Author: tirana

Ministrja Elisa Spiropali, e zgjedhur nga kryeministri Edi Rama si nga 3 përfaqësuesit e PS-së për të kryesuar fushatën e qarkut të Tiranës, u ndal sot në Kavajë, qytet i njohur në fillimet e demokracisë dhe deri vonë, si bastion i së djathtës. Madje Kavaja njihet edhe si zona ku kandidonte ish-kryeministri Sali Berisha. Pikërisht aty ishte sot Elisa Spiropali, e cila tha se mblodhi “Asamblenë Socialiste të Kavajës, për të vijuar organizimin kapilar deri në fitoren e 25 Prillit”. Ajo fitoren e bazoi tek ndryshimi, sipas saj, mes partisë që ajo përfaqëson dhe kundërshtarit, ku edhe lëshoi akuza ndaj…

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas denoncimit të Partisë Demokratike për familjen Cakoni, nga Thumana. Kreu i Shtetit përmes një shënimi në facebook bën thirrje që të ndalet ‘bullizmi qeveritar’, ndërsa thekson se shqiptarët në nevojë nuk e meritojnë edhe arrogancën, fyerjen dhe papërgjegjshmërinë. “MJAFT me bulizëm qeveritar! Transparenca dhe dialogu janë detyrime të patjetërsueshme! Në mungesë të humanizmit, ndihmës dhe përkrahjes shtetërore, shqiptarët në nevojë nuk e meritojnë edhe arrogancën, fyerjen dhe papërgjegjshmërinë! Solidaritet me zonjën Manjola Cakoni dhe familjen e saj!” shkruan Presidenti Meta.

Read More

FSHF në një njoftim zyrtarë të minutave të fundit ka deklaruar se do të shtyjë datën e fillimit të Kategorisë Superiore. Ky vendim ka ardhur pas sygjerimit të Ligës Profesionale të Futbollit drejtuar FSHF-së. Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar përmes një vendimi qarkullues kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit për shtyrjen e kampionatit të Kategorisë Superiore 2020/2021 për një afat të pacaktuar. “Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së më datë 10.09.2020, pasi u njoh me kërkesën e paraqitur nga Liga Profesioniste për shtyrjen e datës së fillimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, sezoni 2020/2021 vendosi të miratojë kërkesën…

Read More

Dashi Mund t’iu duhet të reflektoni lidhur me disa çështje që kanë të bëjnë me familjen. Venusin nuk e keni më kundër dhe do të keni mundësi që të rikuperoni lehtësisht. Do të keni mundësi që të gjeni më shumë interes ndaj një projekti. Po ashtu duhet të bëni qartësi brenda vetes dhe të zgjidhni disa dyshime. Demi Do të keni mundësi që të gjeni më shumë qetësi, jo vetëm në dashuri, por edhe në punë. Mos u druani të jetoni histori të reja, duke vuajtur një lidhje të dështuar, por guxoni më shumë. Binjakët Ditët në vijim do të…

Read More

“BalkanWeb” sjell të zbardhura pjesë të tjera nga dosja e SPAK për korrupsionin në sistemin e drejtësisë, ku të përfshirë ishin gjyqtarë, avokatë e familjarë. Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, “BalkanWeb” ka zbardhur lëvizjet e gjyqtares Mimoza Margjeka, bashkëshortit të saj, Arben Cara, dhe avokatit Skënder Demiraj, teksa bëjnë pazarin për lirimin e të Orion Balit, i arrestuar për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Përgjimet e mëposhtme tregojnë se si gjyqtarja me bashkëshortin dhe avokatin arrijnë të lirojnë Balin, përmes një garancie pasurore. Pjesë nga përgjimet: Më datë 29.07.2020, në orën 12:43 Skënderi komunikon…

Read More

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave, konfirmoi sot se kanë humbur jetën 2 pacientë në dy spitalet COVID, duke e çuar numrin e viktimave në vend në 324 persona. Viktimat sot janë një 83 vjeçare nga Shkodra dhe një 87 vjeçare nga Tirana. Po ashtu numri i pacientëve të infektuar shkonb në 156. Po sot ka edhe 62 të shëruar. NJOFTIMI I PLOTE Që në fillim të këtij komunikimi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju këshillon të mos neglizhoni shenjat e infeksionit SARS COV2, të kontaktoni menjëherë Urgjencën Kombëtare dhe nëse konfirmoheni pozitiv me COVID19 duhet patjetër…

Read More

Kryeministri Edi Rama duke inspektuar punimet në Bypass-in e Shkodrës ka sulmuar kryebashkiaken aktuale për ndërtimin e rrugës prej 17.5 kilometrash. Rama thotë se Ademi duhet që të japë prova se syri i saj shqetësohet për punët e saj duke i përmendur hyrjen e Shkodrës. Sipas tij, Ademi e ka lënë hyrjen e Shkodrës si Zimbabve dhe pasi ta shohë dhe ta pastrojë atë atëhere qeveria mund ta bindë për Bypassin e ri. Më tej ai thekson se Bypass-i i Shkodrës është diskutuar që në kohën e PD, dhe madje ishte llogaritur si i bërë, por po ndërtohet sot dhe…

Read More

Arrestohet një inspektor i Drejtorisë së Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas iu kërkonte dhe iu merrte shuma të konsiderueshme monetare subjekteve të ndryshme private, si këmbim për të mos i hetuar dhe mos i referuar në prokurori, kur këto subjekte konstatoheshin në shkelje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma monetare prej 5000 eurosh, të cilën ky shtetas ia kishte marrë administratorit të një subjekti privat. NJOFTIMI NGA POLICIA TIRANE Finalizohet operacioni policor i koduar “Tatimori”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të…

Read More

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në takim Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, z. Selim Selimi. Presidenti Meta rikonfirmoi angazhimin e plotë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha drejtimet. Kreu i Shtetit vlerësoi koordinimin mes partnerëve strategjikë për vijimin e dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE, duke theksuar rëndësinë që ka respektimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura ndërmjet të dy vendeve. Në fund të takimit, Presidenti Meta shprehu kënaqësinë edhe për numrin e lartë të vizitorëve nga Kosova në Shqipëri gjatë muajve të fundit, duke i dhënë një ndihmë të…

Read More

Lëreni Turin, ta harrojmë! Më mirë të mos e kujtojmë më tezën e maturës me aventurat e Turit! Ta quajmë histori të kaluar, ta harrojmë sa më shpejt sepse është turpi i arsimit shqip ndofta që nga shkolla e motrave Qirjazi në Korçë! Në vend ta harrojë, dikush e kujton përsëri! Cfarë komedie! Unë nuk merrem më me Turin, turpin! Kam kuptuar që ajo tezë banale, mediokre, aluçinante, nuk është e rastit, por plotëson dy kushteve që janë shumë serioze: 1. Në programin e letërsisë të shkollave të mesme, si në filozofi, ekonomi, psikologji, ka një reduktim të dijes, nxënësve…

Read More

Deputeti i LDK-së, Fetah Rudi, i cili është infektuar me virusin Covid-19, prej disa javësh po vazhdon trajtimin në QKUK. Edhe pse para disa ditëve atij iu përkeqësua gjendja shëndetësore, tani siç duket, deputeti nga LDK-ja ka filluar që ta marrë vetën. Të paktën kështu duket në një fotografi qe e ka shpërndarë djali i deputetit. Në foto shihet deputeti Rudi së bashku me mjekët. “Hap pas hapi, dhe jeta vazhdon…”, ka shkruar djali i deputetit Fetah Rudi.

Read More

Policia ka arrestuar një 27-vjeçar pasi ka goditur me grusht në kokë një 34-vjeçare. I riu e përndiqte gruan prej gjashtë muajsh duke i krijuar ankth dhe frikë. A.T., 27 vjeç, goditi shtetasen L. B., në rrugën “Demokracia”. Arrestimi i të riut u bë në flagrancë nga policia. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim A. T., 27 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia“, ka goditur me grushte në kokë shtetasen L. B., 34 vjeç, të cilën kishte 6 muaj që e përndiqte duke…

Read More