Author: tirana

Partia Demokratike, në një reagim për largimin e Besa Shahinit nga posti i Ministres së Arsimit dhe zëvendësimin e saj me Evis Kushin, thotë se nuk ka rëndësi si quhet ministrja e re, pasi sipas selisë blu, secila është pasqyrë e dështimit të Edi Ramës me arsimin. “A është më mirë arsimi në vitin e 8-të dhe të fundit të qeverisjes së Edi Ramës? Demokratë dhe socialistë kanë të njëjtën përgjigje: Jo! Nuk ka rëndësi si quhet ministrja e Arsimit, Lindita, Besa, Evis. Secila është pasqyrë e dështimit të Edi Ramës me arsimin”. Në reagimin e saj, Partia Demokratike thotë…

Read More

Kryeministri italian Xhuzepe Konte paralajmëron se vendet e Ballkanit Perëndimor mund t’i kthejnë shpinën Bashkimit Europian, nëse procesi i integrimit të tyre në union nuk ecën përpara. “Besoj se ky proces i integrimit europian duhet të përmbushet, pasi nëse dështojmë tek ky synim do të rrezikonim t’i shihnim këto vende të hedhin vështrimin e tyre nga Europa drejt aleatëve të vjetër siç është Federata Ruse, një lojtar historik në këtë hapësirë, por edhe drejt Turqisë ose aktorëve të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë të interesuar për të forcuar praninë e tyre në gadishullin ballkanik, mes tyre edhe Kina dhe vendet e…

Read More

Teksa po mbahet mbledhja e Këshillit Politik, Rudina Hajdari ka dalë më herët ngatakimi. Burime bëjnë me dije se palët nuk kanë gjetur darkortësinë mbi qëndrimet politike për sa i përket koalicioneve. Gjiknuri u ka kërkuar Bylykbashit dhe Vasilit që të sjellin propozime për çështjen e pragut kombëtar zgjedhor, afateve të regjistrimit të listave unike nga aleancat zgjedhore dhe modalitetet e votës preferenciale për kandidatet në kushtet e listave të hapura por duke respektuar kuotën gjinore. Ndërkohë opozita joparlamentare ka këmbëngulur tek kushtet e saj. 1.Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar nuk përfshihet në asnjë proces që cënon Marrëveshjen e…

Read More

Besa Shahini tashmë nuk do të jetë më ministre Arsimi. Ajo do të zëvendësohet nga Evis Kush, deputete e PS në Elbasan. Në mesazhin e ikjes, së saj të paralajmëruar, Shahini thotë se ajo ndjeu racizëm në Shqipëri për shkak të dialektit kosovar: Jam zhgënjyer me të gjithë ata që kanë punuar kundër këtij projekti të madh. Ka qenë e paimagjinueshme për mua që opozita do të ngrihej nga dita e parë të sulmojë prejardhjen dhe dialektin tonë. Të thuhet se shqiptarët që flasin dialektin Kosovar (apo verior) janë më pak inteligjent apo me pak të mençur, është epitomi i…

Read More

Nga Mero Baze Kur Edi Rama filloi të promovojë emërimin e intelektualëve të Kosovës në poste zyrtare në Shqipëri, kam përjetuar një lloj ankthi, që më vjen nga vitet 90, kur Shqipëria u hap dhe bashkë me botën, po njihte dhe Kosovën. Në gjysmën e parë të viteve 90 në Tiranë egzistonte një lloj antikosovarizmi, i cili në vetvete përfaqësonte atë rracizmin e fshehur shqiptar, që maskohej herë me ideologji , herë me politikë dhe që shpesh tentonte të justifikohej me diferencat kulturore dhe ekonomike mes dy vendeve. Një koleg i imi nga Kosova, në atë kohë redaktor në Rilindje…

Read More

Deputetja Rudina Hajdari ka dalë e para nga mbledhja e Këshillit Politik. “Sot bëra një propozim të qartë. Duhet të korrektojmë përbërjen e listave dhe të kemi barazi gjinore. Sot ishte e qartë, ajo që është problem është se Rama do të mbajë tepsinë e vet. Mona nuk do që t’i shqitet Lulit, ndërsa Luli do vagonin e partiçkave. Shqetësimi im kryesor janë listat e hapura si dhe një qartësim përsa i përket votës së Diasporës. Duhet të zgjidhet kjo çështje”, është shprehur para mediave Hajdari.

Read More

Rezarta Shkurta, një nga personazhet më të komentuara në rrjete sociale, është shumë aktive me postime kryesisht profesionale, por edhe familjare. Ajo ka publikuar para pak orësh një video shumë interesante në Instagram, teksa shihet e veshur si sirenë, duke notuar nën ujë. “Në ujë, vendi ku jam rritur”, shkruan ajo krahas postimit. Ish-këngëtarja Shkurta, tashmë biznesmene, shpeshherë është përfolur për reagimet e saj pro kohës së komunizmit apo dhe vetë Enver Hoxhës, duke qenë se është martuar me nipin e diktatorit, Ermal Hoxha.

Read More

Këngëtari shumë i dashur i shqiptarëve Ylli Baka, gjatë emisionit të sotëm “ABC e Pasdites” deklaroi se ka marrë tre paga lufte. Në kohën që dasmat dhe aktivitet muzikore kanë qenë të mbyllura, e këto të fundit janë ende me kufizim, Baka tha se më të dëmtuarit janë muzikantët, të cilët askush nuk i ka përmendur. ‘Absolutisht unë kam marrë tre paga lufte. Muzikantët sot nuk i ka përmendur njeri, por dua të them se kanë një humbje shumë të madhe”.-tha këngëtari.

Read More

Jozefina Topalli ka folur për të ardhmen e saj politike. Ajo tha: “Mos mendoni asnjëherë për të ardhmën tuaj politike. Unë nuk kam asnjë ambicie. Do doja shumë që dikush të kishte kurajon dhe të krijonte një lëvizje për ndryshim dhe për të sjellë një frymë. Mua nuk më pëlqen më që të them të ketë përmbysje etj, etj. Jo, jo. Njerëzit kanë nevojë për një drejtësi speciale dhe njerëzit kanë nevojë për pak shpresë”.

Read More

Edhe djali i moderatores së dashur, Arbana Osmani, ka nisur sot shkollën. Arbana ka zgjedhur ta gëzojë Jonin dhe mbesën e saj me një tortë të veçantë. “Duke festuar ditën e parë të parashkollorit me dashuritë e mia të vogla”, shkruan moderatorja krahas fotos dhe videove që ka ndarë. Arbana e ka treguar shpesh lidhjen e fortë që ka me djalin e saj Jonin dhe mbesën. Ata gatuajnë e luajnë gjithmonë me njëri-tjetrin, ndërsa tani me siguri Arbana do t’i përkushtohet edhe detyrave nga shkolla të të vegjëlve.

Read More

Në këtë pjesë të fundit të rrëfimit të Izet Haxhisë në DITA për grushtin e shtetit, ish-truproja e Berishës dëshmon çfarë ndodhi pas 14 shtatorit 1998. Ka patur situatë të tensionuar dhe shpërthyese brenda selisë së PD-së. Por aty duket se ka zënë fill edhe një plan tjetër, po aq i egër dhe i dhunshëm se përdorja e kufomës dhe armëve në 14 shtator. Për herë të parë Izet Haxhia tregon se ka pasur edhe një “plan B” për të vrarë Shaban Meminë në rast se do të arrestohej Berisha. – Sidoqoftë, ju shkuat në PD pas bisedës telefonike me…

Read More