Author: tirana

Miqësorja Turbina-Dinamo prodhon polemika, për shkak se ndeshja që ishte programuar për të shtunën u ndërpre pas dhjetë minutash teksa një grindje masive ka përfshirë dy ekipet. Nga të dyja kampet ka akuza për lojë të rëndë dhe për ndërhyrje dashakeqe. Madje, miqësorja ka degraduar në grushte të shkëmbyera mes lojtarëve. Klubi cërrikas ka publikuar edhe një sekuencë filmike të sherrit të ndodhur dhe aty shikohen Mario Bytyçi dhe Albi Koldashi, që kapen mes tyre.

Read More

Prej kohësh, moderatorja e famshme Ellen Degeneres ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të akuzave nga pjesëtarë të stafit për sjellje arrogante dhe të pahijshme të saj, për keqtrajtimin e punonjësve apo edhe të të ftuarve. Dhe me sa duket Ellen do të flasë shumë shpejt publikisht për këto akuza. Ajo ka lajmëruar se do të rikthehet në ekran në 21 shtator dhe duket se aty do të shprehet për herë të parë hapur për këtë temë. “Mezi pres të kthehem në punë dhe në studio. Dhe po, do flasim edhe rreth asaj teme”, shkruan Ellen. Kujtojmë se…

Read More

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mori pjesë ditën e sotme në ceremoninë e prezantimit të Forcave “Shqiponja” në Kukës. Pas kësaj ceremonie, Lleshaj nuk preferoi të flasë para gazetarëve për largimin e tij si drejtues politik i qarkut të Lezhës, por edhe për “gojët e liga”, se ai do të largohet nga posti i ministrit. Lleshaj u është përgjigjur shkurt gazetarëve:” Nuk kam ardhur këtu për çështje politike”. Biseda: Gazetari: Flitet që ju do të largoheni nga posti i ministrit të Brendshëm? Lleshaj: Ja unë po largohem (e kishte fjalën, që po largohet nga ceremonia) Gazetari:Pse u larguar si drejtues…

Read More

Tashmë që lidhja e tyre është konsoliduar, modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda nuk ngurrojnë ta shprehin edhe në publik dashurinë e madhe për njëri-tjetrin. Çifti më i komentuar i rrjeteve sociale merr gjithmonë vëmendjen me pozat e ëmbla e komentet pikante, ndërsa sot Eros na shkriu zemrat me postimin e tij të fundit. Teksa ka parë partneren e tij, Oriolën, të shfaqej në një poster të madh të një ndërtese në Turqi, ai është ndjerë super krenar për të. Futbollisti nuk e ka lënë këtë moment t’i shpëtojë, duke fotografuar posterin e partneres dhe duke e ndarë me…

Read More

“Luzja” largohet nga “Portokalli”, po ashtu ikën dhe një tjetr aktore. Ç’po ndodh? Pas lajmeve për largimin e Xhemi Shehut, Salsano Rrapit dhe Altin Bashës, të tjerë emra i janë shtuar kësaj liste e cila po zgjerohet dita-ditës. Burime për “revistaëho.com” bëjnë me dije se aktorja shumë e njohur me rolin e “Luzes”, Renada Caci, s’do të jetë më pjesë e “Portokallisë” këtë sezon. Pas shumë vitesh punë, ajo po e lë emisionin e humorit dhe arsyet mbeten ende të paqarta. Gjithashtu, burimet tregojnë se një tjetër aktore që po lë këtë vit “Portokallinë” është Egla Ceno, megjithëse pak ditë…

Read More

Pavarësisht vështirësive të këtij viti, Venecia ia doli të priste yjet për Festivalin e 77 Ndërkombëtar të Filmit. Eventi nisi në 2 shtator në Itali. Tapeti i kuq këtë vit kishte shumë maska, termometër, dezinfektant, por dhe veshje që shkëlqenin. Aurela Hoxha shkëlqen në Festivalin e Filmit në Venecia! Mes Tilda Sëinton, Cate Blanchett, Elodi, ajo që s’i shpëtoi vëmendjes ishte Aurela Hoxha! E veshur me një fustan të zë gjer në fund të këmbëve, krijim i Valdrin Sahitit, Aurela shkëlqeu në tapetin e kuq të Festivalit të Venecias. Fustani që ia nxirrte edhe më në pah linjat perfekte Aurelës,…

Read More

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Open” ka folur për pandeminë e koronavirusit. E pyetur nëse vazhdon të jetë mosbesuese ndaj pandemisë që ka shkaktuar mijëra viktima në mbarë botën, Kryemadhi tha se beson se ka virus, por nuk është asgjë me tepër se gripi i zakonshëm. Ajo u shprehur se COVID-19 thjesht po “fryhet” për qëllime politike. Vazhdoni të mos besoni tek COVID-19? Monika Kryemadhi: Po, sigurisht! Është virus laburatorik, është fabrikuar për arsye politike. Lani duart thonë! Është njësoj sikur t’i thuash njerëzve mos bëni dashuri se ka SIDA vërdallë. Mos bëni…

Read More

Materniteti “Koço Gliozheni” ka pritur lindje trinjakësh mëngjesin e sotëm. Këtë e ka bërë të ditur mjekja Anila Dokle nëpërmjet një postimi në rrjete sociale duke treguar emocionin e veçantë që përjetoi nga lindja e bebeve trinjakë. Ndonëse çdo ditë pret fëmijë të sapolindur, lindja e trinjakëve duket se i ka sjellë një gëzim ndryshe pasi raste të tilla nuk janë aq të shpeshta në vendin tonë. “Sapo… Lindjet trinjake janë gëzim jo vetëm i prindërve, por edhe i yni!!” shkruan doktoresha duke mos dhënë detaje për gjininë e bebeve që lindën në maternitetin “Koço Gliozheni”.(A.M/Faxweb.al)

Read More

Kryeministri Edi Rama pritet që të zhvillojë gjatë ditës së sotme një vizitë në zonën e Malësisë së Shkodrës. Rama do të ketë sot takime në Tamarë, Koplik, në Baypassin e Shkodrës si dhe në rrugën e Shknkollit. Paralelisht me të në Shkodër do të jetë e pranishme dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila do të ketë një takim me kryetaren ende në detyrë të Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi. Vizita e Ramës pritet të jetë nën masa të shtuara sigurie, ndërkohë që ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha që e ka denoncuar një fakt të tillë përmes një postimi…

Read More

Ai ishte një ndër themeluesit e katedrës së “Terapisë Stomatologjike” në vitin 1964, ku nisi dhe kontributi i tij i gjatë në fushën e pedagogjisë. Gjithashtu Prof. Dok Zenel Kokomiri në vitin 1998 u zgjodh nënkryetar i të parës Shoqatë Stomatologjike Shqiptare. Prof. Dok Zenel Kokomiri do të mbetet ndër figurat e shquara dhe vlerë e shtuar në fushën e stomatologjisë, i vlerësuar me mjaft çmime mirënjohjeje gjatë karrierës së tij të gjatë.

Read More

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar takimin me presidentin Ilir Meta disa ditë më parë për caktimin e datës së zgjedhjeve. Kryemadhi tha se kishte shkuar për ta takuar bashkëshortin e saj, në mënyrë që të jepte datë e saj për zgjedhjet parlamentare. “Pse shkova tek presidenti? Ku shkon Monika është zgjidhja. U vendos data, prandaj shkova. Unë bashkëshort e kam Ilir Metën. Por besoj se do të jetë takimi i fundit pasi në të ardhmen do na përfaqësojë zoti Basha në takimet për qeverinë e ardhshme,“-tha Kryemadhi në “Open” .

Read More