Author: tirana

Policia e Elbasanit ka reaguar për ngjarjen e rëndë në këtë qytet në lagjen ‘Visarion Xhuvani’, ku si pasojë e një konflikti në një lokal kanë mbetur të plagosur pesë persona. Në njoftim bëhet e ditur se të plagosurit janë S.Z. R.Z., 34 vjeç, Gj.Z., 29 vjeç, dhe E.Z. 37 vjeç, ( i ati me tre djemtë). Mësohet se konflikti në pronësi të shtetasit S.Z., 65 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta midis disa shtetasve janë dëmtuar me sende të forta dhe kanë marrë dëmtime babai me tre djemtë. Njoftimi i plotë: Rreth orës…

Read More

Ora News raporton se nga burime jozyrtare ka mësuar se në datë 26 prill Ilir Meta do lërë Presidencën. Duket se vendimi për datën e zgjedhjeve la ndezur tensionet politik në vend. Këto burime për Ora News bëjnë të ditur se Meta është gati të lërë detyrën e presidentit dhe të marrë atë të Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm për të vendosur rendin në vend ose të zv. Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm njëherazi, gjithmonë kjo në varësi të rezultatit të zgjedhjeve që janë dekretuar të mbahen më 25 prill 2021. Ndërkohë, postin e Presidentit flitet që mund ta marrë…

Read More

Monika Kryemadhi një natë më parë, në një studio televizive, tha se LSI do të dalë forcë e dytë dhe opozita e bashkuar do të marrë në zgjedhjet e ardhshme mbi 100 mandate. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, një ditë pas optimizmit të saj, ka sulmuar ashpër Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ai tha se në kohën kur kjo parti kishte Drejtorinë e Patentave i ka shpërndarë lejet e drejtimit sikur të ishin tesera partie, e kjo sipas shefit të qeverisë kundrejt votës ndaj LSI. “Jepeshin patentat si tesera partie. LSI-ja patentat i kishte tesera partie. Jepeshin patenta për t’u bërë…

Read More

Qeveria do të ketë tashmë një “sy”, madje edhe “duart” në llogaritë tona bankare. Të paktën kjo është ajo që synon përmes një projektligji, i cili i jep të drejtën tatimeve që të kenë akses në llogaritë bankare të qytetarëve përmes një regjistri ku do të pasqyrohet gjthçka. Qëllimi i hartimit të këtij projektligji, sipas hartuesve, është përcaktimi i funksioneve të regjistrit të llogarive bankare, mënyrën e raportimit dhe shfrytëzimit të të dhënave të llogarive bankare, si dhe aksesin dhe shfrytëzimin e këtij regjistri me qëllim identifikimin e pasurive të dyshuara me prejardhje nga veprimtari kriminale, nëpërmjet transaksioneve bankare. Sipas…

Read More

Zyrtarët turq dhe grekë u takuan të enjten në selinë e NATO-s për bisedime që synojnë të parandalojnë shkallëzimin e mëtejshëm ushtarak në Mesdheun lindor, ndërkohë që Greqia bëri thirrje për sanksione “me peshë” të Bashkimit Evropian kundër Turqisë. Zyrtarë ushtarakë nga dy vendet, që të dyja anëtare të Aleancës, do të zhvillonin bisedime në Bruksel të martën pas një kontakti fillestar javën e kaluar, por NATO-ja i shtyu bisedimet. Bisedimet e njoftuara nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg synojnë të parandalojnë një shkallëzim ushtarak nga incidente të tilla siç ishte përplasja mes anijeve ushtarake turke dhe greke muajin e…

Read More

Greqia ka shënuar sot një tjetër rekord sa i përket shifrave të COVID-19. 372 raste janë regjistruar së fundmi si asnjëherë më parë teksa ka dhe 4 vdekje të tjera. Në fakt, 164 e rasteve të sotme vijnë nga kllasterat e COVID-19 që dihen tashmë, kurse vetëm 21 janë pikasur në portat hyrëse të vendit. Greqia me 3 viktimat e fundit tashmë regjistron 297 në total, dhe duket se do të kalojë 300-të.

Read More

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari u shpreh se do të jenë vetë qytetarët që do të zgjedhin përmes votës se kush do të jetë kryetar me Nismën Thurje. Gjithashtu ajo u shpreh se në përbërje të saj do të jenë studentë, akademikë dhe intelektualë. “Vendi ka nevojë për një nismë të re politike e cila nuk ka patur përshirje me partitë e vjetra të cilat janë kthyer në shpk. Tashmë qytetarët shqiptarë do kenë një nismë të re politike ku ata do jenë pronarët e kësaj platforme. E them me plotë bindje pasi në këtë nismë të re do…

Read More

Anëtari i Komisionit të Përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike, Besnik Musfataj, tha në rubrikën “Opinion” se po bëhet faza përfundimtare e përzgjedhjes së kandidatëve dhe në fund të muajit lista e emrave do i dërgohet Kryesisë së partisë.Mustafaj theksoi se të gjithë emrat, qofshin ata deputetë apo figura të njohura të partisë, do t’i nënshtrohen shqyrtimit të këtij komisioni. “Njeriu më i rëndësishëm parlamentar i PS është Taulant Balla, ku kualitet i tij është shumë i ulët, pa i përmendur këto të opozitës së re, si Kujtim Gjuzat, etj. Ne ecim me perspektivën që do të fitojë…

Read More

Celjeta Bixhaku ishte e gatshme të kalonte një oqean për të kërkuar mundësi në Amerikë me familjen e saj dhe të realizonte qëllimin e saj për t’u bërë një oficer policie. Ceremonia e pinning në të cilën ajo zyrtarisht fitoi distinktivin e saj me Departamentin e Policisë Rockport u mbajt në mbledhjen e Zgjedhjes së Bordit më 8 Shtator. Bixhaku, 26 vjeç, u bashkua me departamentin në korrik. Ajo erdhi në Amerikë në 2015 së bashku me nënën dhe vëllain e saj, Igli, 19 vjeç, i cili merr pjesë në Akademinë Detare të Maine. Ajo më parë ka punuar për…

Read More

Dikur vetë basketbollist, kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot ligën e përbashkët të basketbollit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij Rama tha se kjo është një rrugëtim i përbashkët që bashkon dy skuadra që kanë çfarë të mësojnë nga njëri-tjetri, që më pas mund të bëhet jetike edhe në aspekte të tjera. Ai u shpreh se ky është një hap pozitiv që bashkon dy skuadra që të ndara nuk janë aq të fortë, por të bashkuar mund të bëhen të fuqishëm. “Jo shumë larg në kohë, fëmijët shqiptarë këtej dhe andej kufirit mësonin shqip me abetare të ndryshme.…

Read More

Biznesmeni ‘gay’, Elton Ilirjani ka rrëfyer që ekziston mundësia që të ndërrojë gjini. “Pas dy vitesh mund të kthehet në një femër super seksi” dhe do konkurrojë të gjitha vajzat e showbizz-it shqiptar”, tha Elton Ilirjani. Aktualisht Ilirjani tha se ka bërë vetëm filler tek buzët, ndërsa e quajti luks faktin që është mashkull dhe femër njëkohësisht. “Nuk kam bërë filler, vetëm tek buzët. E quaj luks të jem edhe mashkull, edhe femër. Nuk ka asgjë të keqe që ti kem të dyja”. “Më mirë të kesh më shumë, se sa më pak. Asnjëherë nuk i dihet, se mund të…

Read More