Merret në mbrojtje bashkëpunëtori i drejtësisë që tregoi se si u vra nga vëllai 23 vjeçarja Eglantina Buci, me urdhër të babait, Faik Buci, pasi familja nuk ishte dakord për bashkëjetesën e saj me një djalë. Pasi doli nga burgu me statusin e bashkëpunëtorit ai është larguar nga Tirana bashkë me familjen e tij, për të qenë më i mbrojtur. Ai ka qenë i dënuar me 2.8 vite si bashkëpunëtor në tentativën që Shkëlzen Buci bëri për të vrarë aktorin Mishel Prela
Author: tirana
Politikani dhe arkeologu i njohur Neritan Ceka ka folur për gjendjen e tij shëndetësore, një ditë pas publikimit të lajmit se ai dhe bashkëshortja e tij janë infektuar nga pandemia e koronavirusit. Në një prononcim për “OraNews”, Ceka u shpreh se ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe është drejt shërimit. Ceka shtoi se prej 13 ditësh ai dhe bashkëshortja e tij po merrnin mjekim në shtëpi pasi nuk kishin pranuar që të shkonin në spital. Më tej, ai falenderon të gjithë miqtë dhe kolegët për mesazhet dhe mbështetjen, si dhe apelon për respektimin e masave dhe kujdesin për veten.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shprehet e gatshme që të sfidojë Ramën në Durrës në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, zgjedhje ku sipas saj, opozita aktuale do të kapë shifra rekord të mandateve deri në 104. Drejtuesja e partisë së dytë më të rëndësishme në opozitë, u ndal edhe tek diskutimi për listat e hapura, strategjia e opozites për të dal me listë të përbashkët apo vecmas, menaxhimi i pandemisë nga qeveria aktuale si dhe dorëheqja e pritshme e Ministres së Arsimit, Besa Shahini. -Si strategji politike a po mendon opozita të dalë me dy lista; një Lsi dhe një…
Arben Cara, dekani i fakultetit të Juridikut në Universitetin “Aleksandër Moisiu” është vënë në pranga. Ai është bashkëshorti i gjyqtares së Apelit Korçë, Mimoza Margjeka, e cila u arrestua për korrupsion aktiv pasi kishte marrë ryshfet 6 mijë euro që të ndërhynte tek e shoqja dhe të ndryshonte masën e sigurisë për një të arrestuar.
Një 61-vjeçare nga Korça e ka humbur betejën me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Gjatë ditës së fundit janë testuar 852 persona si të dyshuar me Covid, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 151. Sakaq, e kanë fituar betejën me koronavirusin 45 pacientë. Njoftimi Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend të përhapjes së infeksionit SARS-COV2, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që në hyrje të këtij komunikimi ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e ketij infeksioni të rrezikshëm: Ruani distancimin social; Mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot…
Presidenti i Kosovës, Aleksandër Vuçiç është shprehur ditën e sotme në një konferencë për median se nuk ka pranuar njohjen reciproke me Kosovën në Shtëpinë e Bardhë. “Por ajo që ishte kurdisur atje, në fakt, ata dëshironin që ne të themi se për ne është në rregull që Izraeli të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne këtu nuk deshëm të përzihemi. Thamë Izraeli është shtet sovran, ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë, ndërsa nga ana jonë Izraelit i dërguam një mesazh fare të qartë”, ka thënë Vuçiç. Presidenti serb, ndër të tjera vlerësoi pjesëmarrjen e Kosovës në “Mini-shengen”, sipas…
Ndërsa shumë pak ditë na ndajnë nga fillimi i shkollës, ekipet e terrenit të Bashkisë së Tiranës po sigurohen që çdo gjë të jetë gati për të pritur fëmijët. Ndërsa shumë pak ditë na ndajnë nga fillimi i shkollës, ekipet e terrenit të Bashkisë së Tiranës po sigurohen që çdo gjë të jetë gati për të pritur fëmijët. Ashtu siç u bë me çerdhet dhe kopshtet tashmë shkollat po dezinfektohen cep më cep që kur nxënësit të nisin mësimin të jenë sa më të sigurt në këtë kohë pandemie. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka vetëm një kërkesë…
Lëvizja Socialiste për Integrim është aleati më i rëndësishëm i PD në betejën për të fituar zgjedhjet e 25 prillit dhe pavarësisht se reforma zgjedhore nuk është mbyllur ende, në kampin opozitar po diskutohet tashmë çdo skenar që maksimalizon votën e koalicionit; qoftë me një listë unike, me dy lista. Në një intervistë për Vizion Plus kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi paralajmëron se fitorja e opozitës do të jetë e thellë pavarësisht taktikave të mazhorancës. “Maksimalizimi i votës së opozitës është në të gjitha variantet. Është e lexuar, e kontrolluar, e dakordësuar, e rakorduar, e numëruar, e përllogaritur. Pra është…
Dashi Nuk keni pse i detyroni njerëzit t’ju japin atë që ju duhet – do jua japin me kënaqësi edhe nëse ua kërkoni me mirësjellje. Duhet të jeni më bashkëpunues që të arrini aty ku doni. Demi Çdo njeri bën gabime, kështu që mos e qortoni veten pasi diçka ku keni shpresuar shumë ka përfunduar keq. Pranojeni që nuk ia dolët dhe vazhdoni përpara. Binjakët Keni vetëbesim të lartë aktualisht dhe është e pakuptueshme pse keni atë ndjesinë që diçka do të shkojë shumë keq? Ndoshta ka të bëjë vetëm me hënën e plotë që po afron. Qetësoheni dhe shijoni…
Avokati Skënder Demiraj, i cili u la në arrest shtëpie i akuzuar për korrupsion aktiv për ndryshimin e një mase sigurie ndaj një të dënuari është i ati i Arben Demiraj. Arben Demiraj mbeti i vrarë në masakrën e shkaktuar në Tirane nga Kostandin Xhuvani në zonën e Rrugës së Elbasanit, djali i ish deputetes Luiza Xhuvani. Kostandin Xhuvani është dënuar me 35 vite burgim për vrasjen e katër personave Edison Jahon, Enea Xhajn, Arbër Demirajn dhe italianin Gianpaolo Azzola, më 4 nëntor 2014.
Blogerja Armina Mevlani ka folur sërish për dasmën e shumëpritur të saj dhe planet për t’u bërë mama. Në një intervistë për “revistawho”, Armina Mevlani tha se e sheh shumë shpejt veten e saj si nënë. “Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë sepse unë këtë verë kisha shumë projekte sikundër dhe që e kam pranuar, mund të kishte dhe një dasmë të mundshme dhe nuk është se isha organizuar për këtë pjesë. E kishim folur dhe menduar, por nuk e kisha organizuar, ç’është e vërteta dhe nuk është se e kam anulluar. Është në planet e afërme, nëqoftëse gjithçka shkon…
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë thirrje Rusisë që të hetojë helmimin e kritikut të presidentit rus Alexei Navalny dhe të merren masat e duhura për ndërshkimin e autorëve. Këtë të hënë mjekët gjermanë kanë pohuar se ekzaminimet kanë treguar se lideri i opozitës ruse ishte helmuar para se të humbte ndjenjat në një aeroplan në Rusi javën e kaluar. “Ata që janë përgjegjës duhet të identifikohen dhe të ndëshkohen,” tha Merkel në një deklaratë të përbashkët me ministrin e Jashtëm Heik Maas. Rusia ende nuk e ka komentuar pretendimin e mjekëve gjermanë. Kremlini tha të premten se ishte ende…