Author: tirana

Ata që panë “The Social Dilemma”, tashmë po nxisin edhe të tjerët ta shohin. Bëhet fjalë për një dokumentar që ekspozon “anën e errët të rrjeteve sociale” dhe është etiketuar si “shqetësues” dhe se “duhet parë me patjetër”. Ai tregon se si rrjetet sociale kanë ndikuar në jetën tonë dhe se si, shumë prej nesh nuk e konsiderojmë kurrë se sa afër po monitorohet çdo lëvizje e jona. Dokumentari u publikua në Netlix këtë javë dhe në një kohë shumë të shkurtër, ka marrë një vëmendje të madhe. Në përmbledhjen e tij shkruhet: “Ky dokumentar-dramë hulumton ndikimin e rrezikshëm që…

Read More

Një mekanik shqiptar i motorëve u bë tejet xheloz pasi u nda me partneren e tij 22 vjeçare. Gjithçka filloi në vitin 2005, kur mekaniku i motorëve nga Shqipëria, i cili zotëronte një dyqan motorësh në Pire, u divorcua nga partnerja dhe kur mësoi se ajo kishte gjetur një tjetër, nisi të kërcënonte ish-të dashurën dhe partnerin e saj. Një natë në mars, çifti kishte shkuar në një apartament në katin përdhes në Athinë për të darkuar. Shqiptari e mori vesh këtë dhe e telefonoi sërish duke e kërcënuar. Gjatë bisedës, ai i tha: “dil, më lejo të të shoh”.…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu ka folur lidhur me rreziqet e hapjes së shkollave për pandeminë. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ajo tha se vendimi për hapjen e shkollave nuk ka qenë i lehtë dhe se janë analizuar disa skenarë për rrezikun. “Nuk ka qenë një vendim i lehtë. Jemi konsultuar me ekspertët më të mirë vendas, por gjithashtu edhe me rekomandimet që kanë dalë në kuadër të studimeve të organizuara nga OBSH apo Qendra Evropiane e Sëmundjeve, mbi çfarë ka ndodhur gjatë pandemisë, sa i përket hapjes së shkollave. Kemi analizuar gjatë situatën epidemiologjike, duke vendosur disa skenarë…

Read More

Mbrëmjen e djeshme një aksident tragjik në dalje të tunelit të Elbasanit u mori jetën dy vajzave të reja që po udhëtonin me një “Volkswagen” kur u goditën nga një tjetër makinë tip “Benz” me shpejtësi 160 km në orë. Vajzat që humbën jetën janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, ndërsa u plagosën Denisa Dibra dhe Nervida Garunja. Tezja e Lusinda Garunjës ka bërë një postim mjaft prekës për mbesën që i humbi jetë në aksident. Ajo shkruan se dje i kishte uruar ditëlindjen ndërsa sot shkoi në botën tjetër. “Ylli tezes dje ta uroj tezja ditelindjen; sot ja ke coptuar…

Read More

Dje, në mes të sheshit në Shkup të Maqedonisë Veriore, para ndeshjes mes Vardarit dhe Shkupit, janë dëgjuar thirrjet raciste ndaj shqiptarëve. Turma brohoriste thirrjen raciste tashmë të njohur, ‘shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’ dhe këngë të tjera kundër shqiptarëve. Thirrjet kundër shqiptarëve nga ‘Komitët’ janë thuajse krejt normale për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe po ashtu nuk mbahet mend ndonjë që të jetë dënuar për këto thirrje raciste. Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë Artan Grubi u shpreh se ata që bënë thirrjet raciste duhet të marrin dënim. “Gjuha e urrejtjes dhe brohoritjet e sotme plot…

Read More

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi reagon për lajmin e përhapur në media se presidenti Ilir Meta mund të synojë postin e kryeministrit pas zgjedhjeve të 2021-shit. Teksa vlerësoi lart karrierën politike të Lulzim Bashës, Kryemadhi tha se Meta nuk ka gjasa të bëhet kryeministër pasi ai post i takon Bashës, si kryetar i opozitës së bashkuar. Megjithatë, në një intervistë me gazetarin Çim Peka, Kryemadhi nuk përjashtoi mundësinë që Meta të synojë postin e ministrit të Brendshëm. “Ajo e para e kryeministrit të jeni të bindur që nuk ndodh, se është Basha kryeministri i Opozitës së Bashkuar, kjo e dyta…

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, foli në emisionin “Real Story”, të gazetarit Sokoll Balla, në News24, lidhur me largimin e Besa Shahinit si ministre Arsimi në ditën e parë të vitit të ri shkollor. Veliaj tha se ky është një vendim ekskluziv i kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij, ka të drejtën e ndryshimeve ashtu si Edi Reja me skuadrën e tij të futbollit. “Ky është një vendim ekskluziv i Ramës, siç është e drejta e Edi Rejës të ndryshojë skuadrën e tij. Më duket më se normale, që teksa futemi në fushatë, ata që s’do jenë pjesë e saj,…

Read More

Në burgjet shqiptare mbahen rreth 4500 të burgosur dhe të paraburgosur që presin drejtësinë. Por disa prej tyre sipas një inspektimi të thelluar dyshohet se janë punësuar fiktivisht për të korrigjuar sjelljen e tyre por ç’është më e rëndësishme për të lënë sa më shpejt sistemin penitenciar.Katër prokurori kanë nisur hetimet bazuar në gjetjet e deritanishme të burgjeve ku është konstatuar se në vite të ndryshme të dënuar të rëndësishëm të krimit kanë përfituar punësime që nga biblioteka e deri në magazina, pa punuar asnjë ditë. Madje në kartelat individuale të të burgosurve pëfitues nuk ekziston asnjë dokument mbi kriteret…

Read More

Një aksident ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Panaja–Vlorë, pranë vendit të quajtur “Shamogjin”, ku një automjet i markës Hundai ka dalë nga rruga. Sipas informacioneve, makina ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën shoferi 55 vjeçar me iniciale F. H., banues në fshatin Mifol të Vlorës. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Read More

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik. Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në një komunikim për mediat tha se qëllimet kushtetuese nuk duhet të vonohen. Po ashtu, Gjiknuri u shpreh se PD “fatkeqësisht po tenton që të fusë vendin në krizë politike.” “PD-së i është bërë një favor i madh me Këshillin Politik, sepse nuk është në Kuvend. PD kërkon që të bllokojë implementimin e ndryshimeve kushtetuese, kërkon të fusë vendin në krizë. Shumë rekomandime të ODIHR janë përmendur, për shkak të pretendimeve të opozitës jashtë-parlamentare. Duhet të punojmë mbi drafte ligjore. Ekspertët do paraqesin draftin teknik. Çështja…

Read More

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka sqaruar VKM e miratuar së fundmi që përcakton zonën se ku lejohen kazinot në Shqipëri. “Nuk do të hapen lojërat elektronike të fatit, ato që keni parë poshtë pallateve, buzë rrugëve. Nuk do të hapen bastet sportive.Mbetet në fuqi ndalimi ose ligji që i konsideron të paligjshme lojërat elektronike të fatit, bastet, bingot dhe çdo gjë tjetër,” shtoi zv.kryeministri në Euronews Albania. Sipas Braçe, ligji i 2018 lë në fuqi kazinot në hotele me 5 yje dhe resort-kazinot, të certifikuara ndërkombëtarisht dhe nën një emër brandi. Zëvendëskryeministri tha se Vendimi i Këshillit të Ministrave ka zbatuar…

Read More