoi babin tim në spital dhe u martuan në 1984, i cili është edhe titulli i  albumit tim. Më pas ata shkuan në Tripoli pasi kishin një mundësi më të mirë dhe donin më të mirën për mua, motrën dhe vëllain tim. Albumi mban këtë titull për shkak të përvjetorit të martesës së prindërve. 1984 ishte sepse të gjitha gjërat që dashuroj, filmat, muzika, prindërit e mi u martuan në 1984. Michael Jordan u përzgjodh në 1984, kompjuteri i parë MAC 1984, shumë gjëra kanë ndodhur në këtë vit dhe ka qenë e mrekullueshme,”- tha këngëtari ndër të tjera.

Më tej ai tregon se si ka qenë edhe fëmijëria e tij.

“Në fëmijërinë time mbaj mend që kam udhëtuar shumë. Mbaj mend që gjithmonë kam pasur anëtarë të familjes në shtete të ndryshme. Kam jetuar në Zvicër, në Austri, në Gjermani, kam lindur në Libi, kam jetuar në Tunizi, Egjipt, Itali kam jetuar në shumë vënde. Babi dhe mamaja ime mundoheshin të gjenin një rrugë për të udhëtuar në Amerikë, ne gjetëm një mënyrë  dhe kështu ne u shpërngulëm në Brooklyn  dhe kujtimi më i mirë ishte të vija në Amerikë dhe të dëgjoja muzikë të re dhe të njihesha me muzikë të re  kjo më bëri që të doja të bëhesha një muzikant,”- u shpreh këngëtari.

Gashi tregoi se sapo pandemia të mbarojë ai do të vijë në Shqipëri dhe do të bëjë një koncert të mrekullueshëm për të gjithë fansat e tij.

“Ende nuk kam qenë në Tiranë. Nuk e di, shpresoj kur bota të hapet. Kur të vij në Shqipëri dua të bëj një koncert të mrekullueshëm, të mahnitshëm dhe dua të bëj një shoë të mrekullueshëm,”– tha ai ndër të tjera.

Gashi nuk nguroi të shprehte dashurinë për shqiptarët dhe theksoi se sado lart që ai të ngjitet gjithmonë do të jetë krenar që është shqiptar.

“Shqiptarët më duan dhe unë i dua ata. Sado lart të ngjitem, unë kudo ku shkoj them që jam shqiptar dhe jam shumë krenar që jam shqiptar. E dua faktin që ata janë krenarë që janë shqiptar. Të gjithëve i them se nga vij dhe kështu do të jetë gjith jetën dhe nuk do të ketë Gashi pa popullin shqiptar,”- përfundoi këngëtari.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një muaj pas ardhjes në jetë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi publikojnë fotot me djalin 1-muajsh

19:00 / August 27, 2026

“Jeni të shpifur”/ Çfarë ka ndodhur me Kleonikin? Ish miss-i ‘lëshon gojën’ në postimin e saj

18:21 / August 26, 2026

Arbana Osmani lë “Ferma Vip”, dhe rikthehet në Top Channel?/Zbuloni detajet e reja

12:01 / August 23, 2026

Selin Bollati në “Goca & Gra”? Pas BBVIP 5, në një tjetër eksperiencë televizive?

18:21 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.