A nuk duket pak të kesh marrëdhënie seksuale vetëm njëherë në javë më partnerin? Ccdo lidhje ka specifikat e saj, kështu që edhe libidoja nuk është e njëjtë për të gjithë. Kështu që jo domosdoshmërisht numri i raporteve seksuale gjatë javës lidhet me moshën. Megjithatë, shkencëtarët e Institutit “Kinsey” kanë publikuar një studim në lidhje me frekuencën e raporteve seksuale që kanë çiftet në varësi të moshës duke i grupuar ata në tre kategori, shkruan abcnews.al. Të rinjtë, të etur për seks? Padyshim që kjo është e vërtetë, nëse edhe i besojmë rezultateve të këtij studimi. Seksi është një aktivitet…
Author: tirana
Sandro Tonali nënshkruan me Milanin. Paradite ai kreu vizitat mjekësore dhe sigurisht nuk munguan edhe tifozë kuqezi që donin ta shihnin nga afër beniaminin e ri të tyre. Mesfushori ka nënshkruar me Milanin dhe gjithçka është zyrtare. Kuqezinjtë e kanë marrë nga Brescia në huazim me të drejtë blerje dhe Pioli tashmë e pret nën urdhrat e tij. Official Statement: Sandro Tonali ➡ https://t.co/50gJEvQsx3 Comunicato Ufficiale: Sandro Tonali ➡ https://t.co/03KxYrjdMD #ReadyToUnleash #SempreMilan pic.twitter.com/rYUdytW8X7— AC Milan (@acmilan) September 9, 2020
Sot ka qenë një ditë e veçantë për Sabri Fejzullahun, këngëtarin shqiptar nga Kosova, i cili pasi ka marrë nënshtetësinë shqiptare me dekret të Presidentit të Republikës, Ilir Meta është pajisur edhe me pasaportë si qytetar i Republikës së Shqipërisë. Në orët e pasdites së ditës së sotme, Sabri Fejzullahu sëbashku me bashkëshorten, është parë nën shoqërinë e mikut të tij Luan Rama, ish-ministër i Brendshëm e sot zëvendëskryetar i LSI-së që të shkojë në mjediset e drejtorisë së policisë së Tiranës, në sektorin ku dorëzohen pasaportat. Një procedurë që ka zgjatur fare pak minuta, ndërkohë që pasi ka marrë…
Çiftet që u ndanë nga COVID-i për shkak se u mbyllën kufijtë, tani më do kenë mundësi të bashkohen…të paktën ata që kanë gjysmën e zemrën në Italinë fqinje. Këshilli i Ministrave të Italisë mori vendimin për të lehtësuar kalimin e shqiptarëve drejt Italisë nëse janë të martuar ose vërtetojnë lidhjen e tyre me një shtetas italian apo shqiptarë që banon atje. Ndërkohë në mbledhje janë marrë edhe vendime të tjera, ku ndër më kryesore është se shtyhet gjendja e jashtëzakonshme deri në 15 tetor. “Me Vendim të Kryetarit të Këshillit të Ministrave të datës 7 shtator 2020, masat në…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot 3D të një shkolle në Durrës që sipas tij është drejt përfundimisht. “Fëmijët dhe mësuesit e nëntëvjeçares “Shaqe Mazreku” në Durrës, do të rikthehen së shpejti në oborrin e tyre, ku në vend të ngrehinës së vjetër e të amortizuar, ndërtuar qysh prej gushtit të vitit 1937, do të gjejnë një mjedis shkollor si në çdo vend të Evropës”, shkruan Rama. Megjithatë, qytetarët kanë ngritur kritika në komentet mbi postimin në fjalë, ku disa ankohen për fasadën dhe të tjerë për gjendjen ku ndodhet Durrësi. Njërit prej tyre, i shkroi kryeministrit se është ‘fasadë…
Dy vjet pas mbylljes së kazinove dhe lojërave të fatit, qeveria ka vendosur ta rihapë këtë aktivitet në disa zona të Tiranës. Në Fletoren Zyrtare është publikuar sot një vendim qeverie i miratuar nga zv/kryeministri Erion Braçe më 2 shtator, në të cilën miratohet harta ku hapen kazinotë, përkatësisht si më poshtë: “Rruga: “Barrikadave”; Rruga: “Urani Pano”; Rruga: “Dedë Gjon Luli”; Rruga: “Ibrahim Rrugova”; Bulevardi: “Zhan D’Ark”, Rruga: “Xhorxh W. Bush””. Vendimi ka hyrë në fuqi ditën e sotme pas botimit në Fletoren Zyrtare. Në një tjetër vendim, përcaktohen procedurat e zhvillimit të garës dhe kriteret shtesë për aplikantët që…
Është emëruar me VKM dhe prefekti i ri i Shkodrës, znj.Majlinda Angoni. Mësohet se vendimi ‘de facto’ për të emëruar Angonin prefekte në Shkodër është marrë para një jave gjatë takimit në Elbasan, ku kryeministri Edi Rama mblOdhi grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Një nga pikat e diskutimit ka qenë vendi i prefektit të Shkodrës, dhe siç duket Andoni do të zëvendësojë Çesk Milljen, i cili u shkarkua nga ministri Sandër Lleshaj, gjatë kohës së pandemisë së Covid-19.
Një furgon me pasagjerë është përplasur para pak minutash në hyrje të Cërrikut. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtuar “Kryqëzimi i Cërrikut”. Furgoni me pasagjerë është përplasur me mjetin e ndërmarrjes së ujësjellësit. Nga aksidenti raportohet për një të lënduar dhe dëme materiale.
Avokati i lënë në arrest shtëpie nga SPAK, Skënder Demiraj është babai i një prej katër të rinjve të vrarë nga Kostandin Xhuvani, i dënuar me 35 vite burg. Më 4 nëntor të vitit 2014, ai vrau katër persona në një lokal nate pranë ambasadës amerikane në Tiranë, ku njeri prej tyre ishte Arbër Demiraj. Ai është djali i avokatit të arrestuar sot për një çështje korrupsioni për ndryshimin e masës së arrestit të një personi të akuzuar për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”. Sipas SPAK tre persona mes tyre edhe avokati Demiraj, ish-prokuror, i kanë…
Një numër i madh sektesh operojnë në Serbi, ndërsa mediat lokale japin alarmin se mes tyre fshihet një numër i madh sektesh satanike, të cilat po shkatërrojnë shoqërinë. Siç raporton “Kurir“, në Serbi operojnë sekte të tilla si Kisha e Djallit, Urdhri i Tempullit të Lindjes, Trëndafili i Zi, Kalorësit e Djallit apo Zjarri i Ferrit, të cilët fshihen pas organizatash të tjera, ndërkohë që ushtrojnë aktivitet të plotë. “Kurir” thekson duke iu referuar ekspertëve se dhjetra mijëra serbë janë anëtarë të këtyre sekteve duke u ndikuar në mënyrë totalitare nga drejtuesit e tyre. “Ata kanë ndikim totalitar tek anëtarët…
Me vendim të Këshillit të Ministrave janë emëruar sot dy zëvendës ministrat e rinj të ministrisë së Drejtësisë. Klajd Karameta dhe Adea Pirdeni kanë marrë postin si zëvendësit e Etilda Gjonajt te Drejtësia. Pirdeni e Karameta, zëvendësojnë në këtë detyrë Toni Gogën, ish-zv.ministër i larguar prej kohësh nga ky post, dhe Fjoralba Cakën, e cila dha dorëheqjen në muajin korrik 2020. Ndryshimet në ministrinë e Drejtësisë vijnë 8 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.
Profesionin e punonjësit social, tashmë do ta ushtrojnë vetëm ata individë të cilët zotërojnë diplomë të nivelit “Master i Shkencave/Master Profesional”, në fushën e punës sociale dhe diplomë të nivelit “Bachelor” në të njëjtën fushë, lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë, brenda apo jashtë vendit, si dhe të njohura dhe të njësuara në Republikën e Shqipërisë nga ministria përgjegjëse për arsimin. Projektligji që është depozituar për diskutim në Komisionet Parlamentare, për disa ndryshime në ligjin “Urdhrin e Punonjësve Socialë në Republikën e Shqipërisë, synon të ganatojë një cilësi më të mirë të shërbimeve në fushën e punës sociale, sidomos…