Author: tirana

Aktori shumë i njohur për publikun shqiptar nga roli i “Ezelit”, Kenan Imirzalioglu do të bëhet së shpejti baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Sinem Kobal është në pritje të një vajze dhe në muajin e shtatë të shtatzënisë prandaj çifti kanë nisur me përgatitjet. Mediat turke bëjnë të ditur se Kenan ia ka lënë në dorë bashkëshortjes së tij arredimin e dhomës së vajzës. Bëhet e ditur se Sinem ka zgjedhur ta arredojë dhomën komplet me ngjyrën rozë dhe ka zgjedhur një firmë private arkitekturore për të dizenjuar ashtu siç ajo dëshiron. “Ezel” nuk është kursyer aspak…

Read More

Silvio Berlusconi është shtruar në spitalin San Raffaele në Milano mbrëmjen e së enjtes, më 3 shtator për shkak të një përkeqësimi të lehtë, kanë konfirmuar burimet e Corriere.it. Ish-kryeministri italian doli pozitiv në testin për koronavirusin të mërkurën më 2 shtator. Mediat italiane bëjnë të ditur se edhe Marina Berlusconi, vajza e Silvio Berlusconi-t ka rezultuar pozitive me Covid-19. Ajo është izoluar me familjen në shtëpinë e saj në Milano, ndërkohë që ish-kryeministri vazhdon të trajtohet në spital. Së fundmi, gjatë një bisede me senatorët e partisë së tij, Berlusconi tregoi edhe gjendjen e tij shëndetësore dhe si e…

Read More

Edhe pse Dr. Flori u largua nga kjo jetë në moshë të re, familja e tij ka mbetur në duar të sigurta. Të gjithë e dimë marrëdhënien e fortë që anëtarët e grupit “West Side Family” kanë me fëmijët e Florit. Djali i tij, Daniel sot feston ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte dhe urimi i mikut të ngushtë të babait të tij Nëpërmjet disa fotove ku Daniel shihet mjaft i lumtur para tortës së tij të ditëlindjes, Landi Hysi shkruan për të fjalët më të bukura. “Dje. Sot. PËRGJITHMONË! Gëzuar Dani! Dhe mbaj mend që ashtu siç ke emrin,…

Read More

Gjatë ceremonisë së prezantimit të forcave ‘Shqiponja’ në Lezhë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh i prerë se efektivët në moshë apo me probleme fizike duhet të hapin rrugën për të rinjtë. Ai tha se besimi i qytetarëve në policinë e shtetit është rritur. “Më shumë siguri do të thotë më shumë zhvillim. Ne nuk kemi ndjekur vetëm politikën e shtimit të numrave, por kemi shtuar edhe njësitë e saj, kapacitete të reja, që t’i përgjigjen sfidave të reja. 12 njësi si kjo janë shtuar policisë në nivelin vendor dhe të tjera në nivelin qendror, ku kërkohet specializim i…

Read More

Nga Ilir Beqaj Lulzim Basha ka deklaruar se në sistemin publik të kujdesit shëndetësor mungojnë pajisjet. Dihet që pajisjet asnjëhere nuk mjaftojnë, pasi gjithmonë shpiken të reja. Sigurisht që pajisjet duhet të jetë në spitale. Ashtu siç pajisjet duhet të jenë në funksionim dhe ekzaminimi të mund të kryhet pa pagesë nga personi. Lulzim Basha mund të mos ketë qënë ndonjëherë realisht i interesuar për funksionimin e pajisjeve ekzaminuese në 2013. Qysh athere kanë kaluar shumë vite dhe shumicës dërmuese të shqiptarëve u duket si kohë që nuk ekzistuar ndonjë herë. Por Lulzim Basha i duhet rifreskuar kujtesa. Në 2013…

Read More

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj, ka bërë një “skaner” të thelluar për të gjitha zhvillimet që pritet të shoqërojnë aktualitetin politik në vend, duke u ndalur specifikisht te disa nga pikat më të nxehta që gjenden në tryezat respektive të partive kryesore në vend. Duke analizuar sulmet e jashtme dhe të brendshme, arritjet dhe sfidat, dështimet dhe triumfet, retorikat e njohura dhe të panjohura, ligjvënësi hedh dritë mbi “arenën” politike në vend ku veç të tjerash zbardh edhe gjykimin e tij lidhur me qëndrimet e strukturave të Partisë Socialiste. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “TemA”, ndër të tjera Xhafaj sjell…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe. Takimi është mbajtur në selinë rozë dhe vjen pas ndryshimeve të bëra në Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Kujtojmë gjatë mbledhjes së parë të grupit parlamentar që hapi sezonin politik të zhvilluar në Elbasan, Rama caktoi në Shkodër si drejtues politik Ilir Beqja, në Lezhë Lindita Nikolla, në Durrës vetë Rama pas largimit të Vangjush Dakos, Safet Gjici në Kukës, kurse në Tiranë do drejtojë Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati në rang qarku, ndersa Veliaj do të jetë drejtuesi politik i bashkisë Tiranë. Rama…

Read More

Vrasja e Eglantina Bucit në vitin 2008 në Malin me Gropa u zbardh falë dëshmitarit të mbrojtur, i cili ka qenë i pranishëm në momentin e ekzekutimit të së resë. Shkëlzen Buci, vëllai i Eglantinës, dhe Faik Buci babai i vajzës, janë të arrestuar dhe akuzuar për këtë çështje. Hetimet për këtë ngjarje nisën në vitin 2017, kur u arrestua Shkëlzen Buci, por për një tjetër ngjarje kriminale. Ai u akuzua dhe dënua për vrasjen e mbetur në tentativë të aktorit Mishel Prela. Njëri ndër të akuzuarit për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Prelës, ishte edhe shoku i Shkëlzen…

Read More

Çdo ndërtim pa leje ose ne shkelje të lejes do të gjobitet me vlerën reale të volumit të ndërtimit shkelje të ligjit, por gjithësesi jo më pak se 500 mijë lekë. Ndërkohë që parashikohet konfiskimi për shtesat që kalojnë në lartësi apo në gjerësi në masën 50% të volumit të ndërtimit. Përmes disa ndryshimeve në Ligjin për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit të dërguara për miratim në Kuvend, Këshilli i Ministrave ka ashpërsuar ndjeshëm masat ndëshkimore për ndërtimet pa leje ose shkeljet e lejeve. Risi e ligjit të ri është se ndërtuesit do të jenë të detyruar të sigurojnë lejet…

Read More

Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e 100-të me fanellën e Portugalisë, në takimin kundër Suedisë në transfertë. Ylli portugez nuk shënoi një gol dosido, por një “perlë” nga goditja e dënimit. Tashmë, yllit portugez i duhen edhe 10 gola që të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtareve të meshkujve. Fenomenal!

Read More

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Qafë Thanë-Prrenjas. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Urakë. Dy personat e plagosur janë transportuar menjëherë për në spital. Siç shihet në foto, një nga makinat e aksidentuara është një Mercedes Benz C Class. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i aksidentit apo kush janë personat e lënduar nga kjo përplasje.

Read More

Kompania ‘Pfizer dhe BioNTech’ janë të bindura se mund të kenë një vaksinë kundër koronaviruit nga mesi i tetorit ose fillimi i nëntorit. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur CEO i BioNTech dhe bashkëthemeluesi Ugur Sahin, ditën e sotme ku është shprehur se vaksina që po zhvillohet në këto kompani është perfekte. “Unë e konsideroj këtë vaksinë gati të përsosur,”– tha Sahin në një intervistë ekskluzive për CNN. Gjigandi amerikan i ilaçeve ‘Pfizer’ dhe firma gjermane ‘BioNTech’ thonë se ata planifikojnë të sigurojnë 100 milionë doza të vaksinës, BNT162, deri në fund të vitit dhe deri në 1.3…

Read More