Braktis djalin e mitur dhe vendos të largohet, 19-vjecarja nga Berati Venera Gjolena u zhduk më 17 gusht të këtij viti. La bosh shtratin martesor dhe në orën 3 të mëngjesit, ’arratiset’ pa lënë asnjë adresë duke marrë me vete pasaportën dhe kartën e identitetit. Nëna e saj, Engjellushe Avdiu, shprehet se mëngjesin e 16 gushtit, Venera bashkë me djalin e saj 2-vjeçar dhe me bashkëshortin shkuan në Vojnik të Beratit, në shtëpinë e prindërve të saj për t’i ndihmuar. Gjithë ditën, 19-vjeçarja qëndronte në telefon por askush nuk do ta mendonte atë se çfarë e reja kishte ndërmend të…
Author: tirana
Oerd Bylykbashi, anëtar i Këshillit Politik ku përfaqëson Partinë Demokratike, është shprehur, që opozita pret që të fitojë 84 mandate në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021. “Rama po përpiqet të humbas sa më pak. Nëse opozita do të fitonte 84 mandate do ndryshonte ligjet. Asgjë nuk është e shkruar se këtë i opozita nuk i merr. “ tha Bylykbashi. “Edi Rama është drejt humbjes. Cështja është sa do humbas. Nuk është sistemi që do e shpëtojë Edi Ramën. Strategjitë elektorale janë aty si të doje. PD i tha si e do? Dhe kështu do të ndodhë. Me cdo…
Një shqiptar i shpallur në kërkim që prej vitit 2015 është arrestuar nga policia italiane, pasi dredhia që kishte përdorur nuk ka mundur ta shpëtojë. Sipas mediave italiane 44-vjeçari Bashkim Cenkollari (Dervishi) kishte marrë mbiemrin e nënës duke iu fshehur autoriteteve. Ai ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim me katër persona të tjerë. Karabinierët e kishin mbajtur në vëzhgim prej disa muajsh në Bari. Atij iu njoftua masa e ndalimit në Reggio.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një burg të Italisë, më 17 qershor të këtij vitit. Sipas mediave italiane, Giuseppe Fanara, bosi i Cosa Nostra, i dënuar me burgim të përjetshëm, i ka kafshuar gishtin një gardiani dhe e ka gëlltitur. Lajmi u raportua nga gazeta Il Messaggero, e cila rindërtoi faktet duke shpjeguar të gjithë skemën e ngjarjes. Më 17 qershor, gjatë një kontrolli që po zhvillohet brenda qelisë së tij, Fanara e humbi kontrollin dhe sulmoi gardianin e burgut. Pasi e kapi për qafe dhe e tërhoqi përtokë, i kafshoi gishtin e vogël të dorës së tij…
Qeveria Shqiptare ka miratuar një vendim sipas të cilit parashikon se nga buxheti i shtetit do të rimbursohen shpenzimet celulare për disa funksionarë shtetërorë, duke nisur nga presidenti e deri tek sekretari i përgjithshëm nëpër institucionet shtetërore. Sipas këtij vendimi, për presidentin, kryeministrin dhe për Kryetarin e Kuvendit parashikohet që nga buxheti i institucionit përkatës, të mbulohen të gjitha shpenzimet për telefonata pa asnjë limit, si për thirrjet brenda vendit ashtu edhe për ato jashtë vendit duke përfshirë këtu edhe shërbimin roming. Po këto shërbime, por me limit financiar që fillon nga 4 mijë lekë në muaj deri në 40…
Demi Rose ka menduar që të provokojë në maksimum ndjekësit e saj në rrjete sociale. Modelja bukuroshe me forma të kolme ka publikuar së fundmi disa video në Instastory, ku shihet në jakuzi tërësisht e zhveshur. Të pasmet bombastike si gjithnjë në plan të parë. E shtrirë në jakuzi e me pamje spektakolare, duket se pushimet për Demin ende nuk kanë mbaruar. Ajo njihet për trupin e saj dhe format bombastike, ku shpeshherë herë i ekspozon duke i lënë pak vend imagjinatës së fansave.
Pasi një infermiere e pavionit të pediatrisë rezultoi pozitive, 17 mjek dhe infermierë të Spitalit të Kavajës iu nënshtruan tamponit. Të gjithë personat që i janë nënshtruar tamponit fatmirësisht kanë rezultuar negativë. Pas Infektimit të infermieres së pavionit dje, personeli dhe pacientët ishin në ankth. Aktualisht të prekur me COVID-19 në rrethin e Kavajës janë 3 anëtarë të personelit të të gjithë sistemit shëndetësor në nivel lokal, të tre në gjendje të stabilizuar. Në Kavajë ka gjithsej mbi 70 persona të infektuar me koronavirus, ku shumica janë karantinuar në shtëpi.
Valbona Kola, mjekja e qendrës shëndetësore të Klosit në një intervistë për “Shqipëria Live” lidhur me vetëvrasjen e pacientit të saj, Hasan Mira. Në intervistën e saj, ajo është shprehur se 65-vjeçari ishte në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndaj ajo kishte kërkuar edhe shtrimin e tij në spital për një mjekim më të specializuar. Më tej, mjekja shtoi se Mira ishte mësuar në spital dhe madje e kishte telefonuar për t’i thënë se e kishte menduar më keq shtrimin në spital.
Pavarësisht se kishte kaluar më shumë se një muaj, Sali Berisha nuk e kishte harruar deklaratën e bujshme të ish-ministrit të tij në lidhje me rikandidimin e ish-kryeministrit duke e thumbuar jo pak mbrëmë përballë Çim Pekës. Kur u pyet për Genc Rulin dhe atë deklaratë, Berisha tha se ai, Ruli, ishte viktimë e zgjuarsisë së tij, por se kur tërhiqej lideri historik i PD nga beteja e vendoste ai dhe jo të tjerët. Në datë 6 gusht Genc Ruli, ish-ministër, aktualisht pjesë e komisionit të vlerësimit të kandidatëve për deputetë në një intervistë për Abc News, kur u pyet…
Ideja se partneri juaj mund t’ju tradhëtojë, me siguri qe edhe ju ka shkuar në mendje. Por si mund ta kuptoni nëse realisht partneri juaj po tregohet jo besnik ndaj jush? Si fillim duhet të qartësojmë, se shenjat që partneri apo partnerja juaj ju tradhëton,janë të ndryshme në çdo marrëdhënie, pasi njerëzit individualisht janë të tërë të ndryshëm nga njëri tjetri. Por në mesin e këtyre ndryshimeve, gjenden ato faktorët psikologjikë, të cilët janë tregues se diçka nuk shkon në marrëdhënien tuaj, dhe se parneri juaj nuk është më vetëm i juaji. Këto faktorë janë : 1- Pamje e përmirësuar.…
Fuqitë botërore duhet të bashkohen dhe të ridrejtojnë ekonomitë e tyre në një të ardhme të gjelbër ose njerëzimi do të “shkatërrohet”, ka paralajmëruar shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Guterres u bëri thirrje kombeve që të përdorin pandeminë si një trampolinë për të filluar “masa transformuese” në energji, transport, industri dhe në mënyrën se si njerëzit jetojnë. Ai këto komente i bëri në intervistën me agjencinë AFP dhe anëtarët e tjerë të rrjetit “Covering Climate Noë”, një bashkëpunim global i mediave të angazhuara për raportime në çështjet e klimës. “Të bashkohemi, ose do të jemi të shkatërruar”, tha…
Ashtu siç ishte parashikuar, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zgjedhur sot anëtarët e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor. Bëhet fjalë për 8 gjyqtarë, nga 16 qe garonin për këto detyra, të cilët do të shqyrtojnë mosmarrëveshjet që do të lindin gjatë zgjedhjeve të 25 prillit. Përzgjedhja e gjyqtarëve u bë përmes një shorti që u hodh në orën 17:00 në prani të përfaqësuesve të partive politike por edhe mediave. LISTA E GJYQËTARËVE FITUES 1. Sokol Ibi 2. Manjola Xhaxho 3. Edlira Petri 4. Emona Muçi 5. Asim Vokshi 6. Gentjan Medja 7. Esmeralda Çeka 8. Alma Kolgjoka