Author: tirana

Rikthehet edhe njëherë në vëmendje fenomeni “Noja” ku këtë herë, 22 vjeçarja ka vendosur të rrëfejë publikisht gjithçka ndodhi. Të gjithë i keni parë videot ku Brisilda Rroku u dhunua gati në mënyrë barbare nga Margarita Gjoni, pasi kjo e fundit kishte marrë vesh se i dashuri i saj, Noja, e kishte tradhtuar me të. “Me Nojën kam patur raport miqësor. Kam pak kohë që i njoh dhe nuk është aspak e vërtetë që më kanë mbajtur me bukë për dy vite. Nuk kam punuar në lokalin e tyre, vetëm i kam ndihmuar kur kam patur kohë të lirë. Unë…

Read More

Aktori shumë i njohur i humorit, Bes Kallaku, është vetëquajtur gjithmonë me nofkën “katunar” dhe ka treguar shpesh në rrjete sociale krenarinë e tij të madhe përprejardhjen. Ai nuk e ka aspak problem që nuk është djali i qytetit dhe është rritur me kafshët në fshat, madje këtë jetë të thjeshtë na e servir shpesh në llogarinë e tij në Instagram. Besi, së bashku me partneren Xhensilën dhe vajzën e tyre, Ajkën, e vizitojnë shpesh fshatin dhe duket se e ka mësuar edhe të voglën t’a shijojë këtë jetë. Tashmë, Ajka i ka pasion lulet dhe kafshët po aq sa…

Read More

Shkolla e Princeshës Charlotte dhe Princit George, Thomas’s Battersea, do të rihapet këtë javë pas pushimeve të verës. Pas muajsh të tërë mësimi në shtëpi, mendohet se dy vogëlushët do të kthehen në shkollë së shpejti për fillimin e vitit të ri. Princesha Charlotte do të shkojë në klawsn e parë dhe George do të shkojë në klaswn e tretë. Dhe ndërsa shumica e vendit mund t’iu referohet atyre si ‘Princi’ dhe ‘Princesha’, ata nuk do të njihen me terma mbretërorë nga shokët e tyre të klasës. Mendohet se Princesha Charlotte do të përdorë titullin e prindërve të saj, ‘Cambridge’,…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 13 shtetas, 3 prej tyre të shpallur në kërkim. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. Q., 17 vjeçe, pasi në rrugën “Reshit Çollaku”, pas kontrollit të ushtruar nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, në banesën e marra me qira nga kjo shtetase, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi bimësh të dyshuara cannabis sativa, 33 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një sasi lëndë e dyshuar narkotike e llojit…

Read More

Në një kohë kur na ndajnë edhe pak ditë nga rihapja e shkollave për shkak të pandemisë, por edhe daljes së rezultateve të maturantëve për universitete, ministrja Besa Shahini është larguar jashtë shtetit. Ky largim i saj në një moment kyç vjen në një kohë që deklaroi se i ka paraqitur kryeministrit Rama dorëheqjen dhe pas zgjedhjeve nuk do jetë më pjesë e qeverisë. Lajmi është dhënë nga vetë zyra e shtypit e Ministrisë së Arsimit, e cila e pyetur nga gazetarja e TCH Kristi Gongo, në lidhje me ankesat për maturantëve për rezultatet, thanë se janë në dijeni për…

Read More

Muajt e fundit, situata nga Covid-19 ndryshe nga sa ishte parashikuar, është përkeqësuar duke njohur shifra të larta të infektuarish dhe viktimash. Në vendin tonë, nga fillimi i epidemisë e deri tani, numërohen 10,553 të infektuar dhe 321 humbje jete. Mes të prekurve kanë qenë edhe figura të shumta publike si Florjan Binaj, vëllezërit Budina, Nora Malaj, Erjon Veliaj, Bledi Strakosha etj. Dhe ka mundësi që listës t’i bashkohet edhe moderatorja simpatike e ekraneve shqiptare Fjoralba Ponari. Pse “ka mundësi” dhe jo “është e sigurtë” do thoni ju? Sepse as ajo vetë nuk mund ta thojë këtë gjë, por di…

Read More

Qeveria ka miratuar dy vendime që lejojnë rritjen e numrit të kazinove në vend. Kjo vjen pak vite pas mbylljes së këtyre aktiviteteve për bastet sportive dhe kazinotë elektronike duke lejuar vetëm aktivitetin e kazinosë në qendër të Tiranës dhe në qytete të tjera. Në dy vendimet e fundit të miratuara nga qeveria për lojërat e fatit, mundëson rritjen e numrit të kazinove. Ndërkohë janë përcaktuar edhe zonat se ku lejohet aktiviteti i kazinove brenda kryeqytetit. Saktësisht zonat ku mund të lejohet ky aktivitet janë rruga e Barrikadave tek Urani Pano Rruga: “Dedë Gjon Luli”; Rruga: “Ibrahim Rrugova”; Bulevardi: “Zhan…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump është nominuar si kandidat për çmimin Nobel për paqen, në 2021, vetëm pak javë pasi ndihmoi në ndërmjetësimin e paqes mes Izraelit dhe Emirateve të bashkuara Arabe. Ai u nominua nga Kristian Tybring Gjede, një anëtar i parlamentit Norvegjez, që e ka lëvduar Trump për përpjekjet e tij drejt zgjidhjes së konflikteve. “Për meritat e tij, unë mendoj se ai ka bërë më shumë në përpjekje për të krijuar paqe mes kombeve se shumë të nominuar të tjerë për Nobelin e Paqes” – tha deputeti norvegjez për Fox News. Pak ditë më parë, presidenti Trump e…

Read More

Një muzikant në një kolegj prestigjioz përdhunoi një vajzë studente, pas një nate që kaluan jashtë. Benjamin Williams-Stacey, 25 vjeç, akuzohet për ‘përfitimin’ nga besimi që i dha vajza, pasi ajo ra në gjumë ndërsa ishte dehur pas një parti mes studentësh. Kjo u dëgjua sot nga Gjykata e “Cardiff Crown”, ku po shqyrtohet çështja në fjalë. Williams-Stacey është duke studiuar në Kolegjin Mbretëror Uellsian të Muzikës dhe Dramës – ish kolegji ku kanë ndjekur mësim edhe yje si Sir Anthony Hopkins, Rob Brydon dhe Ruth Jones. Prokurori Roger Griffiths tha se vajza kishte pirë shtatë deri në tetë gota…

Read More

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka kujtuar edhe njëherë pyetjen e famshme që ra në testin e Gjuhës dhe Letërsisë “Çfarë bëri Turi?”. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Shahini tha se përgjigjen e saktë për këtë pyetje e dhanë 12 mijë maturantë, ndërsa shtoi se “gjithandej në Shqipëri ka të rinj më mirë të arsimuar se sa ata që po përpiqen të kritikojnë reformat e PS-së në arsim”. MESAZHI I SHAHINIT Për të gjithë ata që akoma pyesin se “Çfarë bëri Turi?”, dua t’ju rikujtoj se janë rreth 12 mijë maturantë (17-18 vjeçarë) që e kanë dhënë përgjigjen e saktë…

Read More

Në prag të 1 vjetorit të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj përmes së cilit parashikohet ashpërsimi i Kodit Penal për fushën e ndërtimit. Drafti parashikon dënim deri në 5 vite burg për personat të cilët ndërhyjnë me dashje duke shtuar apo ndryshuar konstruksionet e banesave ekzistuese. Kur shembja ka pasoja të rënda materiale atëherë dënimi shkon nga 5 deri ne 10 vite burg. Ashpërsimi më i madh është kur shembja e ndërtimit shkakton humbje në jetë njerëzish ashtu sikurse ndodhi nëntorin e shkuar në Durrës dhe Thumanë, ku dënimi shkon nga 7 deri…

Read More