Author: tirana

Kombëtarja Shpresa vijon të gëzojë një formë fantastike. Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi ka triumfuar me përmbysje 3-1 ndaj Andorrës në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Europianit. Skuadra iberike kaloi e para në avantazh në minutën e 2-të, falë një penalltie të fituar në sekondën 50. Kuqezinjtë duhet të prisnin pjesën e dytë, për të realizuar fitoren e madhe.

Read More

Autoritetet e Kosovës kanë ndaluar reperin Mozzik, i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip ‘Mercedes G63 AMG’. Ai ka qenë i shoqëruar edhe nga një prej miqve të tij, Grajqa. Arsyet e kësaj ndalese nuk dihen, por mendohet se mund të ketë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, tregon momentin kur 24-vjeçari ndalohet nga autoritet dhe dorëzon dokumentet.

Read More

Një punonjës i kompanisë shtetërore në shërbim të Ministrisë së Brendshme, “Illyrian Guard” është vënë nën hetim pas publikimit të një skandali në media, ku ai merrte rryshfet për të siguruar një vend pune. Sipas njoftimit të policisë, rasti lidhet me një investigim të një emisioni ku shfaqej një përfaqësues i “Illyrain Guard” duke marrë ryshfet prej 50 mijë lekëve të vjetra prej personave që kërkonin të bëheshin pjesë e kësaj strukture. “Policia e Shtetit ka filluar një hetim për dyshime rreth një çështjeje kriminale në Shoqërinë Aksionare “Illyrian Guard”, e cila është bërë publike në media. Në funksion të zbardhjes sa…

Read More

Këngëtarja shqiptare Albërije Hadërgjonaj ka shkëputur çdo marrëdhënie me kompaninë muzikore “Arkiva Shqip” pasi sipas saj nuk ka pasur suportin e duhur nga ana e tyre. Albërija publikoi një video ditën e djeshme në Instagram duke shpërthyer fishekzjarre, teksa shkruante se po festonte shkëputjen nga kjo kompani muzikore. Kjo nuk u la me kaq, sherri vijoi dhe në rrjetet sociale aty ku dolën hapur bisedat mes këngëtares dhe kompanisë. Ndërsa para pak minutash është bërë publike dhe sherri që Albërijë bëri në zyrat e kësaj kompanie. Në video shihet Albërije e cila dallohet nga kapelja e saj dhe mbi të…

Read More

Janë të shumtë figurat e njohur të ekranit të ‘Top Channel’ të cilët janë larguar gjatë sezonit veror. Mes tyre është edhe moderatorja Dojna Mema. Kjo e fundit zhvilloi një mini-intervistë me ndjekësit në ‘Instagram’ ku konfirmoi një herë e mirë se nuk do jetë më as moderatore e as autore e “Pop Culture”. E pyetur rreth kësaj çështjeje, moderatorja shkruan se gjithçka ka një fillim dhe një fund. Jo, nuk do jem më autore dhe moderatore e ‘Pop Culture’ meqenëse është një pyetje në dy. Ka qenë një program që e kam dashur shumë dhe uroj të kem përcjell…

Read More

Teksa që prej datës 2 shtator kanë nisur regjistrimet në Universitet për maturantët fitues të një dege studimi, shumë maturantë të tjerë janë në pritje që të përzgjidhen si fitues të degëve që ata kanë preferuar. Por maturantët që janë në pritje të fitimit të një të drejte studimi, ata kanë vërejtur parregullsi në procesin e renditjes në degët e përzgjedhura prej tyre. Në redaksinë e Top Channel kanë ardhur shumë denoncim nga maturantët të cilët shprehen se po i largohen shumë vijës së kuqe që i bën fitues të një degë, në Fakultetin Ekonomik por jo vetëm. Disa prej…

Read More

Ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Roland Luci ka ngritur dyshime se ndeshja e Shqipërisë me Lituaninë, ishte e shitur. Me anë të një statusi në rrjetin e tij social thotë me ironi se nëse ka qenë e shitur, mirë kanë bërë, pasi skuadra jonë gjithsesi do të humbte me atë paraqitje që po bënte. “Humbëm apo na mundën? Pashë mbrëmë një ekip të lodhur që sa filloi loja më dukeshin tanët si të ishin duke kaluar mundimshëm finishin e ndonjë maratone. Ndërkohë gjithandej qarkullojnë lajme se ndeshja ishte e shitur. Shikoni: Uroj që jo, po nqs ndeshja është shitur, mirë…

Read More

Rusia po shqyrton mundësinë e shkurtimit të shpenzimeve ushtarake, tani që çmimet e ulëta të naftës dhe kriza e koronavirusit e kanë goditur rëndë ekonominë e saj, siç tregon një dokument i publikuar nga ministria e financave. Ministria ka propozuar që qeveria të shkurtojë shpenzimet shtetërore për ushtrinë me 5 për qind për periudhën 2021-2023. Propozimi përfshin gjithashtu shkurtime prej 10 për qind të shpenzimeve buxhetore në kategori të tjera, si sistemi gjyqësor, pagimi i borxhit dhe pagat e nëpunësve civilë. Rusia, e cila demonstroi forcën ushtarake me aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe me ndërhyrjen…

Read More

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Mesmyselim, në njësinë administrative Postribë në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, flakët e mëdha rrezikojnë fshatin ndaj dhe banorët atje kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave zjarrfikëse dhe strukturave operacionale të shtetit.

Read More

Në Athinë vëmendja kryesore është te konflikti me Turqinë për detin, por nuk lihet jashtë edhe cështja me Shqipërinë. Por cili do të jetë hapi i radhës i Greqisë pas deklaratës së kryeministrit për zgjerimin me 12 milje në Jon? “Në plan të parë në hapat e ardhshëm të diplomacisë greke vjen rifillimi i bisedimeve me udhëheqjen politike shqiptare në mënyrë që të zgjidhet përfundimisht caktimi i kufijve. Ndalesa e parë në këtë drejtim pritet të jetë caktimi i datës së vizitës së Ministrit të Jashtëm grek në Tiranë për takime me udhëheqjen politike në Tiranë. Nikos Dendias  kohët e fundit ka…

Read More

Ish-nënkryetarja e demokratëve Jozefina Topalli refuzoi komisionin e ngritur nga Lulzim Basha për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe në një intervistë për “Vizion Plus”, Topalli sqaron se nuk do t’i pranojë asnjëherë truket politike që përdor lidershipi i opozitës. Kritikat e Topallit ndaj Bashës nuk datojnë sot, por prej vitit 2005 kur ai erdhi në PD, pasi sipas Topallit, Basha ka vënë interesin ekonomik mbi parimet politike. “Nuk bëjnë dot opozitë. Në mometin që blihet lidershipi i opozitës, nuk ka më opozitë. Po nëse implikohesh në interesa të përbashkëta me oligarkë dhe të blejnë, të dhurojmë qoftë edhe vila…

Read More

Neritan Ceka dhe bashkëshortja e tij kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Mësohet se politikani dhe arkeologu ka pasur shqetësime prej nëntë ditësh dhe ndodhet i shtruar në shtëpi pasi nuk ka pranuar të shtrohet në spital për të marrë trajtimin mjekësor. Gjendja e tij dhe e bashkëshortes po ndiqet në kushtet e shtëpisë, ndërsa krahas trajtimit me medikamentet antiCovid, Ceka po asistohet edhe me oksigjen për lehtësimin e frymëmarrjes.

Read More