Author: tirana

Ditën e djeshme, në Top Channel filloi sezoni i ri i “Përputhen”. Tashmë ai është me një format të ri të përditshëm në moderimin e Bora Zemanit dhe me opinionist Arjan Konomin. Puntata e parë na prezantoi me katër vajzat pjesëmarrëse. Si e priti publiku? Përveç komenteve për secilën nga vajzat, ajo që vihet re në Youtube është që popullin e internetit e ka marrë malli që tani për sezonin e kaluar. Shumica prej tyre kërkojnë rikthimin e Olti Currit në karrigen e opinionistit. Por edhe për Nevina Shtyllën ka pasur dhjetra komente që e duan ta shohin në këtë…

Read More

Jeni mësuar ta shihni në rolin e spikeres dhe të dinin pak për jetën e saj private. Por e ftuar në “Ditë e re”, spikerja e lajmeve në Ora News, Kostana Morava, ka treguar më shumë për veten. Kostana ka treguar se ajo është shfaqur në televizion që në moshën 13-vjeçare dhe shtysa e saj më e madhe ishte pikërisht i ati. Spikeria është ndalur edhe në një tematik e cila është dëgjuar shpesh edhe nga kolege të saj, për sa i përket ngacmimeve seksuale që ndaj tyre nga drejtues të televizioneve. “Vitet më vonë më janë bërë padrejtësi dhe…

Read More

Aeroporti i Rinasit përmes një postimi në facebook na njeh me 25 fluturimet që janë konfirmuar për ditën e nesërme 9 shtator 2020. Teksa paraqet listën, TIA i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e higjienës dhe të mbajnë me vete maska. Po ashtu bëhet e ditur se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët me dokumente të veçanta. ⠀ Njoftimi: ⠀⠀⠀⠀ 25 Fluturimet e konfirmuara për datën 9 Shtator 2020 ⠀⠀⠀ Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e Mërkure janë: ✈️Pegasus – Antalia – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)…

Read More

Për herë të parë regjistrimet e nxënësve, që shkojnë në klasë te parë, dhe atyre që venë në klasë të 10, u kryen gjatë verës. Por procesi i regjistrimit vazhdon ende. Regjistrimet do vazhdojnë, deri një ditë para nisjes së shkollës më 14 shtator. Ato shkolla që janë plotësuar me nxënës, nuk pranojnë më. Fëmijët do shkojnë në shkollat më të afërta po të zonës. Nuk e kuptojmë këmbënguljen e disa prindërve, që t’i regjistrojnë fëmijët në shkollën që është tejmbushur dhe nuk i regjistrojnë në nje shkollë po të zonës, që ka mësues dhe kushte po aq të mira.…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Disa shqetësime të rëndësishme, mund t’iu kenë acaruar kohëve të fundit. Kjo e mërkurë do të jetë një ditë e mbushur me shumë zhvillime, pas provave të shumta me të cilat jeni përballur kohëve të fundit. Demi Kjo periudhë do të jetë shumë e lodhshme, ku do rrezikoni që të ndjeni një debulesë të përgjithshme. Kur jeni me humor të keq,…

Read More

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim është takuar sot me drejtoreshën e BKH Aida Hajnaj si dhe Shefin e Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja gjatë vizitës në zyrat e reja të SPAK. Pas këtij takimi, ambasadorja amerikane ka siguruar dhe njëherë për mbështetjen ndaj SPAK. Ajo thekson se reforma në drejtësi nuk do jetë e shpejtë ose e lehtë por po ecën para hap pas hapi. “U takova sot me Drejtoreshën e BKH, Hajnaj dhe Shefin e Gjykatës së Posaçme, Kraja për të përsëritur mbështetjen e fortë për SPAK-un. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë ose e lehtë,…

Read More

Një ish-modele ruse është arrestuar nga policia me akuzën për tentativë vrasje, pasi është filmuar nga kamerat e sigurisë brenda një marketi duke sulmuar me thikë një punonjëse. Natalya Dolganovskaya, 32-vjeçe, është dëgjuar duke bërtitur “i urrej femrat”, ndërsa vazhdimisht ia ngulte thikën viktimës, kanë bërë të ditur sutoritetet. E arrestuara në vitit 2005 fitoi kurorën e Miss Ulyanovsk dhe është e njohur në Rusi. Kamerat e sigurisë brenda marketit shfaqin momentin kur punonjësja 36-vjeçe sulmohet në sektorin e frutave. Për fat të mirë viktimës i dolën në ndihmë punonjësit e tjerë të marketit si dhe klientët, që vrapuan për…

Read More

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku një 65-vjeçar i prekur nga COVID-19, u hodh nga ballkoni e gjeti vdekjen. Mjekja e tij e familjes, Valbona Kola, ka treguar se si ishte gjendja e pacientit të saj, Hasan Mirën. Në një lidhje për emisionin ‘Shqipëria live’ mjekja tregoi se ishte detyruar që të niste Mirën drejt Tiranës për shkak të gjendjes së tij të rënduar. “Gjendja e tij ishte padiskutim e rëndë, përderisa unë e nisa për në Burrel dhe ato në Tiranë, me temperaturë të…

Read More

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, me anë të një statusi në “Facebook” akuzon kryeministrin Edi Rama për çështjen e detit. Paloka shprehet se Rama dje në parlament përdridhej e përpiqej të fshihej për çështjen e detit me Greqinë. Ai shton se Edi Rama është një matrapaz, që për interesa të tij shet gjithçka. Postimi i Edi Palokës: Rama eshte nje genjeshtar i pafytyre qe perdridhet e perpiqet te fshehe koken si struci sa here kapet ne flagrance me matrapazlliqet e tij. Kjo eshte faktuar me se nje here , matrapazlliku me detin eshte vetem rasti me i fundit. Doli…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe e deleguara politike e PS për Qarkun Tiranë, Elisa Spiropali deklaroi sot se vazhdojnë me ritëm investimet në Kavajë. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Spiropali sjell në vëmendje të gjitha investimet e kryera në këtë qyetet duke u shprehur se “Diferenca është e madhe:Kur qeverisim ne,qytetet ndërtohen,kur qeverisin ata,qytetet pushtohen” STATUSI I PLOTË 📍Kavajë | Me ritëm vazhdojnë investimet madhore, si dhe çdo zotim i përkthyer në punë, duke e kthyer Kavajën në një mega kantier #NDËRTIMI. ✅12 shkolla me standardet më të mira dhe kushte moderne do të rindërtohen…

Read More

Ish-nënkryetarja e PD Jozefina Topalli, në një intervistë për A2 ka akuzuar Partinë Demokratike se ka vepruar me dy standarde në procesin që ka nisur për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Ish-deputetja e Partisë Demokratike është shprehur e fyer, që i është kërkuar të plotësonte formularin e fazës së parë edhe pse një udhëzim i PD e përjashtonte nga ky detyrim: “Atë e kam në postën time elektronike dhe jam habitur shumë. Por më shumë jam habitur nga qëndrime të ndryshme nga ata që vendosin për të tilla gjëra. Ndoshta në fakt nuk është fjala e duhur “çuditur”, pasi nuk…

Read More